Deri disa muaj më parë, Vesho mallistit allias Elvi Fundo, i mbushnin tasin me supë te Restorant Miramar, ndërkohë që i jepnin verbalisht porositë një nga një.
Mes anëtarëve të grupit, dikush i jepte edhe ndonjë peshk, dikush tjetër lekë xhepi. Te ky restorant e ka afruar dhe i ka dhënë për herë të parë krudo Arben Ahmetaj, i cili më pas e pagoi për të sulmuar gazetarin që i bëri kallëzimin penal në SPAK, kallëzim i cili nxiti SPAK-un për të hetuar korrupsionin 20-vjeçar të Tigrit, deri te pllakat e banjos, siç edhe thotë vetë Tigri nga arratia.
Disa orë pasi ‘thante’ tasin dhe çonte zarfet te stani me administrator Xhovën, niste dhe gjuante me llastikun e tij mediatik (CNA), sipas porosive, politikanë, biznesmenë, botues, gazetarë, prokurorë, gjyqtarë, Top Channel etj.

(Administratori i mediave të Veshos, Xhovan Shyti, duke ndarë zarfet e gjobave në zyrë. Çuditërisht Prokuroria nuk ka nisur hetimet kryesisht).

Sulmeve të Veshosh nuk i shpëtoi as kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, të cilin e përshkrunte si një personazh që hante gjizë dhe si ministër të Edi Ramës.


Puseta e tij mediatike CNA ishte kthyer gjithashtu në një zëdhënëse e sulmeve ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe reformës në drejtësi, porosi që besohet se e merrte nga linja e dyshes Meta-Berisha.
Meqenëse këto shoqatat e kanë merak, po kujtojmë se sulmeve të Veshos nuk i ka shpëtuar as gazetarja Ola Xama, të cilën Vesho e akuzonte se bridhte në Dubai për të intervistuar Alabarin dhe më pas e paguan për ta sulmuar projektin e tij të madh.

Këto sulme kthehen edhe në kronika, pasi siç dihet Vesho ka hapur një televizion dhomë e kuzhinë te Kopshti Botanik, pasi ka marrë një licence te AMA me letra false, shantazhe, korrupsion dhe para të deklaruara si kapital që nuk u dihet burimi.
Nga supa te armët zanore, kthesa e Veshos
Ditët e fundit, Vesho mallisti ka nisur të demostrojë sjellje të çuditshme, të bëjë shenja të marra me duar, të shprehë mendime befasuese dhe të shpërfaqë paranoja deri në psikoza, duke këmbëngulur se në Gjermani e ndjekin disa njerëz misteriozë dhe një furgon me xhama të zinj, me antenë.
Sjellje të tilla zakonisht janë reflektim i përdorimit për një kohë të gjatë të kokainës, të cilën ish zyrtarit të PD-së Vesho mallistit ia mësuan Endri dhe Stefi.

Por, disa nga anëtarët e grupit Miramar, që përbëhet kryesisht nga biznesmenë, oligarkë, politikanë, njerëz me dosje, personazhe nën hetim nga SPAK dhe me të shkuar të errët, kanë mbetur gojëhapur kur Vesho mallisti nisi të deklaronte nëpër Tiranë se ishte zëdhënës i Altin Dumanit, se ishte njeriu i CIA-s dhe i shërbimeve gjermane.
Ata kanë nisur të shqetësohen seriozisht pasi Vesho, duke këmbëngulur se është zëdhënës i Dumanit dhe njeriu i shërbimeve, ka nisur t’i sulmojë dhe t’u japë mesazhe shantazhuese përmes shkrimeve në tezgën e tij mediatike (CNA).
Tre ditë më parë, Vesho mallisti sulmoi biznesmenin S. M., një nga financuesit e tij kryesorë, me jo një, por me disa kompani. Vesho e paralajmëroi biznesmenin dhe të tjerët se i ka regjistruar dhe se mund t’u publikojë bisedat.
Në artikullin me natyrë skizofrenike, Vesho flet për intriga, zhurna, shantazhe, ministra që e paguajnë, njerëz që e ndjekin në Gjermani, për plane dashakeqe, për dikë që mendon për t’i nisur një grup për ta eliminuar, për errësirë dhe hije, problematika, shqetësime etj.
Jo vetëm kaq. Duke bërtitur nëpër mejhane, parqe dhe në telefon, se është zëdhënës i Dumanit, njeriu i CIA-s dhe shërbimit gjerman, Vesho ka plotësuar edhe një formular, duke pretenduar simptoma të ngjashme me simtomat e Sindromës së Havanës.
Vesho pretendon se është prekuar nga sëmundja misterioze që nuk u dihet shkaku, por që dyshohet se pas saj mumd të fshihet dora e shërbimeve ruse ose kineze.
Goditja me valë (armë zanore) dyshohet se është realizuar gjatë qëndrimit të Veshos në një park në Gjermani, teksa ishte duke folur në telefon me kufje.
Dyshimet bien mbi furgonin e zi misterioz me antenë, i parkuar dhjetëra metra lag vendit ku Vesho fotografon rosat. Fotot i publikon në rrjete sociale kur ndodhet Shqipëri për të mbyllur pazaret, për të krijuar idenë se është në Gjermani. Këtë marifet Vesho mallisti e bën për të çoroditur të supozuarit e shumë në Tiranë, që kanë një plan për ta rrahur.
Valët dashakeqe për të turbulluar Veshon pretendohet se janë lëshuar nga furgoni i zi, duke interferuar në kufje, pasi Vesho kishte nisur prej disa muajsh të përhapte fjalë se ishte njeriu i CIA-s dhe shërbimit gjerman.
(Vite më parë, para rrahjes nga një biznesmen që i vuri 50 mijë euro gjobë, Vesho mburrej si njeriu i shërbimit grek. Si indicie kishte pasaportën greke dhe kalimin e adoleshencës në prehrin e priftit grek në Korçë, të cilit më vonë, kur punonte për Filip Çakullin,i vuri gjobë).

