Kërcënimi ndaj deputetes Koçeku, reagon Policia e Shkodrës

Aktualitet

Publikuar: 17/06/2026

Kërcënimi ndaj deputetes Koçeku, reagon Policia e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka deklaruar për Euronews se deputetja Marjana Koçeku nuk ka depozituar asnjë denoncim prej saj apo familjarëve të saj lidhur me pretendimet për kërcënim nga një bandë kriminale. Deputetja Marjana Koçeku publikoi në mediat sociale se ishte kërcënuar nga një bandë kriminale në Shkodër.

Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket qoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.

Ndërkohë pritet reagimi i institucioneve ligjzbatuese për masat që do të merren lidhur me këtë deklaratë të deputetes.