Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se secili prej analistëve që i janë turrur nëpër banaqe televizive i ka kërkuar diçka, që kryebashkiaku nuk ua ka plotësuar dot si kërkesa.
“Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik”, tha Veliaj.
Me shprehjen ‘për atë portalin’, Veliaj i referohet një pusete mediatike me emrin CNA, në pronësi të ish zyrtarit të PD-së Elvi Fundo (Vesho mallisti), ish këshilltar i Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, ish anëtar bordesh, ish zv/president i klubit të futbollit të Korçës etj.

Po pse Elvi Fundo i ka kërkuar leje ndërtimi Veliajt pikërisht për Arben Relin?
Së pari, Arben Reli është një nga financuesit me para të dyshimta të Elvi Fundos, i cili nga ana e tij sulmon mbi dhe nën brez me portalin llastik ortakët e Relit, me të cilët ka mosmarrëveshje apo që kërkon t’ua hedhë në biznes, siç është rasti i mosmarrëveshjes për Morava Resort në Korçë, investim nga i cili kërkon të nxjerrë jashtë loje bashkëortakun S.B. Fundo është edhe kronikan me pagesë i Relit.

Së dyti, Arben Reli dhe Elvi Fundo janë përfshirë në pastrim parash me disa kompani nga Korça në Tiranë. Paratë hidhen me çanta në një kompani në Korçë dhe përfundojnë në rrugë bankare në kompanitë mediatike të Elvi Fundos mallistit në Tiranë, histori e cila është pjesë e një kallëzimi voluminoz penal që do shkojë në SPAK.

(Administratori i CNA Xhovani Shyti duke shqyer në zyrë zarfet që ka mbledhur pronari Vesho mallisti)
Së treti, Elvi Fundo, i cili nëpër polici pretendon se e thërrasin edhe Vesho mallisti, ka hapur edhe një televizionin dhomë e kuzhinë, me para të pista, pikërisht te Kopshti Botanik, pranë Kopshtit Zoologjik, me një licencë korruptive të AMA.

Së katërti, teneqja mediatike e Elvi Fundos (i cili pretendon se është Vesho mallisti) është mbushur me lajme shpifëse dhe gjysmë të vërteta kundër Erion Veliajt, pasi Veliaj nuk i ka plotësuar kërkesën Elvi Fundos për t’i dhënë leje ndërtimi bakomatit të tij Arben Reli.
Kush është Arben Reli?
Referuar një sage dosjesh në polici, prokurori dhe gjykata, Arben Reli është një personazh me aktivitet të theksuar dhe të larmishëm kriminal, kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve, pastrimit të parave, ndërtimeve pa leje, zhvatje, mashtrim me pasoja të rënda, krime mjedisore etj.

Arben Reli është kreu i një bande kriminale, e cila vepron nga Korça në Tiranë, ndërsa paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale investohen në ndërtim.
Në 10 mars 2021, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 muaj burg Arben Relin për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në lidhje me legalizimin korruptiv të disa objeteve në Tiranë.

“Nga verifikimi i të gjithë procedurës administrative të ndjekur për kryerjen e legalizimit të disa objekteve të vetëdeklaruara nga shtetasit Esli dhe Anri Reli (dy djemtë) ka rezultuar se nga autidimi i zhvilluar mbi praktikën e ndjekur janë verifikuar një tërësi shkeljesh të rënda ligjore”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Në shkurt të vitit 2016, Arben Reli u arrestua nga policia pasi konstatoi se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po vijonin punimet, pavarësisht se nga komuna e Farkës i ishte pezulluar e drejta për të vazhduar punën.
“Me datë 19.02.2016, u arrestua shtetasi: – Arben Reli, 51 vjeç, banues në Tiranë. Në zonën e Farkës, tek lagja e Çollakve, shtetasi Arben Reli, administrator i firmës “Hydrosistem”, u konstatua se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po bëheshin punime, ndërkohë që me datë 16.07.2015 nga komuna e Farkës i është pezulluar e drejta për të vazhduar punime në kompleksin e vilave dhe akoma nuk ka marrë një aprovim për rifillim të punimeve”, thuhej në njoftim.
Në vitin 2019, u arrestua Afrim Ismailit, ish-drejtor i ALUIZNI Tirana-Rurale, i cili kishte legalizuar në mënyrë të paligjshme
Tre vilave të pa ndërtuara në zonën e Farkës nga Arben Reli.
I ashtuquajturi biznesmen Arben Reli ka ndërtuar edhe një lokal pa leje në zonën e ish-bllokut, duke e legalizuar para se t’a ndërtonte.
Në vitin 2020, Arben Reli u shpall në kërkim nga Prokuroria e Korçës për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas dosjes, Arben Reli kishte nisur nga viti 2017 duke ndërtuar pa leje dhe në tokën e dikujt tjetër resortin “Montrelux”, në Moravë, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.
Krimi është i shumëfishtë, pasi krahas ndërtimit pa leje, janë rrafshuar pyje, janë japur rrugë dhe krijuar sheshe për pakingje në një zonë turistike.

