Vesho mallisti i ‘përkthen’ Dumanit mesazhin e Blinken dhe i tregon kë dhe si duhet të hetojë: Mos u merr me Tigrin, Berishën, Metën e Boden, heto vetëm inceneratorët dhe ata që nuk më paguajnë mua

Kryesore

Publikuar: 16/02/2024

Vesho mallisti i ‘përkthen’ Dumanit mesazhin e Blinken dhe i tregon kë dhe si duhet të hetojë: Mos u merr me Tigrin, Berishën, Metën e Boden, heto vetëm inceneratorët dhe ata që nuk më paguajnë mua

Mund të qeshësh dhe harrosh për disa orë hallet, por nëse i merr seriozisht edhe mund të hidhesh nga ballkoni.

Perlat, marrëzitë, mediokriteti dhe vulgariteti kanë kulmuar këto tre ditë në banaqet televizive, portale dhe Facebook, në përpjekje për të analizuar vizitën e sekretariit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, si dhe shkoqitur mesazhet e tij.

Turlifarë abrashi, gagareli, pseudoanalisti dhe psedudogazetari me vila, sekseri dhe zhabjaku po zbërthejnë kodet e vizitës së Blinken.

Një nga aspektet më domethënëse të vizitës ishte takimi i Blinken me 4 krerët e drejtësisë, e cila po luftohet hapur nga e ashtuquajtura opozita Berisha-Meta. Nga ana tjetër, pushteti, edhe pse rreh gjoksin se është baba i kësaj drejtësie, ka nisur një luftë të ftohtë, sidomos me SPAK dhe Gjykatën Speciale, pasi ndihet i rrezikuar.

Vizita, përpos të tjerave, ishte një mbështetje ndaj reformës në drejtësi dhe sidomos SPAK-ut me Altin Dumanin në krye, aktualisht pika e gravitetit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkroi Blinken një ditë pas vizitës.

Edhe Ambasada Amerikane, përmes një postimi në Facebook përcolli mesazhin dhe mbështetjen që sekretari Bliken i ka dhënë kreut të SPAK Altin Dumanit dhe drejtuesve të tjerë të drejtësisë.

“Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”.

Mesazhi nuk i adresohej Altin Dumanit. Altin Dumani i ka marrë mesazhet në forma të tjera në Uashington dhe në Tiranë para dhe pasi u zgjodh në krye të SPAK, drejtë përdrejtëpërdrejt dhe me korrier, në takime kokë më kokë etj.

Ka fituar besimin bashkë me garancitë për misionin.

Mesazhi ishte për shqiptarët dhe klasën politike. Por, Shqipëria nuk do të ishte një vend kaq grotesk pa disa personazhe si Vesho mallisti, Belo Ezmeri, Strazo Koburja, Çim Peku etj.

Vesho mallisti ka qartësuar, shkoqitur, përkrhyer, përtypur dhe çkoduar mesazhet e Blinken dhe Ambasadës Amerikane për Altin Dumanin, duke dalë me një mesazh më të thjeshtë dhe konkret, se kë dhe si duhet të hetojë Dumani.

Pra, Vesho, pasi ‘merr vizën’, përpunon mesazhet e amerikanëve dhe i tregon Dumanit në emër të amerikanëve se ku duhet të fokusohet.

Pikërisht Vesho mallisti, një shenjë e korrupsionit të qeverisjes Berisha dhe e përfitimit nga qeveria Rama, sekser dhe çantë e Ridvan Bodes, zar dhe vibrator mediatik i Arben Ahmetajt, themelues i gjobëvënies me portale, ish zyrtar i maskuar si gazetar, me licencë televizive, radioje, me vila në Gjirin e Lalzit dhe Palasë, makina luksoze dhe shofer (vesho me shofer!), me tendera dhe koncensione familjare, që shan gjysmën e ministrave që nuk e paguajnë dhe u lëpin prapanicën gjysmës tjetër që e paguajnë, që merr para nga ministra dhe ish ministra të korruptuar për të sharë gazetarë dhe botues.

Po cilat janë udhëzimet e Vesho fundërrinës për Altin Dumanin?

Vesho e këshillon Dumanin që të mos hetojë korrupsionin e Ridvan Bodes dhe Arben Ahmetajt, korrupsionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës, as korrupsionin e qeverisë me oligarkët, as ish ministra dhe drejtorët që i japin bakshish Veshos që ta mbajnë sa më larg dhe mos t’u fusë hundën e tij të mallosur në zyrë.

Vesho mallisti, në emër të Blinken dhe Biden, i kërkon Altin Dumanit të thellohet tek inceneratorët, por edhe aty me kujdes, jo në drejtim të Tigrit, Sandrit, disa oligakëvë që pastronin paratë e Tigrit dhe paguajnë Veshon, dhe as në drejtim të Belos, i cili nisi të ‘denoncojë’ inceneratorët pasi u ndërprenë pagesat ndaj PD-së.

Më tej, Vesho qorton Dumanin se nuk ka hetuar si duhet deri më tani, ndërsa i kërkon të hetojë edhe ndonjë ministër në detyrë apo biznesmen që nuk i jep bakshish Veshos.

Vesho i thotë Dumanit se duhet të hetojë koncensionet, lejet dhe tenderat etj., por ashtu në përgjithësi, jo ndonjë koncension, leje apo investitor strategjik konret, pasi përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike paguajnë Sali Berishën dhe dromcat e ish pushtetit të tij të korruptuar, përfshirë edhe Veshon.

Nuk ka dyshim se përfituesi më i madh i parave publike gjatë 10 viteve të fundit është Bashkim Ulaj, ku vetëm koncensioni Milot-Fier do t’u kushtojë shqiptarëve 1.2 miliardë euro.

Por, Veshos i ikën llapa brenda po të përmendi Baçin, pasi Baçi e paguan çdo muaj, ndërsa shërben si bankomat i Nongratës. Edhe pallati ku Berisha sulmon çdo natë SHBA-të, Blinken dhe Dumanin, mbulohet nga Bashkim Ulaj.

Si përfitues të parave dhe pasurive publike, lejeve dhe licencave, nuk mbeten shumë pas as Rrok Gjoka, Artan Dulaku, Gjergj Luca, Gjikuria, Salillari, Vilma Nushi, Janis Karathano, Paqëso Buzi, Sandër Frangaj, Irfan Hysenbelliu, Safet Gjici, Lulzim Qefalia, Shkëlqim Fusha etj.

Deri në shtator 2021, rreth 100 biznesmenë që përfitonin para dhe pasuri publike, paguanin kunatin e Lulzim Bashës, duke sajuar shërbime të ndryshme.

Pas shtatorit 2021, kur Berisha i mori partinë Bashës, shumica e këtyre biznesmenëve sot paguajnë Shkëlzenin dhe Syrin Tv. Po flasim vetëm për pagesa bankare, lehtësisht të verifikueshme nga SPAK, jo për pagesa cash që besohet se shkojnë miliona euro. Kjo është e ashtuquajtura opozitë në Shqipëri, e cila është pasuruar më shumë se kur ishte në pushtet.