Silvana Bara pjesë e grupit të Tano Karidit të Mjekësisë, afera korruptive, gjueti shtrigash dhe një fije lidhëse me Ilir Metën, gati dosja për SPAK-un

Aktualitet

Publikuar: 17/06/2026

Silvana Bara pjesë e grupit të Tano Karidit të Mjekësisë, afera korruptive, gjueti shtrigash dhe një fije lidhëse me Ilir Metën, gati dosja për SPAK-un

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, gjen gjithnjë personazhe të ndryshëm për t’i përdorur si doreza në krim për afera korruptive me tendera, gjueti shtrigash, sabotime, shantazhe etj., me qëllimi evitimin e përballjes direkte dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit në rast veprimi të drejtësisë. Për shembull, për një fushatë gjuetie shtrigash ndaj të dyshuarave si ‘armiq të brendshëm’, Xhelo po përdor Silvana Baren, dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

(Silvana Bara)

Përmes Silvana Bara, Tano Karidi i Mjekësisë është përfshirë në disa projekte fiktive dhe korruptive me grupin kriminal të AKSHI-t, afera për të cilat do të flasim me detaje në vijim. Krahas dallavereve të tjera, Draçini po përdor Silvana Bara edhe për goditjen e ish-dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Edit Xhajanka, e cila konsiderohet e dyshimtë nga Tano Karidi i Mjekësisë. Në koordinim me Xhelon, Silvana Bara, me një shkresë të datës 4 qershor 2026, i është drejtuar Rektoratit, pra Xhelos, për shkarkimin nga detyra Edit Xhajanka, me akuzën e ‘komplotit’ ndaj Xhelos.

Silvana Bara është e bija e Petrit Bara, ish kandidat për deputet i LSI-së së Ilir Metës, aktualisht rektori i Universitetit “Luarasit” të Irfan Hysenbelliut, i cili ka zaptuar pasurinë publike ish konvikti i Gjuhëve të Huaja, duke e kthyer në biznes privat. Petrit Bara, ish dekan i Fakultetit të Infermierisë është i skeduar si lidhje e dy simboleve të korrupsionit në drejtësi dhe politikë, respektivisht i ish kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha, i pandehur për fshehje pasurie dhe i dyshuar për pastrim parash, si dhe i Ilir Metës, në burg për korrupsion dhe pastrim parash. Karriera e znj. Silvana Bara është produkt dorës Petrit Bara, falë lidhjeve të tij të errëta me linja korrupsioni në drejtësi dhe politikë.

Përgjime dhe shantazh

Tano Karidi i Mjekësisë ka ngritur edhe një sistem përgjimi dhe survejimi të paligjshën në Universitetin e Mjekësisë. Duke dalë tërësisht nga korrnizat e funksionit, Draçini ka urdhëruar instalimin e kamerave të fshehta dhe të dukshme në çdo vend dhe skutë të Universitetit të Mjekësisë, përfshirë edhe tualetet, duke monitoruar çdo hapësirë dhe çdo person brenda mureve të universitetit në kohë reale përmes telefonit të tij. Disa punonjës pranë Universitetit të Mjekësisë konfirmuan se kishin gjetur kamera të fshehta dhe çimka përgjuese në zyrat e tyre që kur Tano Karidi u zgjodh rektor.

I dyshuar si spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe më pas i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, Draçini është i fiksuar pas përgjimeve, spiunimit dhe intrigave, fiksim që duket se i është kthyer në psikozë pas zgjedhjes rektor i Universitetit të Mjekësisë. Muajt e fundit, që kur nisën t’i ekspozoheshin aferat dhe bëmat në media, Draçini ka nisur të flasë me kode me natyrë mafioze me bashkëpunëtorët e ngushtë për diktimin e tenderave dhe finalizimin e dallavereve të planifikuara.

KLSH zbulon aferat korruptive të Xheladin Draçinit

Një grup auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbarkuar për disa javë me radhë në Universitetin e Mjekësisë si një institucion me risk të lartë për abuzime, duke marrë në dorë dosjet e veprimtarisë financiare, praktikave ligjore, trajtimin e studentëve, marrëveshjet, listpagesat tendera, vendimet e bordit, shpenzimeve etj., duke konstatuar abuzime të rënda dhe me pasoja penale, devijime, kapërcime ligjore dhe papërgjegjshmëri. Konstatimet me natyrë penale mësohet se janë reflektuar në një raport paraprak, i cili u është vënë në dispozicion Xheladin Draçinit dhe përfaqësuesve të tjerë për të shpehur pretendimet dhe prapësimet e tyre.

Konstatimet e auditit të KLSH mësohet se kanë futur në panik dhe sëkëlldisur Tano Karidin e mjekësisë, ndonëse vijon të mbajë me gajret bashkëpunëtorët kryesorë në zhvatje se do t’ia hedhin edhe këtë herë. Sipas burimeve, bazuar në gjetjet e dokumentuara të audituesve, KLSH pritet të referojë një kallëzim penal në SPAK për të kupolën e Universitetit të Mjekësisë.

Vjedhja e bursave të studentëve

Dhjetëra studentë të Mjekësisë kanë protestuar pasi pavarësisht faktit që kanë kaluar disa muaj prej fillimit të vitit akademik, bursat për studentët e ekselencës dhe atyre të kategorive të tjera në Universitetin e Mjeksisë nuk janë marrë ende.

