Pas përfundimit të dasmës së dytë, vendosi të hapë edhe një profil të dytë në rrjetin social Facebook, me emrin ‘Shoqe Moza’, duke e përdorur fillimisht si paparazzi për bashkëshortin e saj, Yllin.
Ajo është Eva Çiço, bashkëshortja e ish ministrit (të LSI-së) të Drejtësisë Ylli Manjani, e cila qëndron pas profilit të Shoqe Mozës në Facebook, duke përdorur një hajdur pulash nga barakat e Kukësit, i quajtur Frederik Islam Mata.

Krahas promovimit të jetës së përditshme të ish ministrit të Drejtësisë, Shoqe Moza (Eva Çiço), me një leksik dhe qasje vulgare, nisi të japë edhe mesazhe politike, duke ironizuar dhe targetuar figura të jetës politike që nuk i pëlqenin Yllit.
Muajt e fundit, Eva Çiço ka nisur të koordinohet me llumërat mediatikë dhe politikë, me qëllim për të ushtruar presion ndaj institucione publike, për t’i detyruar për të lidhur kontrata korruptive me çunin e Kompetentit të Piramidave, Endri Meksi. Ky i fundit ka marrë miliona euro para publike me tenderë klientelistë dhe korruptivë, herë duke iu lëpirë dhe futur sekserë Bablokut dhe herë duke thënë se është ortaku i Olsit.
Tashmë që i ka dalë boja, përdor faqe banale dhe sharlatanë për të ushtruar ndikim të paligjshëm me qëllim për të vijuar zhvatjen e parave publike.
Endri Meksi, i përfshirë në kartelin e ‘call- centra’ve si ortak me Amant Josifin, ka përgatitur terrenin për t’i hyrë biznesit të bixhozit me shpresë se Ervis Martinaj është zhdukur përfundimisht. Ndaj tij janë referuar disa kallëzime penale në SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe skema mashtrimi. /Pamfleti
Ky është Frederik Mata që fshihet pas Shoqe Mozës me tutorë çunat e Kompetentit të Piramidave, gjobëvënie, grup kriminal dhe një dosje penale





Mund të lexoni;