Në Tiranë u mbajt mbrëmë një nga protestat më masive në historinë e kryeqytetit. Sali Berisha tha se ishin 500 mijë vetë, një shifër jashtë realitetit. Analisti Andi Bushati pretendon se ishin 60-70 mijë vetë. Sokol Balla pretendon për 4-5 mijë vetë. Shifra më afër të vërtetës besohet se është rreth 30 mijë vetë. Mijëra protestues rrethuan Kryeministrinë, duke i dhënë ultimatim Edi Ramës të jepte dorëheqjen deri ditën e sotme.

Rrethimit të Edi Ramës i është bashkuar edhe një vajzë misterioze. Emri i saj në rrjetet sociale është Evis Indwanderland, por dyshohet se ky nuk është emri i vërtetë. Vetëm disa ditë më parë, para se t’i bashkohej Revolucionit të Flamingove, vajza misterioze është shfaqur në Dubai.
Pasi iu bashkua protestës me moton ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, rezulton se pëlqimet për çdo postim të vajzës misterioze janë dhjetëfishuar. Nëse më parë një postim i saj kishte deri në 200 like, fotot e saj nga protesta kanë marrë mbi 2 mijë pëlqime.


Teksa protesta tashmë është kthyer në trend dhe modë, Edi Rama sinjalizoi sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Në fjalën e tij në podkastin e sotëm, kreu i qeverisë përdori si metaforë personazhin Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit, për të folur mbi rrezikun e krijimit të bindjeve mbi iluzione dhe informacione të paverifikuara.

















