Eksperti i IT-së Genti Progni, ditën e djeshme, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka vënë në dukje një tentativë të Elvi Fundos allias Vesho mallisti, për t’i vënë gjobë AKSHI-t.

Në janar të këtij viti Progni ka dhënë një intervistë për CNA, teneqen mediatike të Vesho mallistit, ku denonconte aferat e pretenduara të AKSHI-t.
Vesho nuk e ka publikuar intervistën. Me shumë gjasa asokohe paguhej nga AKSHI, indirekt ose drejtëpërdrejt.

Ditën e djeshme befas Vesho publikoi intervistën e Prognit kundër AKSHI-it, pasi AKSHI, sipas Prognit, i paskërka hequr reklamën Veshos.
Ditën keqpërdor teneqen mediatike dhe TV dhomë e kuzhinë për t’u zgrapur ndonjë gjë institucioneve publike dhe bizneseve, në darkë del në ndonjë ekran me flokë të lyera si Najada Çomo duke folur për luftën kundër korrupsionit dhe për media të blera.
Një pjesë të parave të gjobave që mbledh nëpër Tiranë i çon në Gjermani, ndërsa një pjesë të zarfeve i shqyen në zyrat e CNA përballë SPAK-ut ose te Kopshti Botanik, te TV-ja dhomë e kuzhinë, ngritur pikërisht me para gjobash.

(Administratori i CNA Xhovani Shyti duke shqyer në zyrë zarfet që ka mbledhur pronari Vesho mallisti)
Prapaskena ka raportuar në vijimësi, me prova, me fakte dhe rrethana konkrete se, të ashtuquajturit gazetarë Elvi Fundo allias Vesho mallisti dhe Anila Basha janë themeluesit dhe fytyra e gjobëvënies në Shqipëri, përmes pipëzave të tyre mediatike.

Për sa kohë merrnin reklama nga One Albania, u ‘ranë gishtat’ duke shkruar artikuj pozitivë dhe lëpirës për këtë kompani abuzuese, me pronar në letra hungarezin Gellert Jaszai, i cili sipas investigimeve mediatike është maskë e Viktor Orban, oligarkëve rusë dhe ndoshta edhe i ndonjë politikani shqiptar në offshore.
Sapo One Albania u hoqi reklamat, Vesho mallisti dhe Anila Basha iu sulën One Albania me një valë shkrimesh kritike, me qëllim për t’a detyruar kompaninë të riaktivizonte reklamën.
Ky rast i provuar me zë dhe veprime konrete është thjeshtë një shembull ilustrues i veprimtarisë kriminale (marrje pasurie përmes shtrëngimit) të Vesho mallistit dhe Anila Bashës, të cilët shpallin njëri-tjetrin njeriun e vitit!
Teksa Anila Basha ka rënë në qetësi që kur ka nisur të sistemojë paratë e futbollit me Armand Dukën (mendojnë se do mbeten ishull i paarritshëm për SPAK-un), Vesho vijon aktivitetin intensiv të gjobëvënies, pazareve, sekserit dhe ndërhyrjeve të paligjshme nga Tirana në Gjermani.
Javët e fundit ka nisur të keqpërdorë nëpër mejhanet e Tiranës, ku pi raki dhe avullon viza, edhe emrin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke u bërë presion disa biznesmenëve se është zëdhënës jo zyrtar i Dumanit, me qëllim zhvatjen e pasurisë.
Njërin nga biznesmenët, S. M., përkatësisht financuesin e tij kryesor me dy kompani, Vesho e kërcënoi publikisht në portalin e tij CNA, duke i kujtuar se nga këshilltar dhe ‘çantë’ e Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave tashmë ishte zëdhënës jo zyrtar i Altin Dumanit.

Nuk dihet nëse këtë përrallë të Veshos e beson edhe Belo Ezmeri, i cili paradite denoncon inceneratorët dhe 5D në SPAK, ndërsa pasdite shkon te Rruga Nongrata dhe ngre kokën poshtë ballkonit të Berishës, i cili lëshon nga lart mallkimet e përditshme ndaj SPAK, duke e shpallur Dumanin terrorist të kuq.
Kujtojmë se Vesho mallisti ishte kronikani i Belo Ezmerit gjatë rrethimit të Bashkisë së Tiranës në maj të vitit 2023.
Belo humbi bashkinë me 60 mijë vota, por mësoi nga Vesho rakinë dhe se që të dy ishin pasardhës të Qazim Mulletit.
Bëmat e Vesho mallistit si mutacion politiko-mediatik nuk mund të përmblidhen kurresesi në një shkrim dhe as në një libër.
Për më tepër mund të lexoni ose klikoni ‘Vesho’ në arkivin e Prapaskenês