Faktet / Si i ka blerë TEC-i i Roskovecit Berishën dhe dhëndrin mjedisor, halli i Metës dhe bomba ekologjike e korruptive e Bashkim Ulajt për Fierin

Krim & Korrupsion

Publikuar: 16/06/2024

Faktet / Si i ka blerë TEC-i i Roskovecit Berishën dhe dhëndrin mjedisor, halli i Metës dhe bomba ekologjike e korruptive e Bashkim Ulajt për Fierin

Ilir Meta shfrytëzoi dje një “bombë ekologjike” dhe aferë të dyshuar korruptive për hallin e tij që ka me drejtësinë, teksa mori një vare në dorë për të prishur themelet e ndërtimit të TEC-it në Roskovec të Fierit.

Ilir Meta ka hallet e tij në SPAK, ku pritet t’i komunikohen akuza për vepra penale për të cilat parashikohet deri në 15 vite burg. Deri kur t’i komunikohen akuzat, Meta do të vijojë të bëjë si i çmendur, madje nuk është çudi që të kapë ndonjë pushkë druri kundër SPAK.

Por TEC-i në Roskovec, i ngjashëm me TEC-in rrangalle të Vlorës dhe TEC-in tjetër lundrues (një aferë korruptive sipas KLSH), do të ndërtohet mes tokave bujqësore dhe konsiderohet si një “bombë ekologjike” që do të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.

Fermerët e disa fshatrave të Roskovecit dhe Dimalit e kanë konsideruar si vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre, duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera, ku do të ndoten jo vetëm toka dhe uji, por edhe ajri.

Në kushtet kur Shqipëria ka burime të tjera energjie pa dëmtuar mjedisin, TEC-i i Roskovecit mund të jetë jo vetëm është i panevojshëm, por është edhe një aferë e dyshuar korruptive pas të cilës qëndron oligarku Bashkim Ulaj, përfituesi më i madh i pasurive dhe pronave publike, por edhe një emblemë e krimeve të pariparueshme mjedisore që me hidrocentralet e paligjshme sipas Gjykatës së Lartë në Valbonë deri tek kafshimi i Krujës.

Nëse Ilir Meta kapi varenë kundër TEC-it për hallin e tij të burgut, nuk mund të mos konstatohet heshtja e kryetarit të PD, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të cilët nuk lënë gjë pa komentuar dhe mallkuar nga ballkoni ku i ka izoluar SPAK si të korruptuar.

Jamarbër Malltezi, i ‘ndjeshëm’ për çështjet e mjedisit edhe pse ngriti 19 kulla me para të pista sipas SPAK dhe në pronë të tjetërsuar publike, hesht për TEC-in e Roskovecit, ashtu siç hesht bashkë me vjehrrin për koncensionet e laboratorëve dhe hemodializës në shëndetësi, për koncesionin Milot-Fier, për investitorët strategjikë etj.

Arsyeja është e thjeshtë. Pas TEC-it qëndron oligarku i Bashkim Ulaj, me kompaninë e tij Gener 2 dhe një kompani greke, e përdorur për fasadë.

Ballkoni ku dalin çdo natë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi duke turfulluar kundër SHBA dhe SPAK që i ka izoluar si të korruptuar, i përket pallatit të Bashkim Ulajt, i cili para se të bëhej oligark i Edi Ramës, ishte oligarku kryesor i Familjes Berisha, përmes të ndjerit Sokol Olldashi. Madje besohet gjerësisht se Ulajt i mbetën paratë e Sokol Olldashit.

Gjatë pushtetit 2005-2013, Sali Berisha ka përdorur qeverinë e tij dhe Parlamentin, duke kaluar në duart e Bashkim Ulajt për shfrytëzim privat pasuri natyrore publike.

Në këmbim të përfitimit të koncensioneve, tenderave, guroreve, hidrocentraleve dhe favoreve të tjera, Bashkim Ulaj bëri një pallat për Familjen Berisha.

Pallati te Rruga Mustafa Matohiti, e njohur si Rruga e Shpresës apo Rruga Non grata, ka kaluar pothuajse plotësisht në duart e berishëve, me kontrata fiktive dhe manovra.

Jo vetëm kaq. Por, Bashkim Ulaj ka vendosur në dispozicion të Berishës një zyrë gjigante në kullën e tij pranë Stadiumit Air Albania, pa e ditur kush i paguan qira dhe sa kushton. Kemi të bëjmë me një përdorim tipik të pushtetit për pasurimin e familjes, veprimtari kjo e theksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në njoftimin e për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.

SPAK nuk e ka hetuar këtë raport të dyshimtë mes Sali Berishës dhe Bashkim Ulajt. Sali Berisha, si subjek i deklarimit të pasurisë, ka detyrimin për të deklaruar zyrën, në çdo rrethanë, nëse ia kanë falur, i kanë dhënë në përdorim pa shpërblim si dhuratë, e ka blerë etj. Por, nuk ka deklaruar asgjë.

Fakte të një afere korruptive

Në vitin 2001, Bashkim Ulaj, përmes vëllait të tij Ahmet Ulaj, merr një leje për ndërtimin e një pallati me 11 kate në Rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë. Leja lëshohet në favor të firmës ABAU, themeluar në vitin 1998 nga Ahmet Ulaj, vëllai i Bashkim Ulajt, bashkëpronar tek Gener 2, bashkë me Bashkim Ulajn.

Në 17 dhjetor të vitit 2007, Sali Berisha, dy vite pasi kishte ardhur në pushtet, lidh një marrëveshje me vendim Parlamenti me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt, duke i dhënë Ulajt leje minerale për shfrytëzimin e 233 hektarë pronë publike, të përbërë nga gur gëlqeror, argjila dhe ranor. Prona publike që Berisha kaloi në duart e Ulajt, ndodhet në Fushë-Krujë në zonën e Kodra e Zezë, Bacung dhe përruan e Dallxhikut.

Marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë së drejtuar në atë kohë nga Gent Ruli dhe Bashkim Ulajt, parashikonte edhe ndërtimin e një fabrike çimentoje nga Gener 2, duke parashikuar një investim rreth 210 milionë USD. Ndërkaq, në 2 shkurt 2007, Ministria e Transporteve, një tjetër degë e qeverisë Berisha, i jep licencë kompanisë së Bashkim Ulajt për ndërtim autostradash, gërmime dheu, ndërtim rrugësh, ujësjellësish, punime në sisteme elektrike, ndërtime portuale, hekurudhash, linja elektrike etj. Është një licencë që do të rinovohej, duke hapur rrugën Bashkim Ulajt të marrte me dhjetëra milionë euro para publike.

Pikërisht në vitin 2007, Sali Berisha merr një apartament dhe garazh në pallatin e Bashkim Ulajt në rrugën ‘Mustafa Matohiti’. Siç e vërteton kjo deklaratë pasurie që mban firmën e Sali Berishës, ky i fundit nuk deklaron as vlerën e blerjes dhe as sipërfaqen e apartamentit. Gjithsesi, Shqiptarja.com mëson se Sali Berisha, të paktën formalisht, i ka dhënë Bashkim Ulajt apartamentin në pallatin parafabrikat 69 m2 si dhe 2 100 000 lekë, ndërsa Ulajt i ka dhënë Berishës apartamentin në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ me sipërfaqe 125 m2 dhe një garazh. Berisha dhe Liria kishin 1/3 e apartamentit në pallatin parafabrikat.

Rreth veprimtarisë së Bashkim Ulajt mund të lexoni