VIDEO/ Protestë për natyrën apo ndotje e saj? Pamjet nga Kakomeja ndezin debat

Aktualitet

Publikuar: 21/06/2026

VIDEO/ Protestë për natyrën apo ndotje e saj? Pamjet nga Kakomeja ndezin debat

Gjatë protestës së të dielës në Kakome, banorë të fshatrave përreth rrëzuan gardhin që prej vitesh kufizonte hyrjen drejt plazhit, si dhe disa kontenierë metalikë të vendosur në zonë.

Pamjet e publikuara nga protesta kanë hapur debat, pasi një lëvizje e nisur në emër të mbrojtjes së pronës dhe natyrës shfaqet duke hedhur struktura metalike në një zonë të gjelbëruar pranë gjirit.

Videoja ka nxitur reagime mbi kufirin mes protestës së ligjshme dhe dëmtimit të mjedisit që vetë protestuesit thonë se po mbrojnë.
/Tema