Struktura pranë Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të ndihmuar edhe nga shërbime partanere, kanë identifikuar pothuajse plotësisht organizatorët në prapaskenë të protestes dyjavore para Kryeministrisë, provokuar nga një episod dhune në Zvërnec, por që shumë shpejt mori karater politik dhe revolucionar, duke devijuar më pas në linçim publik në emër të protestës ndaj atyre që kanë mendim ndryshe, në mallkime, gjuhë urrejtje, thirrje histerike, dhunë online, përplasje dhe ditët e fundit bllokim të akseve në Tiranë.
Tre ditët e fundit protesta ka devijuar në një hulli paligjshmërie, ku janë shfaqur personazhe me maska, ka thirrje për varje të politikanëve të caktuar si dhe për rrethimin e SPAK-ut, ndërsa ka nisur edhe bllokimi i akseve kryesore në Tiranë, duke e bërë kështu të domosdoshme ndërhyrjen e policisë dhe të strukturave të tjera ligjzbatuese.
Si organizatorë të protestës dhe përgjegjës për veprime të paligjshme janë identifikuar rreth 100 punonjës të OJF-ve që qarkullojnë dhe avullojnë miliona euro fonde të BE, disa bankierë të dyshuar për pastrim parash, disa ish drejtorë të shkarkuar dhe arrestuar për korrupsion, personazhe të monitoruar si të dyshuar për krime kinernetike, punonjës të Shkëlzen Berishës, disa personazhe të skeduar për krime seksuale, biznesmenë që nuk paguajnë taksa etj.
Policia dhe SHISH kanë identifikuar edhe një grup tjetër peronash, si të infiltruar nga jashtë. Bëhet fjalë për një rreth njerëzisht të lidhur me Albin Kurtin, personazhe të tjetë të skeduar si lidhje të errëta të qarqeve greke dhe të dyshuar të tjerë për lidhje me shërbime jo partnere. Struktura të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese, po punojnë për dokumentimin e veprimtarisë të secilit të dyshuar. Sipas burimeve, krahas dhjetëra procedimeve penale, në ditët në vijim do të nisin shoqërime masive në polici.