Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Mirditë, ku humbi jetën 45-vjeçari, Valter Lleshi.
Lleshi është gjetur pa shenja jete brenda një makine tip ‘Toyota’. Lleshi ka marrë plumba në kokë dhe trup.
Sakaq mësohet se Valter Lleshi punonte si shofer në makineritë që u vendos tritol disa muaj më parë.
Viktima dyshohet se është autori i vrasjes së Anton Kelit, në vitin 2020 i cili punonte si taksist në Rrëshen.
Kujtojmë se, Anton Keli është kushëri i parë me Tonin dhe Preng Gjinin, dy vëllezërit që kanë hasmëri të hapura me fisin Reçi në qytetin e Rrëshenit.
Tonin Gjini mbeti i vdekur nga ky konflikt mesditen e 12 gushtit 2019 dhe dyshimet të lidhin me familjen Reçi.
/Voxnews.al