Ylli Murati plagosi me thikë dy persona në Paskuqan, i vëllai me të shkuar të errët

Aktualitet

Publikuar: 17/06/2026

Ylli Murati plagosi me thikë dy persona në Paskuqan, i vëllai me të shkuar të errët

Policia arrestoi këtë të mërkurë 41-vjeçarin Ylli Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi plagosi me thikë dy persona në zonën e Paskuqani.

Ylli Murati rezulton të jetë vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit një emër i njohur për policinë e i skeduar më herët.

Emri i fatjon Muratit ka dal si i perfshirë në masakrën e Fushë Krujës ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Ndërkohë, njihet edhe për masakrën e “Don Boskos” në 2023, kur i bën atentat në lokalin e tij e humbi jetën banakierja.