Kryeprokurorja e Korçës, Dhorina Theodhori mori të padehur Arben Relin për ndërtim të paligjshëm dhe prerje pyjesh.
Në mars të vitit 2022, Prokuroria e Korçës referoi në gjykatë një dosje për resortin “Montrelux”, ndërtuar nga Morava Resort e Arben Relit.
“Kështu, pasi u shkua tek kompleksi ‘Morava’ apo ‘Montrelux’ është dokumentuar këqyrja e vendit objekt hetimi. Nga këqyrja rezulton se në të ka pasur punime të freskëta ndërtimore, shtesa, magazinë vendosje impiant gazi, prerje të pishave dhe sipër tyre hedhje betoni”, thuhet në dosjen 664 për Arben Relin.
Më tej, organi i prokurorisë shkruan se u konstatua edhe hapje rrugësh si edhe mur në distancë të konsiderueshme. “Në këtë vend janë konstatuar edhe skela metalike, të cilat janë vendosur për të punuar, skara hekuri etj”, shkruan Prokuroria e Korçës.
Arben Reli ka disa procedime penale të hapura në Prokurorinë e Tiranës dhe të Korçës. Ndonjë dosje e mbyll me lekë. Ndonjë tjetër e zvarrit. Në ndonjë rast pranon gjykim të shkurtuar, për të ulur dëninim.
Arben Reli ka edhe disa kallëzime penale në SPAK.
Fakti që ndërton pa leje vila, lokale dhe resorte nga Korça në Tiranë ngre dyshime të forta për pastrim parash në ndërtim.
I ashtuquajturi biznesmen kontrollon një kartel kompanish me aktivitet të dyshimtë, duke përfshirë; HydroSystem, Morava Resort, RELI-KONSTRUKSION, EURO-ESLI-2006, ANRESL-KONSTRUKSION si dhe biznese të tjera si rrobaqepsi, tregtim veprash arti, kopshte dhe çerdhe, lokle etj.
Me paratë e pista, Arben Reli mban një bandë në sistetimin e drejtësisë dhe jashtë saj, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit ligjor.
Pjesë e bandës së Relit janë Theodhori Sollaku, ish-kryeprokuror, gjyqtari Bedri Qori, i përjashtuar për 15 vite nga drejtësia si i korruptuar, gjyqtari Ervin Metalla, i shkarkuar nga Vetingu si i korruptuar dhe ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e shkarkuar nga Vetingu.

Pjesë e bandës së Arben Relit është edhe kryefundërrina mediatike Elvi Fundo allias Vesho mallisti, i njohur si çanta e korrupsionit të Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, i rrahur pasi i vuri 50 mijë euro gjobë një botuesi, themelues i gjobëvënies me portale në Tiranë, i biri i spiunit të ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Voltmetri, mallist mejhanesh, zar i Arben Ahmetajt dhe i paguar nga një anëtar i kabinetit Rama përmes disa oligarkëve që kanë marrë koncensione, para dhe pasuri publike.

Është kaq llum mediatik saqë i bëri thirrje SPAK-ut me pipëzën e tij mediatike që të arrestonte gazetarin Adriatik Doçi, i cili kallëzoi penalisht Arben Ahmetajn për korrupsion, meqenëse Ahmetaj i jepte karkaleca dhe zarfe me para.
Është kaq pusetë mediatike saqë një ditë kërcënoi financuesit e tij dhe që i jepnin supë te Miramar për të sulmuar Top Channel, duke u thënë se ishte zëdhënës i Altin Dumanit.
Është kaq mutacion mediatik saqë i vuri gjobë edhe priftit grek, i cili e kishte mbajtur në prehër kur ishte adoleshent në Korçë.
Është kaq mbetje mediatike saqë i ka kërluar Erion Veliajt leje ndërtimi te Koopshti Zoologjik, në mënyrë të paligjshmez pët Arben Relin. Meqenëse leje nuk mund të jepet, Vesho sulmon Veliaj. (Prapaskena nuk mbron aferat në Bashkinë e Tiranës dhe as Erion Veliajn. Misioni i mediave është denoncimi i abuzimeve të pushtetit dhe ish pushtetarëve. Por t’i lëpish prapanicën një pjese të pushtetit që të jepet licenca televizive, të leje për panele diellore dhe çanta me paratë e rrugëve, ndërsa t’i sulesh një pjese tjetër që nuk të jep jep lejen e ndërtimi, kjo nuk ka lidhje me median).
Për më tepër mund të lexoni: