Krahas pedofilëve, maniakëve, ish drejtorëve të arrestuar për korrupsion, bankierëve që qarkullojnë para ruse, zhvatësve të pronave, blogereve, xhepistëve, njerëzve me maska etj., protesta ka nisur të tërheqë edhe magjistarë, magjistrica dhe fallxhore. Magjistari Nadir Murra ka komentuar nga distanca ‘Revulucionin e flamingove’, ndërsa ka folur për një protestë të madhe, sipas tij më e madhja e të gjitha kohërave. Duke dashur të thotë ‘në 21 qershor’, Murra pohon se protesta e madhe do të mbahet në 21 dhjetor.
Nadir Murra u bë i njohur pasi në dhjetor të vitit 2004 tha se do të hidhej nga kati i 15-të i Hotel Tiranës dhe nuk do të pësonte asnjë dëmtim. Kur shumë njerëz, disa mosbesues dhe të tjerë të habitur, u mblodhën para 15-katëshit duke pritur momentin e hedhjes, Murra hodhi një kukull nga kati i 15-të dhe vetë zbriti për shkallësh. Iluzionisti bëri disa numra shpetësie, por njerëzit u larguan të zhgënjyer dhe të fyer.