Prapaskena

Kryesore

Anila Basha krahason Vesho mallistin me Dua Lipën pasi Vesho iu turr armikut Aldor Nini, sondazhi që i shpalli kampionë për gjobëvënie, Basha u pagua nga inceneratorët

Publikuar: 07/12/2023

Elvi Fundo, i cili pretendon në polici se e thërrasin edhe Vesho mallisti, është pronar i portalit CNA, me administrator Xhovan Shyti (edhe pse në gjykatë pretendon se nuk ka lidhje me CNA), ndërsa Anila Basha është pronare dhe administratore e portalit News Bomb.

Anila Basha është një gazetare e mirëfilltë edhe pse herë pas here ka punuar si këshilltare ministrash dhe kryebashkiakësh të pushtetit aktual.

Elvi Fundo është një ish zyrtar i PD-së, ish subjekt i deklarimit të pasurisë, ish anëtar bordesh shtetërore, biznesmen në letra pasi ka hapur njëfarë televizioni etj. Kur PD-ja ikën nga pushteti, shfaqet si gazetar.

Që të dy kanë sulmuar gazetarë për interesa të ish drejtorëve dhe ish ministrave të akuzuar për korrupsion, ministrave aktualë etj., por ndoshta edhe për shkak të urrejtjes dhe mllefeve të pashpjegueshme.

Në një sondazh të Brryli Broadway, disa muaj më parë, CNA dhe News Bomb rezultuan si portalet më gjobëvënës në Shqipëri, duke i perceptuar Elvi Fundon dhe Anila Bashën si ‘Shullazët e gazetarisë’ në Shqipëri.

Dhe ky perceptim ka një bazë, ndonëse për të identifikuar gazetarët e vërtetë gjobëvënës, ka edhe rrugë të tjera, siç është për shembull, një Veting për pasurinë dhe shpenzimet.

Dy vjet më parë, ish zyrtari i PD-së Elvi Fundo denoncoi një skemë korrupsioni mes Anila Bashës dhe Baftjar Zeqajt, kur ky i fundit ishte drejtor i Albpetrolit. Vetë Fundo më parë ka qenë anëtar bordi në Albpetrol.

Përmes një kontrate me natyrë korruptive, Baftjar Zeqaj i jepte para publike Anila Bashës. Në këmbim, Basha, shkruante ndonjë lajm në portalin e saj kur punonjësit e Albpetrol mblidhinin ndonjë letër apo gjethe në tokë.

Kur Vesho i publikoi kontratën korruptive, Anila Basha i shkruante duke i kërkuar shpjegime se kush po e shtynte.

Në mesazhet që Vesho u tregonte kolegëve, Anila Basha shprehte çudi se pse CNA po denonconte korrupsionin e saj me Baftjar Zeqajn.

Por, pas dy viteve rrethat dhe konjukturat kanë ndryshuar.

Sot Anila Basha dhe Elvi Fundo, kampionët e gjobëvënies sipas sondazhit të Brrylit, kanë një armik të përbashkët. Ai është Aldor Nini, drejtuesi i Acromax.

Anila Basha, me artikujt të njëpasnjëshëm ka hedhur llum mbi emrin e Aldor Ninit dhe kompanisë që ai drejton, duke e akuzuar për mbylljen e rrjeteve sociale të portalit të saj, pa fakte konkrete.

Basha e akuzon Ninin për mbyllje të mediave kritike ndaj pushtetit, kur ajo vetë ka qenë këshilltare e disa ish ministrave të pushtetit dhe sot është këshilltare e një kryebashkiaku të pushtetit.

Përplasja në dukje profesionale dhe parimore, në fakt është një konlik familjar, me elementë pasioni dhe hakmarrje.

Mbesa e Anila Bashës, Sara Basha dhe Aldor Nini kanë qenë për një kohë të konsiderueshme në një raport dashurie. Pas ndarjes nga Aldor Nini, vajza ka vendosur ta kthejë hakmarrjen në një prioritet duke e sulmuar Ninin në bashkëpunim me familjen e saj.

Gjatë kohës që mbesa e tyre bashkëjetonte me Z. Nini, familja e saj dhe vetë Sara nuk kishin asnjë ankesë të paktën të bërë publike në media apo rrjete sociale përveçse momenteve të lumtura përkrah njëri-tjetrit.