(Vesho para se të shkurtonte veshët me lekë gjobash kur shërbente si çanta e Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave)
Duke pretenduar se tashmë është goditur me valë nga shërbimet armiqësore, Vesho ka kërkuar edhe një takim me diplomatin Jonathan Moore, i cili është caktuar nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken për të udhëhequr hetimin rreth sëmundjes misterioze mes personelit amerikan jashtë vendit.
Ndërkaq, Prapaskena mëson se është drejt fundit përgatitja e një dosje ndaj Vesho mallistit për pastrim parash me televizionin, portalin dhe disa kompani nga Korça deri në Tiranë, me vila në Gjirin e Lalzit dhe makina luksoze, për ndikim të paligjshëm dhe shantazh, fshehje pasurie dhe shmangie taksash, falsifikime etj. Dosja do të shkojë në tavolinën e Altin Dumanit.
Në vijim do të publikohet edhe dosja e plotë e babait të Veshos, Emin Fundo, si spiun i ish Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Voltmetri.

Çfarë është Sindroma e Havanës
Në fund të vitit 2016, Agjentët e CIA-s dhe punonjësit e Departamentit të Shtetit që punon në Kuba, raportuan se kishin dëgjuar zhurma të forta zilesh, gumëzhimash, cicërimash dhe bluarjeje që i ngjanin një grumbulli gjinkallash që këndojnë. Të prekurit menjëherë filluan të përjetojnë dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, tringëllimë në vesh, probleme me ekuilibrin, të përziera, humbje dëgjimi, vështirësi njohëse dhe simptoma të tjera që zakonisht lidhen me trauma të forta në kokë.

Megjithatë, në mënyrë misterioze, nuk kishte asnjë kontakt fizik. Deri në pranverën e vitit 2017 kishte më shumë se 80 raste të dyshuara. Diagnoza e tyre mjekësore ishte e ngjashme me një “tronditjeje pa tronditje”. Menjëherë pas kësaj, më shumë se dy duzina personel dhe familjarë me lidhje me Ambasadën Kanadeze në Havana filluan të raportojnë simptoma të ngjashme, por pa zhurmë. Kështu lindi “Sindroma e Havanës”.
Nga fundi i verës 2021, Sindroma e Havanës ishte shfaqur për herë të parë në Ballkan dhe Evropën Qendrore, me raste që shpërthyen në Serbi, Vjenë dhe Berlin. Këto shpërthime erdhën pas një përshkallëzimi global në rritje të rasteve të ngjashme në konsullatën amerikane në Guangzhou, Kinë, si dhe pasi diplomatë, oficerë të inteligjencës dhe personel tjetër i qeverisë amerikane u goditën në vende të ndryshme si Rusi, Gjeorgji, Tajvan, Vietnam, Indi, Kolumbi, Uzbekistan, Kirgistan dhe Uashington, pranë Shtëpisë së Bardhë.
Nga fundi i nëntorit, janë raportuar rreth 200 raste të Sindromës së Havanës. Rreth gjysma kanë të bëjnë me oficerë të CIA-s dhe të afërmit e tyre; rreth 60 janë të lidhur me Departamentin e Mbrojtjes; Departamenti i Shtetit ka numëruar të paktën 50 raste.
Sindroma e Havanës është bërë ëndrra e një kundërshtari strategjik: shkaqe fantazmë dhe efekte reale, por shumë pak të kuptuara; frikë, vuajtje, konfuzion; akuza pa prova materiale bindëse; opinione kontradiktore midis institucioneve ku zakonisht mbështetemi për informacion të besueshëm; dhe një shpërbërje e mëtejshme e besimit ndërkombëtar. Mund të jetë metafora e përsosur për epokën tonë aktuale të dezinformimit, dyshimit, prishjes së normave politike dhe dëshpërimit midis demokracive liberale për atë që mund të sjellë e ardhmja.
Të dyshuarit e zakonshëm…
Shpjegimet fillestare u fokusuan në përdorimin e mundshëm të një arme zanore, apo një tentativë për miratimin e të dhënave të kompjuterit dhe celularit duke përdorur mikrovalë. Përveç Kubës, disa vende u dyshuan menjëherë, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut dhe Venezuelën. Por vetëm një vend kishte një motiv të mundshëm për një skemë të tillë të egër, si dhe aftësinë teknologjike për t’u përfshirë në një sulm të tillë: Rusia.
Përdorimi i mikrovalëve në epokën e Luftës së Ftohtë, duke përfshirë një program të inteligjencës sovjetike të viteve 1970 të quajtur “Sinjali i Moskës”, ku agjentët transmetonin mikrovalë për të aktivizuar një marrës pasiv të fshehur në zyrën e ambasadorit në Ambasadën e SHBA-së, sugjeroi gjithashtu një dorë ruse. Kështu bëri edhe përdorimi i vazhdueshëm i teknikave të luftës hibride agresive nga Kremlini, të dizajnuara për të shkaktuar mosmarrëveshje në demokracitë perëndimore dhe për të minuar aleancën transatlantike. Moska gjithashtu kishte një interes të qartë strategjik në sabotimin e afrimit të fundit diplomatik amerikan me aleatin e saj historikisht të dobishëm 90 milje larg brigjeve të Floridës.