Shfryhet protesta e ‘madhe’, pjesëmarrje modeste, tani sheshi t’i lirohet Saliut, diaspora votoi një vit më parë Ramën, baresha lëshon kecat dhe i bashkohet flamingove

Aktualitet

Publikuar: 20/06/2026

Shfryhet protesta e ‘madhe’, pjesëmarrje modeste, tani sheshi t’i lirohet Saliut, diaspora votoi një vit më parë Ramën, baresha lëshon kecat dhe i bashkohet flamingove

Protesta madhështore e 20 qershorit, e trumbetuar si më e madhja e të gjitha kohërave, ka rezultuar larg pritshmërive. Në bulevard para Kryeministrisë u mblodhën qytetarë në ditën e 21-të, shumë larg përfytyrimit të protestës që ishte paralajmëruar prej disa ditësh në rrjete sociale, ku do të merrnin pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë të diasporës.

Koto janë pamjet e filmuar me dron rreth orës 20, ku shfaq momentin kur turma është mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të nisur më pas fjalimet. Me këtë pjesëmarrje, Sali Berishës i lind e drejta të kërkojë lirimin e sheshit për të vijuar revulucionin e tij paqësor nisur prej 10 vitesh.

“Makinat në krahun e kundërt të rrugës”, Balla ironizon fotot me AI të Çim Pekës: Vitin tjetër do dilni rruar qethur!

Një postim i gazetarit pranë Familjes Berisha, Çim Peka, lidhur me protestën e diasporës ka nxitur një reagim ironizues nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka denoncuar përdorimin e Inteligjencës Artificiale në fotot e shpërndara. Përmes një mesazhi publik, Balla deklaroi se opozita po manipulon opinionin duke e bërë edhe vetë AI-n qesharak, pasi sipas tij, fotot e montuara shfaqin makina të rreshtuara në krahun e kundërt të rrugës. Ai paralajmëroi se kushdo që i merr shqiptarët për budallenj do të marrë faturën e merituar në zgjedhjet e ardhshme.

“Taulant Balla: Edhe AI e bëtë qesharak, se nuk vini kurrë mend që kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur! Megjithate Çim ti prap do fitosh se do jesh me gjithë atë lesh në faqe. E ka bërë gabim AI i ka vendos makinat në krahun e kundërt të rrugë”, ka shkruar Balla.

Marjana Koçeku i bashkohet protestës, pas largimit nga PS

Pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar protestës në Tiranë. Më 14 qershor, përmes rrjeteve sociale, ajo shpalli shkëputjen nga shumica që e çoi në Kuvend.

Një ditë më pas, deputetja publikoi simbolin e flamingos, tashmë të lidhur me protestat që prej javësh po zhvillohen në vend. Më tej, neomalësorja kërcënoi grupin e Bajrave në Shkodër se do t’i shkatërrojë.

Protestë në Londër? Ja sa ishin para ambasadës

Pas protestave në Bulevardin “Dësahmorët e Kombit”, shqiptarët kishin njoftuar se do të mblidheshin për te protestuar edhe në vendet ku jetonin jashtë Shqipërisë.

Kjo është një foto nga protesta e mbajtur këtë të shtunë para ambasadës shqiptare në Londër. Pavarësisht thirrjeve të bëra permes rrjeteve sociale, protesta sic duket edhe permes fotove, u karakterizua nga një numër i ulët i pjesëmarrësve, përtej pritshmerive të organizatorëve.