Muaj pas ndarjes familja Basha u kujtuan të ngrinin akuza të rënda për të denigruar figurën e Aldor Ninit duke e paraqitur si dhunues dhe përndjekës.

Basha gjeti një zyrtar të korruptuar policie, duke e arrestuar Aldor Ninin 24 orë, veprim që u konsideruar i paligjshëm nga Prokuroria dhe gjykata.

Anila Basha dhe Elvi Fundo e paraqitën arrestimin e Aldor Ninit në portalet e tyre si një ndalim për sulm kiberbetik, kur në fakt ishte thjeshtë një hakmarrje personale e Anila Bashës, për mbesën e saj.

Ditët e fundit Vesho ka nisur një fushatë sulmesh ndaj Aldor Ninit, duke e akuzuar këtë të fundit se është përdorur si “kamikaz” kundër medias nga Rilindja dhe Erion Veliaj.

Edhe pse ish zyrtar i PD-së, Vesho është sot bythëlëpirsi më i zellshëm i Rilindjes dhe pushtetit, oligarkëve, ministrave dhe ish ministrave.

Vesho akuzon Aldor Ninin se i shërben pushtetit, kur CNA-ja nuk e lë, për shembull, ministren e Infrastrukturës t’i shpëtojë një pordhë, duke e pasqyruar menjëherë, si dhe duke sulmuar Erion Veliajn, zyrtarë të PS, ish ministra socialistë dhe botues për llogari të saj.

Ndërkaq, urrejtja ndaj Aldor Ninit e ka çuar Anila Bashën në një dmension sa qerasharak aq edhe dramatik.

Duket e pabesueshme, por Anila Basha ka nominuar Vesho mallistin si njeriun e vitit 2023 në krah të Dua Lipës.

Basha e ka nominuar Veshon me arsyetimin se ka zbardhur aferën e inceneratorëve.

Anila Basha është një nga gazetaret që ka marrë para nga inceneratorët përmes portalit News Bomb, bashkë me Sandër Frangajn, por Vesho nuk e përmend këtë fakt. Akuzon se janë paguar nga inceneratorët vetëm botuesit që i thotë Bela.

Pra, Anila Basha kandidon Elvi Fundon si njeriun e vitit se ka zbuluar aferën e inceneratorëve, nga e cila Basha ka marrë para!

Nuk është çudi që Basha të nxjerrë Veshon njeriun e vitit, pasi ajo shquhet për sondazhe me portalin e saj News Bomb.

Për shembull, Anila Basha bëri një sondazh, ku nxori fitues në Bashkinë e Fierit kandidatin e çiftit Berisha-Meta, Evdar Kodhelin përballë Armando Subashit, në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Armando Subashi duket se nuk është më kryebashkiaku i preferuar i fierakëve. Aferat dhe akuzat e shumta publike e mediatike, kanë ndikuar fort në uljen e imazhit të tij në sytë e fierakëve. Në sondazhin e newsbomb.al, fitues bindshëm është ekonomisti Evdar Kodheli“, shkruante portali i Anila Bashës.

Nëse ky sondazh do të ishte serioz dhe i besueshëm, nëse do të kishte lidhje me realitetin, kjo do të ishte një katastrofë për PS-në dhe rrjedhimisht fundi i pushtetit të Edi Ramës.

Por sondazhi ishte një produkt banal dhe dëshpërues i një klani në Fier, pjesë e të cilit janë Baftjar Zeqaj, Petro Koçi, Antoneta Dhima etj, të cilët punuan kundër Armando Subashit.

Ky klan paguan Anila Bashën, me kontrata klienteliste, me para publike dhe ndoshta edhe para të pista, për të sulmuar Subashin, i cili me sa duket u ka prishur interesat.

Kujtojmë që ‘cungu i vjetër’ i korrupsionit Baftar Zeqaj, kur ishte në krye të Albetrolit, i jepte para publike Anila Bashës, me kontratë korruptive.

Armando Subashi fitoi me gati 70 % të votave, rezultat i cili tregoi ‘seriozitetin’ e somdazhit të Anila Bashës.



Më të lexuarat