Anila Basha shpall Vesho mallistin njeriun e vitit, lë pas Dua Lipën dhe Dumanin, Aldor Ninin e përjashtoi nga fleta e votimit

Kryesore

Publikuar: 31/12/2023

Anila Basha shpall Vesho mallistin njeriun e vitit, lë pas Dua Lipën dhe Dumanin, Aldor Ninin e përjashtoi nga fleta e votimit

Mos e besoni po deshët, por Prapaskena e paralajmëroi.

Kampionia kombëtare për gjobëvënie, Anila Basha, nën hetim nga SPAK-u për korrupsion me Baftjar Zeqajn, ka shpallur njeriun e vitit Vesho mallistin, nënkampion kombëtar për gjobëvënie, sipas një sondazhi të Brryli Broadway.

Në bazë të rezultatit të Anila Bashës, Vesho mallisti rezulton më i votuari, ndërsa më pak e votuar del Dua Lipa.

Popullariteti dhe karriera e Dua Lipës ka marrë fund për Anila Bashën që kur Dua doli në një konferencë me Erion Veliajn, i cili duket se ka harruar t’i japë ndonjë bakshish Anilës.

Normalisht Vesho ka lënë pas edhe Altin Dumanin dhe Albin Kurtin, për shkak të meritës së denoncimit të aferës së inceneratorëve, nga të cilët si për ironi ka marrë para edhe Anila Basha përmes portalit të saj News Bomb.

Anila Basha është kujdesur duke hequr nga ‘fleta e votimit’ emrin e Aldor Ninit, një personazh i cili po udhëheq luftën kundër piraterisë mediatike dhe si i tillë duhej nominuar si njeriu i vitit.

Megjithatë Aldor Nini besohet se nuk është mërzitur duke patur parasysh seriozitetin e sondazheve të Anila Bashës.

Kujtojmë që Anila Basha, përmes një sondazhi serioz, nxori humbës Armando Subashin në garën për Bashkinë e Fierit, duke lënë me gojën hapur edhe vetë Edi Ramën.

Tronditja kaloi shpejt pasi Subashi fitoi me 70 % të votave.

Votimi për njeriun e vitit nuk ka dyshim se i jep një dimension tjetër seriozitetit të portalit të Anila Bashës, një miksim mes llumit dhe fundërrinës së medias në Shqipëri.