Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar ndërhyrjet estetike, por këto foto krahasuese nuk lënë shumë vend për dyshime.
Gazetari i ndjerë Nebil Çika ka rrëfyer se ish zyrtari i PD-së në Ministrinë e Financave Elvi Fundo, pasi u bë me lekë gjobash, shkurtoi njërin vesh sepse e kishte më të madh se tjetrin, ku nga ky dallim e thërrisnin ‘Vesho’.
(Elvi Fundo allias Vesho sipas Nebil Çikës)
“Këtë Fundon e mori Ritvan Bode këshilltar kur u bë ministër i Financave 2005 – 2013 e bëri anëtarë të disa bordeve dhe zv president të klubit të futbollit “Skënderbeut”. Vriste e priste ky në ministrinë e Financave. Ndryshoi jetën, bëri para e pasuri, madje operoi edhe veshin se njërin e kishte me të madh se tjetri. Nga kjo, kur ishte tek RD e thërrisnin “Vesho”, por në ministri nuk përgjigjej më po ta thërrisje kështu“, shkruante Nebil Çika vite më parë.
Kjo foto mbështet pohimet e gazetarit Nebil Çika për Elvi Fundon (allias Vesho).
Rimodelim të veshëve duket se ka bërë edhe aktori i humorit, Erion Isai, pasi u zgjodh në krye të Bashkisë së Kolonjës.
Fillimisht Isai mori një apartament tek Kodra e Diellit 2, objekti Flutura të Gentian Sulës, të cilit i dha një tender 3 milionë euro.
Më pas, Isai, i njohur për vardisje ndaj djemve, befas u shfaq me veshë më të vegjël.
Nuk dihet nëse ndërhyrjen estetike e ka mbuluar me para korrupsioni apo të ligjshme.
Një tjetër banore tek Kodra e Diellit pothuajse nuk njihet më nga ndërhyrjet radikale estetike.
Bëhet fjalë për Monika Kryemadhin.
Edhe pse pretendon se bukurinë e ka natyrale, Monika Kryemadhi sot duket se nuk ka asnjë lidhje me Monikën e 20-30 viteve më parë.
Kryemadhi pritet të jetë zyrtarja e parë në Shqipëri që mund të merret e pandehur nga SPAK për shpenzime të padeklaruara në ILDKPKI për ndërhyrje estetike rë vazhdueshme në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino.
Ndërkaq, look ka ndryshuar edhe deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ish kryebashkiaku i Kamzës, i cili herë bëhet me Bashën dhe herë me Berishën sipas animit të fitores në perceptimin e tij. Mziu më herët i mbante flokët e gjata kaçurrela.
Ndryshime drastike ka bërë edhe këngëtari Getoar Selimi. Në këtë foto të rrallë, Selimi shfaqet me veshë në përmasat e Elvi Fundos (allias Vesho).
Kush është Elvi Fundo sipas Nebil Çikës
Nga Nebil Çika
Një “fundërrinë” e mercenar i njohur i medias shqiptare, Elvi Fundo, paska botuar një shkrim tek “kallashnikovi” i tij CNA, ku përmend edhe Minerva.al. gazetën që un botoj dhe na akuzon ne si të “blerë nga Basha dhe kunati i tij” dhe trapllëqe të tjera si këto.
Së pari dua të sqaroj se shkrimi të cilit ai i referohet tek “Minerva” nuk ka fare lidhje me Bashën por me një deklarim të kryeministrit italian Mario Dragi, për lajmet e rremë për financimin rus të partive të djathta në Itali.
Për saktësi nuk keni asnjë kontakt me Bashën e as me kunatin e tij që nuk e njohim as për fytyrë. Qëndrimi dhe politika jonë editoriale është e qartë me Bashën dhe këdo tjetër gjithashtu edhe qëndrimi im personal. “Minerva” nuk ka asnjë financim apo reklamë nga askush dhe mbahet me punë vullnetare të një grupi miqsh gazetarë e analistë.
Por sqarimi im nuk ka lidhje me shkrimin por me autorin dhe botuesin e tij.
Elvi Fundon e kam sjellë unë në Tiranë si gazetar të RD kur isha zv. kryeredaktor i saj, në vitin 2000.
Ma kërkoi, miku im, ish kryetari i PD Korçë Fredi Olli.
“Ma hiq këtej se më mori fytyrën” – më tha.
Zihej me njerëz kot së koti dhe hante dru vazhdimisht e detyroheshim ne nga Tirana e Olli në Korçë të bënim deklarat e të akuzonin policinë e SHIK- se kishte rrahur Elvin.
