Protestuesja i përvishet Berishës: Na quajte ish të përsekutuar, por ne jemi ende të përsekutuar

Aktualitet

Publikuar: 28/06/2026

Protestuesja i përvishet Berishës: Na quajte ish të përsekutuar, por ne jemi ende të përsekutuar

Një nga protestueset në shesh i është drejtuar me tone të ashpra kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratave të tij për ish-të përndjekurit politikë.

Në fjalën e saj, ajo kundërshtoi përdorimin e termit “ish të përsekutuar”, duke thënë se për shumë familje shqiptare persekutimi politik nuk ka përfunduar ende.

Na quajte ish të përsekutuar, por ne jemi ende politikisht të përsekutuar”, u shpreh protestuesja, duke e akuzuar Berishën se nuk mund ta trajtojë si të mbyllur një plagë që, sipas saj, vazhdon edhe sot.

Deklarata u bë gjatë fjalimeve të mbajtura në protestë, ku krahas thirrjeve kundër qeverisë, nuk kanë munguar as kritikat ndaj figurave të vjetra të politikës, përfshirë edhe kreun e PD-së.