Pastrim parash / Fatime Kryemadhi tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar: Nuk e ndjej veten fajtore, kam pasur të ardhura (shiste qepë në Qytetin Stufenti)

Kronike

Publikuar: 15/06/2026

Pastrim parash / Fatime Kryemadhi tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar: Nuk e ndjej veten fajtore, kam pasur të ardhura (shiste qepë në Qytetin Stufenti)

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, në momentin kur SPAK pritej të paraqiste pretencën përfundimtare, Kryemadhi kundërshtoi vijimin e procesit me gjykim të shkurtuar, duke deklaruar se nuk e ndjen veten fajtore dhe se organi i akuzës nuk ka marrë në konsideratë të ardhurat e saj.

“Nuk dua gjykim të shkurtuar. Nuk e ndjej veten fajtore. S’kam bërë pastrim parash. SPAK nuk ka marrë asgjë parasysh nga të ardhurat e mia”, u shpreh ajo para trupit gjykues.

Gjyqtarja i sqaroi të pandehurës se gjykimi i shkurtuar nuk nënkupton pranimin e fajësisë, por zhvillimin e procesit mbi bazën e akteve dhe provave të administruara deri në atë fazë të hetimit dhe gjykimit. Megjithatë, pas qëndrimit të saj, pritet që gjykata të vendosë mbi vijimin e mëtejshëm të procedurës.