U bë bozë ajo punë !
I kërkova kryeredaktorit, Astrit Patozi që ta sistemim diku në gazetë dhe mu përgjigj:
“Po ne e kemi rojën e gazetës, Pirron, ndjesë pastë, nuk e heqim dot se ai punë tjetër, në gazetë përveç rojës, nuk bën dot”.
I shpjegova situatën dhe i kujtova që i kishim dhënë fjalën Fredi Ollit dhe Astriti u bind.
Fol me Bledi Kasmin, atëherë shefi i politikës në RD, ta aktivizojë diku po ta mbajë në kontroll se është i papërgjegjshëm – tha Astriti.
Disa ditë më vonë ky Fundo më kërkoi ti ndërhyja mikut tim, të ndjerit, Sokol Olldashi, atëherë kryetar i FRPD, ta fuste në delegacionin e FRPD që do të merte pjesë në kongresin e Rinisë Popullore në Vjenë. I thashë Kolit (Olldashi) dhe nuk ma prishi e futi në delegacion. Kur u kthyen nga Vjena me vjen që në mëngjes Olldashi tek gazeta.
“Më more në qafë, ku ma gjete atë infantil” – më tha. “Na mori fytyrën në Vjenë”.
Më tha çfarë kishte bërë atje, kishte të drejtë !
Të njëjtën gjë më thanë edhe dy anëtarët e tjerë të delegacionit Flamur Noka e Gent Strazimiri.
Pak kohë më vonë u ndodha rastësisht tek fakulteti i Histori – Filologjisë në UT dhe takoj këtë Fundon, e kishin hequr nga RD, pasi ika unë dhe punonte tek Fiks Fare, në T.CH.
U futëm në një kafe dhe atje gjetëm Henri Çilin, pedagog i gazetarisë ku Fundo ishte student. Çili na ftoi për kafe.
Pa mbërritur tek tavolina e Çilit, Fundo me thotë:
“Thuaj bre një fjalë këtij Henrit se ka tre vjet që nuk me jep provimin”!
Unë u futa në lojë, bëra sikur kisha shkuar atje për të. Sa u ulëm i thash Henrit: “Më ke detyruar të vijë këtu vetë për këtë, pse nuk ja jep provimin?”.
“Nuk ia jap dot, nuk më ka ardhur asnjë ditë në mësim” – më tha Çili.
“Po tani që erdha un do tia japësh se ma jep mua, pastaj ky është gazetar, vë gjoba tek Filipi” – i thashë me gjysmë shaka Henrit, pas këmbënguljes sime të gjatë Henri u bind dhe ia dha provimin.
Me vuri në siklet kur filloi të sulmonte Henrin me libër shtëpie në këtë “bllokun e tij të gjobave”, CNA, para ca vitesh.
I thashë, mos e shaj Henrin se të ka bërë nder, të ka dhënë provimin e diplomën dhe kam qenë un me mes e me ke vënë në siklet!
Por prapë vazhdoi.
U detyrova ti kërkoj vetë ndjesë Çilit këtë !
Këtë Fundon e mori Ritvan Bode këshilltar kur u bë ministër i Financave 2005 – 2013 e bëri anëtarë të disa bordeve dhe zv president të klubit të futbollit “Skënderbeut”. Vriste e priste ky në ministrinë e Financave.
Ndryshoi jetën, bëri para e pasuri, madje operoi edhe veshin se njërin e kishte me të madh se tjetri.
Nga kjo, kur ishte tek RD e thërrisnin “Vesho”, por në ministri nuk përgjigjej më po ta thërrisje kështu.
E thërrisnin z. Fundo ishte krahu i djathtë i ministrit atje, të bënte gjëmën.
Mosmirënjohja është vesi me i keq i njeriut. Dante, i ka futur këta tipa në rrethin e 7 të ferrit.
Nuk e kam zakon të merrem me gjëra personale por në rastin konkret jam i detyruar të bie në nivelin e subjektit që trajtoj se nuk shoh mënyrë tjetër që publiku të kuptojë për çfarë fundërrina e kam fjalën.
Nuk jam marrë ndonjëherë me të dhe ky është sqarimi i parë dhe i fundit dhe fjalët e fundit që shkruaj për të.
Le të shpif, shajë e të shkruaj çfarë të dojë nuk merrem më me të, nuk ia vlen.
Po u mplekse me krundet do të hanë pulat- thotë populli!