Dorëzohet Çim Peka dhe akuzon Irfanin për sabotimin e revolucion: Ja pse Rama nuk ikën

Aktualitet

Publikuar: 21/06/2026

Dorëzohet Çim Peka dhe akuzon Irfanin për sabotimin e revolucion: Ja pse Rama nuk ikën

Një ditë pasi deklaroi me optimizëm se Edi Rama po kalon ditët e fundit në pushtet, gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka, është dorëzuar. Kur u ngrit mëngjesin e sotëm dhe pa se nga rrethimi i madh i Ramës kishin mbetur vetëm disa punonjës të Shkëlzenit dhe karrigia e Tik Lapaj, Çim Peka lëshoi haberin se Edi Rama nuk ikën. Sipas tij, Rama ikën vetëm me luftë. Dhe luftën sipas tij janë gati t’a bëjnë vetëm demokratët, të cilët janë stërvitur 13 vite në beteja të egra me Edi Ramën, nga i cili Familja Berisha merr çdo muaj nga një kullë. Për sabotimin e revolucionit dhe rrethimit të Edi Ramës, Peka ka hedhur dyshime të forta mbi Irfan Hysenbelliun.

Irfani me mediat e tij ka mbështetur revolucionin e flamingove pa e censuruar moton ‘Rama n’burg’, Berisha ‘n’burg’ Fania mund të ketë arsyet e tij për vënien e televizionit në funksion të protestës; 6.4 milionë euro taksa të papaguara, përplasjet me Ramën, Ballukun etj. Por, e vërteta është se Fania nuk i ka censuruar thirrjet ‘Berisha n’burg’, ‘opozitë e shitur’ etj., ndoshta edhe për shkak se Berisha e akuzoi si mafie mediatike, me arsyetimin se i kishte dhënë më shumë se sa duhej hapësirë mediatike Salianjit, të cilin Berisha e shpalli të birësuar nga krimi pasi Salianji shprehu ambicien për kreun e PD.

Në këtë kuadër, Çim Peka e sheh Fanen me dyshim dhe si të infiltruar për sabotimin e revolucionit pra vetëm sepse e ka pasqyruar protestën ashtu siç është bashkë me thirtjen ‘Berisha n’burg’. Çim Peka bën thirrje që publiku të mos e shikojë protestën në televizionin e Irfanit News 24, por t’a shikojë vetëm Syrin Tv, ku parulla kryesore del e prerë ‘Rama n’burg’, duke fshirë gjysmën tjetër të saj ‘Berisha n’burg’. Peka dhe SHQUP pretendojnë se ‘Berisha n’burg’ nuk është zëri i natyrshëm i protestës, por zëri i infiltruar i Soros, Ramën dhe opozitës së opozitës.

Ediot, ik sa je ne kohe!

Me beso, edhe pse disa zara te Yurit me mikrofon ne goje mundohen te te shpetojne duke sulmuar ata qe te qendruan perballe per 14 vjet ty dhe bandave, nuk do te shpetojne dot.
Ne 21 dite, dy protestat me te medha jane bere kur ka zbrit opozita dhe diaspora ne shesh.
Miq, mbyllni vesh e hunde nga mikrofoni i Fanes ne gojen zarave te Yurit, e dilni te gjithe. Jane ditet e fundit te Rames dhe krimit. Me “opozitat” e opozites mbaroni pune tek kutia e votimit.
Dilni, dilni, dilni!