Fjalimet në protestë kanë prodhuar mbrëmjen e sotme edhe disa çudria të reja në raport me ndërkombëtarët.
Aktivisti Andi Tepelena, pjesë e organizimit të protestës, tha gjatë fjalimit para Kryeministrisë se protesta gëzon mbështetje të fortë ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë u ankua se ambasadorët në Shqipëri nuk kanë shprehur mbështetje për të. Ndërkaq, mes kërkesave për mbështetje ndërkombëtare, një tjetër protestuese ka sulmuar Komisioneren Marta Kos, duke iu drejtuar me fjalët, “a e di ti me cilin popull je duke folur,” ndërsa shtoi se “ky popull ka thyer për herë të parë algoritmin, që nga sot e tutje duhet ta quajmë alboritëm.”
Këto episode iu shtuan mbrëmjes së protestës, e cila vijon të përziejë thirrjet politike, kritikat ndaj qeverisë dhe mesazhet ndaj faktorit ndërkombëtar.