Sipas VKM-së 903, studentët me mesatare 9-10, përfitojnë një shumë prej 10 000 lekë të reja (100 mijë të vjetra) në muaj, megjithëkëtë sipas ekspertëve, në aspektin ligjor në këtë rast Universiteti i Mjekësisë kanë vepruar arbitrarisht duke mos e ndjekur dhe kjo përbën shkelje të ligjit. Sipas burimeve, paratë e bursave të studentëve i ka devijuar Xheladin Draçini për tendera fiktivë, duke i bërë paratë e studentëve rrush e kumbulla.

Marrëveshje të paligjshme me kompani private

Krahas sagës së tenderave klientelistë, korruptivë dhe për shërbime fiktive, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini ka firmosur disa marrëveshje të paligjshme bashkëpunimi me kompani private për interesa qartazi korruptive. Draçini firmos çdo javë marrëveshje bashkëpunimi ne klinika private, ku në këmbim u kërkon financim për konferencat e universitetit, duke futur një pjesë të parave në xhep.

Marrëveshjet firmosen nga Draçini në cilësinë e Rektorit pa bazë ligjore dhe duke shpërdoruar detyrën. Praktikisht, duke devijuar nga detyrat parësore, Xheladin Draçin ka krijuar një linjë biznesi privat brenda Universitetit të Mjekësisë. Në vijim do të publikojmë çdo marrëveshje bashkëpunimi të firmosur nga Draçini dhe interesat korruptive që reflekton secila prej tyre.

Bllokimi i 400 doktoraturave

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në prag pensioni Xheladin Draçini i ka dhënë një goditje karrierës akademike të profesorëve të rinj të Universitetit të Mjekësisë, duke bllokuar për shkaqe xhelozie dhe aferash korruptive rreth 400 kuota doktoraturash për vitin akademik 2025-2026. Pa një vendim të arsyetuar dhe në mënyrë arbitrare, Xheladin Draçini, ka bllokuar doktoraturat, duke shkaktuar edhe një dëm financiar, pasi një doktorant i paguan shtetit gjatë tre viteve të tij të studimeve 6 mijë euro.

Krahas bllokimit të karrierës akademike të profesorëve të rinj nga smira profesionale, pazaret dhe ndoshta edhe nga ankthi i daljes në pension, Draçini heq nga arka e universitetit rreth 2.4 milionë euro. Draçini, i cili nga infermier nisi të ngjiste shkallët e karrierës pas kalimit të dyshuar nga spiun i ish Sigurimit të Shtetit në spiun i SHIK-ut të Gazidedes, e ka kthyer universitetin në zgafellë pazaresh, paligjshmërish, shpërdorimesh, intrigash, përgjimesh, spiunimesh dhe skuthlliqesh.

Aferat me tenderat, rrethi klientelist, si ndahen paratë

Pas kalimit nga Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tano Karidi i Mjekësisë ka konsoliduar një skemë korrupsioni me tendera, gjithnjë duke u fshehur pas personazheve të tjerë, me qëllim për t’i shpëtuar goditjes në rast të veprimit të SPAK-ut. Krahas spiunimit, intrigave dhe skuthlliqeve, Tano Karidi i Mjekësisë ka krijuar një rreth klientelist, në duart e të cilit dikton tenderat me pazar në tavolinë, manipulim procedurash, me oferta fituese sa fondi limit, për shërbime fiktive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Një nga klientët e Xhelos së Mjekësisë në zhvatjen e parave me tendera është Dritan Çela i Atlantik. Të gjithë tenderat formalë dhe fiktivë për siguracion profesional, siguracion nga sëmundjet dhe aksidentet, sigurimin e aseteve etj., Draçini i paracakon me pazar në tavolinë për kompanitë Atlantik dhe Eurosig. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shërbim konkret me kosto. Thjeshtë tenderohen paratë dhe printohen ca letra. Kalojnë paratë në llogaritë e kompanisë dhe më pas ndahen sipas roleve.

(Janis Karathano)

Një tjetër klient i Draçinit është edhe greku Janis Karathanos i kompanisë Pegasus, nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash me koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, me fije korruptive nga Tirana në Holandë. Tano Karidi dhe prestanome i Klod Allajbeut (Karathano) kanë finalizuar së fundmi një aferë 600 mijë euro për gjoja ngritjen e infrastrukturës kërkimore laboratorike farmaceutike, një shërbim fiktiv me qëllim ndarjen e parave publike sipas roleve.

(Renido Petritaj dhe Vilma Nushi)

Renido Petritaj i Rafin Company, një kompani e përjashtuar herë pas here nga pjesëmarrja në tendera për paraqitje dokumetesh false dhe mashtrim me zbatimin e kontratave publike, është një tjetër klient i Xhelos së Mjekësisë, ku kanë finalizuar me pazar në tavolinë një aferë 2.3 milionë euro. Pjesë e sofrës së tenderave të Xhelos janë edhe Vilma Nushi e aferës së Check up-it nën hetim nga SPAK, Frident Kuqi i aferës Bankers nën verifikim nga SPAK për pastrim parash, si dhe Eduart Resuli, Pier Joti, Piro Zoga, Besim Kamberi, Pellumbesha Martini, Erald Dervishi etj.