Që kur është sinjalizuar se është filmuar çdo datë pesë duke shqyer zarfe me para që nuk u dihet burimi, administratori i CNA, Xhovani Shyti, duket se është i vetëdijshëm për pasojat penale: Pastrim parash, mashtrim me taksat, shmangie e sigurimeve shoqërore, ndarje e pagave në të zezë etj.
Pikërisht kjo është arsyeja se pse Vesho Mallisti gjen gjithnjë personazhe të ndryshëm, duke i caktuar administratorë, herë duke i emëruar pa dijeninë e tyre dhe herë duke i mashtruar.
Duke e ditur se për çdo aferë, shpifje dhe sulme për zhvatje, administratori mban përgjegjësi ligjore, Vesho maskohet pas fakirëve si Xhova, duke i përdorur për punët e pista dhe mbajtur për qafe si kurban për burg.
(Zonja Skonja u tregua e zgjuar duke ia mbathur, edhe pse me porosi të Veshos ka bërë shumë zullume, nga të cilat shpëton vetëm nëse rrëfehet në Prokurori ose publikisht, duke shprehur edhe pendesë të thellë).
Xhovo mbase nuk e di, por nëpër gjykata dhe prokurori, Vesho Mallisti pretendon se nuk ka asnjë lidhje me CNA, dhe kjo është e dokumentuar.
Kaq i paburrë është, kaq i shpëlarë dhe sharlatan, saqë në gjykata thotë se nuk ka lidhje me CNA.
Por ndërsa në organet e drejtësisë mohon që të ketë lidhje me CNA, Vesho e mbrojti administratorin e CNA, Xhovani Shyti, kur dolën disa foto të Xhovos duke shqyer zarfer me para, prerje 100-she, në zyrat e CNA.
Fillimisht, mbase nën efektin e ‘mallit’ u bë qesharak, duke thënë se Xhovo po ia jepte paratë punonjëses që t’i mbante 2-3 ditë dhe më pas punonjësja do t’i kthente tek Xhovo, i cili do t’ia kalonte në bankë, siç e parashikon ligji, thua se punonjësja nuk kishte parë ndonjëherë para me sy dhe kërkonte të gëzohej duke fjetur 2-3 net me paratë e Veshos, duke i kthyer sërish tek ai pasi të ç’mallej!
Vetëm një njeri i depersonalizuar në eksterem, një Fundërrinë e fundërrinave, mund të bëhet kaq grotesk.
Kur i ‘doli e bardha’ mbajti me gajret Xhovon, duke i thënë se nuk do ta linte vetëm në burg.
Pse Vesho duhet bërë shembull?
Herë pas here Vesho Mallisti qahet se po sulmohet pasi ai po denoncon aferën e inceneratorëve, të cilën e quan aferën e shekullit fillimisht 128 milionë euro, 450, 500, 700, 750, 900, 950 dhe ditët e fundit 1 miliard euro, edhe pse SPAK ka konstatuar 6 milionë euro evazion fiskal.
Në fakt aferat e shekullit janë koncensioni 1.2 miliardë euro Milot-Fier, koncensionet 500 milionë euro në Shëndetësi, grabitja e pronave të ushtrisë etj., për të cilat Vesho nuk flet pasi paguhet çdo muaj me fatura nga përfituesit e këtyre aferave, si nga Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Klodian Allajbeu etj.
Por, ky është diskutim tjetër pasi Vesho në fund të fundit një ish zyrtar i PD-së është dhe KÇK me Rilindjen.
Dhe çdo gazetar apo pseudogazetar është i lirë të klafisikojë aferat.
Cila është e vërteta e thjeshtë?
Vesho ka 7 vite që shkruan për inceneratorët me portalin e tij periferik dhe të kompromentuar, pasi nuk mori reklamë nga Klodian Zoto.
Po pse askush nuk e ‘sulmoi’ Veshon për 7 vite me radhë që shkruante gjysmë të vërteta për inceneratorët?
Pse deri në fund të vitit 2022, Vesho as që vihej re, jo më të ‘sulmohej’ siç pretendon ai?
Çfarë ndodhi në fund të 2022?
Vesho mallisti iu lëshua gazetarit Adriatik Doçi që kallëzoi në SPAK, Arben Ahmetajn, si bosin, kokën dhe pronarin faktik të inceneratorëve, siç edhe u konfirmua nga hetimi alla FBI i SPAK-ut.
Të mbrosh korrupsionin është një zgjedhje individuale, por të sulmosh ata që denoncojnë korrupsionin është tejkalim i vijës së kuqe.
(Kur e pyesin tani se ç’pati që u fut në këtë hulli, thotë se ka qenë nën efektin e të ‘bardhës‘).
Deri në dhjetor 2022, Arben Ahmetaj dhe Ilir Meta kishin arritur të krijonin perceptimin sikur grupi i inceneratorëve ishin Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiti, Klodian Zoto etj.
Në dhjetor 2022, u ekspozuan në publik disa fakte të fshehura, të cilat përmbysnin propagandën e dyshes Ahmetaj-Meta, duke zbuluar të vërtetën.
