Analistët me vila Andi Bushati dhe Armand Shkullaku ishin mbështetësit më të zellshëm të Revolucionit të Flamingove, i cili tashmë është shkrirë me Revolucionin e Berishës, duke përfunduar në një mozaik budallenjsh që mblidhen çdo natë para Kryeministrisë, dikush duke kërkuar seks si Zani Çaushi, dikush qahet se e ka lënë burri, dikush bën thirrje për të luftuar me topuz etj. Në kulmin e protestës, para degjenerimit të saj, Bushati dhe Shkullaku i frynin shpresës nëpër banaqe televizive se Rama tashmë i kishte ditët e numëruara.
Pasi ‘rrëzuan’ Ramën dhe ‘çliruan’ Shqipërinë nga regjimi i tij, dy analistët po shijojnë pushimet në Greqi, me shumë gjasë me paratë e oligarkëve. Krahas disa oligarkëve, Bushati dhe Shkullaku marrin nën dorë para të pista edhe nga Shkëlzeni, për daljet në emisionin e Çim Pekës, në TV Zeni.
Nga plazhet e Greqisë ku po pushojnë me paratë e oligarkëve dhe lekët e Shkëlzenit (edhe këtij të fundit oligarkët i japin haraç), Bushati dhe Shkullaku mbështesin dhe asistojnë në distancë mbledhjet e Kuvendit të Protestës, i njohur më shumë si Kuvendi i të Marrëve, i cili synon rrëzimin e sistemit oligarkik!
Në mungesë të një baze ligjore, Kuvendi i të Marrëve vijon mbledhjet me sherre dhe përplasje për protagonizëm, bazuar në analfabetizëm kushtetues dhe disa platforma parahistorike dhe groteske. Mes personazheve të ekspozuar, i vetmi që dukej në ‘binarë’, Selami Jenisheri, iu turrën për t’a nxjerrë jashtë!