Grup kriminal te Mjekësia, Xheladin Draçini drejt SPAK-ut, KLSH zbulon afera korruptive dhe shkelje të rënda

Aktualitet

Publikuar: 20/07/2026

Grup kriminal te Mjekësia, Xheladin Draçini drejt SPAK-ut, KLSH zbulon afera korruptive dhe shkelje të rënda

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, dhe grupi i tij pritet të përfundojnë të kallëzuar në SPAK për një sagë aferash korruptive me fondet e universitetit, për marrëveshje korruptive, manipulim të procedurave tenderuese dhe një sërë shkeljesh me pasoja financiare. Konstatimet janë bërë nga Kontrollit i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të aktivitetit financiar të Universitetit të Mjekësisë.

Sipas burimeve, grupi i adutimit të KLSH ka konstatuar devijime dhe shkelje të rënda nga kupola e mjekësisë në dosjet e veprimtarisë financiare, praktikave ligjore, trajtimin e studentëve, marrëveshjet, listpagesat, tenderat, vendimet e bordit, shpenzime të pajustifikuara, keqmenaxhimin e aseteve etj.

Përpos të tjerave KLSH ka konstatuar emërime jo në përputhje me ligjin, shkelje ligjore në vendimet e bordit, mungesën e auditimit të brendshëm, funsione të dyfishta të punonjëve të univeristetit, marrëveshje të pajustifikuara dhe me kosto financiare që konsiderohen si dëm ekonomik, dështim në realizimin e shpenzimeve, kontrata qiraje abuzive, udhëzime të paligjshme të rektorit etj.

Raporti me konstatimet me natyrë penale është në tavolinën e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini. Për çdo konstatim të KLSH, shumë prej të cilave me natyrë penale, Xheladin Draçini ka të drejtë të bëjë prapësime dhe të japë versionin e tij, duke justifikuar kërdinë financiare dhe sagën e shkeljeve ligjore në funksion të dallaverave financiare. Duke marrë në shqyrtim prapësime me shpjegimet përkatëse, KLSH do të dalë me një raport përfundimtar për veprimtarinë e Universitetit të Mjekësisë.

Ndëkaq, duke iu referuar shkeljeve me natyrë penale, për Xheladin Draçinin dhe grupin e tij do të përgatitet një dosje penale, e cila do të referohet në SPAK. Ka dyshime të forta për ekszistencën e një grupi kriminal në Universitetin e Mjekësisë, me në krye Xheladin Draçinin me veprimtari në fushën e manipulimit të tenderave, korrupsionit dhe pastrimit të parave.