E vërteta është se pronari i inceneratorëve nuk ishte as Edi Rama, as Engjëll Agaçi, as Zoto-Mërtiri, as Koka dhe as Bllako, por ishte Arben Ahmetaj, i cili e përdorte Klodian Zoton si maskë dhe bankomat.
Pra nuk ka pasur dhe nuk ka një ndarje mes gazetarëve nëse inceneratorët janê apo jo një aferë.
Ndarja konsiston se kush është bosi i inceneratorëve.
Faktet e ekspozuara në publik në dhjetor 2022, të konsideruara nga SPAK dhe që shërbyen si baza e hetimit të çmontoi korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, tregojnë se Ahmetaj ishte pronari.
Dhe jo vetëm kaq. Prokurori Klodian Braho kishte fshehur provat e korrupsionit të Ahmetajt që në prill të vitit 2020.
Nëse Ahmetaj po hetohej siç pretendohej me procedime të ndara, pse të gjitha veprimet hetimore në dosjen e SPAK, mbajnë datën dhe janë kryer pas 22 shkurtit 2023, kur gazetari Adriatik Doçi bëri kallëzimin? Pse nuk theksohet ky fakt i rëndësishëm që konfirmon devijimin e hetimeve dhe skenarin?
Pasi mori pjesën si pronar i inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, Ahmetaj doli jashtë loje për Tiranën. Kjo është edhe arsyeja se pse Ahmetaj kopsiti letrat dhe financimin në prapaskenë për Elbasanin dhe Fierin, por kundërshtoi Tiranën.
A nuk po financoheshin të tre me para publike? Spostimi nga biznesi i inceneratorit, vuri në lëvizje Ahmetajn, i cili sulmoi shokët te inceneratori i Fierit dhe Elbasanit.
Duke qenë ende pjesë e qeverisë, Ahmetaj nxori në ballë të luftës Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, disa copa të PD-së, ndërsa bleu edhe disa media.
Kur skenari iu dekonspirua në dhjetor 2022, Ahmetaj tentoi të blinte gazetarin Adriatik Doçi, me oferta të çmendura dhe ndërmjetës, tentativa këto të dokumentueshme.
Pasi të gjitha ofertat e tij u refuzuan në mënyrë të prerë, Arben Ahmetaj i ndërseu Vesho mallistin gazetarit Adriatik Doçi, në tentativë për ta shantazhuar dhe presionuar që të tërhiqej.
Kjo lëvizje është lehetësisht e verifikueshme. Mjaton një kërkim i thjeshtë në arkivin e CNA, një nevojtore mediatike e Tigrit.
Dhe thotë ‘më gjeni një provë që jam paguar nga Arben Ahmetaj’. Po pse budalla si Gjergj Luca është Ahmetajt, të t’i japë paratë përmes bankës? Paratë i merr cash.
Çfarë parash janë ato në zarfet që shqyen Xhovo?
Me çfarë parash i paguan gazetarët në të zezë që u kërkon 30 kronika për person brenda tetë orëve, si të byrekë me spinaq?
Me çfarë parash e bleve shtëpinë në Gjirin e Lalzit dhe vilën në Palasë?
Me çfarë parash e hape atë TV-në dhomë e kuzhinë? Me atë pagën që ke deklaruar 30 mijë lekë? Cili është burimi? Ke ndarë divident, ke paguar taksa?!
Vesho mallisti le të vijojë edhe 30 vite këngën e tij për inceneratorët në portalin e tij periferik. Publiku e di tashmë të vërtetën.
Vesho mallisti do të bëhet shembull pasi paguhet nga krimi dhe korrupsioni për të sulmuar gazetarë, prokurorë, policë, artistë etj., që luftojnë dhe denoncojnë krimin.
Vesho mallisti akuzon gazetarë për gjoba, kur foto dhe video tregojnë se CNA-ja e tij është një agjenci zarfesh dhe mulli gjobash.
Vesho mallisti etiketon gazetarë si ‘gazetarë të Rilindjes’, kur vetë ka qenë roje dhe hamall gazetash rek RD-ja, më pas çirak oborri dhe funksionar i PD-së, zëdhënës i kryefinancierit të qeverisë Berisha, anëtar bordi në Albpetrol dhe në shumë borde të tjera.
Vesho mallisti etiketon gazetarë si të qeverisë, kur vetë paguhet nga Belinda Balluku që të mos shkruajë për aferat në ARRSH, OSHEE, KESH, OST etj., si dhe për të sulmuar Erion Veliajn, pasi Veliaj i ndërpreu pagesat.
Vesho mallisti thotë se po lufton korrupsionin, por paguhet çdo muaj me fatura nga protagonistët e koncensioneve, tenderave dhe zhvatjes së pronave publike që nga Klodian Allajbeu, Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Tan Dulaku, Gimi i Redbullit, Dionis Teqja etj.
Jo vetëm paguhet për t’u bërë fresk, por është edhe sekser i disa prej tyre, si në kohën e Bodes, kur mblidhte me trajstë gjobat ndaj biznesve.
Vesho mallisti akuzon pa prova politikanë dhe artistë si spiunë të ish Sigurimit të Shtetit, kur babai i tij ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Voltmetri, me dokument.