Nga Bledi Mane
Vëllai i Iglit është një i papunë që vjen vërdallë nëpër Jugun e Shqipërisë e nuk le fshat e qytezë pa shkuar e pa u dhënë mend atyre pak banorëve të mbetur. U flet për bujqësinë, për bagëtinë, për historinë, për kulinarinë, për qeverinë. U bën si i zgjuar, i le gojëhapur, ua bën trurin si dhalla e dybekut e në fund u ikën pa paguar as hotelin, as ushqimin, as pijet madje merr me vete edhe nga prodhimet e tyre bio djathë e mish pa u dhënë kokërr leku.
E bënte aq shpesh e aq pacipësisht këtë harbutëri klasike sa erdhi dita që fshatarët, qytetarët, provincialët ia pinë lëngun dhe e zbuan. Saranda e përcolli me ceremoni qysh në vitin 2005, Gjirokastra nuk e qas më as te Qafa e Pazarit, Përmeti i vuri dërmën në vitin 2015, Këlcyra ia kërkon parapagim lekët e kafesë, Tepelena e ka shpallur non grata si Ikballe Hudutin, Leskoviku i çpon gomat e makinës.
Si i braktisuri i madh i provincave të vogla u detyrua të mos i ndërpriste dallaveret organike dhe filloi ca kohë iu avit Ambasadës Amerikane te rruga e Elbasanit. Shkonte spiunonte vullnetarisht për cilindo armik të tij personal duke mashtruar periodikisht aq shpesh sa edhe amerikanët ia pinë lëngun e ia mbyllën dyert.
Si i papunë dhe si i braktisur që është, tani jep mend nëpër mediumet e kryeqytetit e nuk le fonomen, investim, ngjarje apo gëzim kolektiv pa e mallkuar. Dhe arsyeja pse unë po i shkruaj sot këtë fletërrufe publike është sa e thjeshtë aq edhe njerëzore:
Ku ishe ti mysybeti i familjes Tare kur prokuroria Spak të turpëroi e të linçoi vëllain tënd Igli Tare? Ku ishe ti xhelozi brenda llojit kur prokuroria SPAK dhe gazetarët e saj zagarë tentuan të bënin pis emrin e heroit sportiv e të krenarisë kombëtare Igli Tare? Ku ishe ti llapaqeni cinik i përditshmërisë shqiptare kur prokuroria Spak dhe sejmenët e kapur të saj tentuan të nxinin bjondin shtatlartë me emër të respektuar ndërkombëtar Igli Tare?
Ti që nuk do vëllain dashke më shumë vaskat me ujëra termale të Përmetit, ti që urren vëllain dashke më shumë mozaikët e Butrintit, ti që xhelozon vëllain dashke më shumë kanionet e kusarëve të Nivicës? Si nuk fole, si nuk reagove, si nuk postove apo si nuk avokatove për vëllain tënd?
Igli Tare dhe kontributet e tij kombëtare e ndërkombëtare nuk kanë nevojë për mbrotjen tënde por ti nuk ke faj se gjakun që s’bëhet ujë ti e bëre dhallë fare. Si dhalla që u vidhje fshatarëve të Jugut dhe sa e pije të zinte barku nga mëkatet. E nuk dhisje nga bytha por vazhdon dhjet akoma nga goja nëpër port-halet e Tiranës…