Zbulohet për herë të parë fotoja e Armando Pacanit, një prej emrave më pak të njohur për publikun shqiptar, por që sipas SPAK ndodhet në qendër të një prej hetimeve më të mëdha të viteve të fundit për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash.
Pacani është mes 10 personave për të cilët Prokuroria e Posaçme ka firmosur urdhër-arrest në kuadër të një operacioni ndërkombwtar për goditjen e krimit të organizuar.
Sipas hetimeve, grupi kriminal ku ai dyshohet se kishte rol drejtues ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine dhe Europë, duke trafikuar sasi të mëdha kokaine drejt tregjeve europiane.
Hetimi i SPAK, i zhvilluar për më shumë se dy vjet në bashkëpunim me autoritete të huaja, ka dokumentuar pesë episode të trafikimit të kokainës, ku janë sekuestruar afro 9 ton lëndë narkotike në Belgjikë, Holandë, Ekuador dhe Kolumbi.
Sipas prokurorisë, grupi dyshohet se ka trafikuar në total të paktën 50 ton kokainë.
Por dosja nuk ndalet vetëm te trafiku i drogës. SPAK dyshon se fitimet e krijuara nga kjo veprimtari kriminale janë investuar në Shqipëri përmes kompanive, pasurive të paluajtshme dhe projekteve të ndërtimit.Në kuadër të hetimit janë sekuestruar 491 pasuri, mes tyre vila, apartamente, hotele, toka, automjete dhe 209 llogari bankare me një vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë euro.
Mes personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste janë edhe Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi, Dritan Gjika, etj.