Janë shifra gati të pabesueshme dhe marramendëse në raport me buxhetin vjetor të Shqipërisë, por letrat e përfitimeve dhe episodeve të korrupsionit janë zyrtare. Janë aty duke sfiduar barazinë para ligjit, interesin publik dhe drejtësinë e re, të cilës nuk i shpëton dot as ndonjë arkë peshk, kanal në Lushnje, autokombanjë, kec apo tollon nafte.
Oligarku i familjes Berisha, Bashkim Ulaj, është përfitues i parave dhe pasurive publike me vlerë mbi 3 miliardë euro, përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste, korruptive dhe me letra false, përmes përmes lejeve të krimeve mjedisore për hidrocentrale në zona të mbrojtura, gurore dhe çimentoje, përmes zgrapjes së rrugëve kombëtare, kullave dhe ndërtimit të rrugëve që janë ndërtuar një herë, si aksi Milot-Thumanë etj.
Asnjë oligark dhe klient tjetër nuk i afrohet dot për përfitime Bashkim Ulajt, i cili jo rastësisht nuk lakohet kurrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, belot, bletët, mulët dhe zagarët e tyre mediatikë.
Bashkim Ulaj ka marrë me Rilindjen rreth 70 milionë euro tendera me kompaninë Gener 2. Tenderat për Baçin jepen duket ngrënë krudo dhe pirë verë të shtrenjtë 4-5 mijë shishja, ndërsa ARRSH, FSHZH dhe bashkitë e mëdha thjeshtë bëjnë letrat gati. SPAK le të hetojë një praktikat me flamur korrupsioni, ku fondi limit është sa oferta fituese, ndërsa nuk është zbatuar qoftë edhe një kontratë pa vjedhur me volumin e punimeve, devijimet nga projekti dhe cilësinë e punimeve.
Rreth 34 milionë euro tendera, Bashkim Ulaj i përlau shpejt e shpejt me kompaninë e mashtrimit DH Albania, të cilën e kishte kaluar në emrin e sportelistit të tij, Avdjol Dobi. Ky i fundit hiqej sikur ishte përfaqësues i një kompanie amerikane që e kishte parë vetëm në internet.
Afera përfundoi vetëm me dënimin e djaloshit Dobi me 6 muaj burg. Dobi nuk bëri asnjë ditë burg, pasi kishte Baçin. Prokurori që shpëtoi Ulajn, Gjiknurin dhe Afrim Qendron, ishte Gjergji Tako, i cili u dërgua për riedukim nga Komisioni i Vetingut, duke u rikthyer sërish në sistem. Nuk u ndoqën faktet dhe paratë, por u ndoq skema për të shpëtuar kokat e aferës.
Rreth 300 milionë euro tendera Bashkim Ulaj i ka marrë me kompaninë 4 A-M, të cilën e ka kaluar në emrin e Ardit Metaliajt. Kjo kompani është kapur disa herë me letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, por i ka shpëtuar gjithnjë ndëshkimit.
Ndërkaq, koncesioni i rrugës Thumanë -Vorë-Kashar do t’u kushtojë shqiptarëve
1.56 miliardë euro (me TVSH), ku përfitues është kompania e Bashkim Ulaj, i cili hyri në treg dhe pasurua nga mënga e Sali Berishës, kur erdhi në pushtet në vitin 2005.
Qindra milionë euro ka përfituar Bashkim Ulaj nga pushteti i PD dhe PS me leje korruptive për hidrocentrale në Valbonë, HEC-e në të gjithë Veroun, gurore, lumenj etj.
Bashkim Ulaj qëndron pas disa idrocentraleve në Zalliin e Qarishtës, hidrocentralit Suha e Sipërme, hidrocentralit “Suha”, Seta etj., krajas hidrocentraleve në Valbonë, që të gjithë në kundërshtim me ligjin dhe letra false, deri tek falsifikimi i firmave të banorëve të fshatrave.
Me anë të kompanisë G2 Blu, Bashkim Ulaj ka fituar edhe koncensionin për për ‘Projektimin, Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen, Rrehabilitimin dhe Transferimin e Segmentit Rrugor Milot – Thumanë”.
Se çfarë do të projektojë dhe ndërtojë Baçi, përgjigjen duhet ta japë SPAK-u, pasi rruga 13.5 kilometra, Milot – Thumanë, ka përfunduar së ndërtuari vite më parë dhe është në gjendje të mirë. Pra, kjo rrugë është ndërtuar një herë me paratë publike.
Do kishte kuptim ndërtimi i një autostrade Milot-Shkodër, por Milot-Thumanë është bërë rruga dhe Baçi nuk ka çfarë të bëjë, veçse të bëjë ndonje vizim dhe të fusë lekë në xhep. Kjo aferë do t’u kushtojë shqiptarëve qindra mijëra euro.
Përfitimet e oligarkut të Berishës nuk mbarojnë.
Kafshimi i kondrave poshtë Krujës është bërë me gojën që nuk ngopet kurrë të Bashkim Ulajt, por me lejen e pushtetit të Berishës dhe më pas të Rilidjes.
Emri i tij lidhet me kulla dhe pallate, pazare për temocentrale, çarja e rrugëve të Shqipërisë me fibrat optike, shkatërrimin e Ranës së Hedhur, me krime të tmerrshme dhe të pariparueshme mjedisore si dhe me një plan për të marrë fushat e naftës.
Pesë apartamente te pallati në Rrugën Mustafa Matohiti dhe zyrën te kulla pranë stadiumit, janë vetëm një bakshish që Ulaj i ka dhënë Sali Berishës, i cili ishte i pari që futi duart e Baçit në pararë dhe pasuritë publike.
Por, çuditërisht, ato që Ulaj ka përfituar nga pushteti i Berishës, janë modeste në raport me aferat që Ulaj ka finalizuar pas vitit 2013, kur në pushtet erdhën socialistët.
Nuk ka dyshim se Bashkim Ulaj nuk do të merrte dot as pesë lekë pa lidhjet korruptive me qarqet pushteteve, pa ‘respektuar’ ata që bëjnë letrat e aferave, pa korruptuar drejtorë, kryebashkiakë, ministra, prokurorë dhe gjyqtarë.
I dha babait 80 mijë euro me fajde, shkarkohet gjyqtari i Bashkim Ulajt, Sami Ukjkashi ushtar i oligarkut për shkatërrimin e Valbonës, pengonte ekstadimet dhe ulte dënime
SPAK nuk heton të paktën një nga aferat e Bashkim Ulajt, hidrocentralet me letra false të konfirmuara nga Gjykata e Lartë, aferën e pastër Milot-Thumanë, komcensionin 1.56 miliardë euro Thumë-Vorë-Kashar, 300 milionë euro me letra false për Ardit Metaliajn apo aferën 34 milionë euro me DH Albania. Vetëm një episod korrupsioni flragant të Bashkim Ulajt nuk e heton SPAK, pasi po merret me gazetarin e Elton Qyno, i cili ka kryer ‘një krim të rëndë’, duke publikuar një lajm për larjet e hesapeve mes grupeve kriminale.