Zbardhet dinamika e sherrit në GJKKO, 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Kronike

Publikuar: 15/06/2026

Zbardhet dinamika e sherrit në GJKKO, 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Lidhur me përplasjen fizike të ndodhur sot në GJKKO, mësohet se Kristi Bushgjokaj është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: “Me leje gjyqtar”

Menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrajt, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit e kanë sulmuar njëkohësisht derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e policisë së burgjeve. Çakraj mësohet se gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, situatë që ka agravuar përplasjen.

Ndërkohë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.