Çfarë e lidh Shoqe Mozën e vjedhjes së pulave me Shoqe Dhuratën e lojërave të fatit? Gjobëvënie, karagjozllëqe, tendera korruptivë, mashtrim dhe pastrim parash

Dosje rozë

Publikuar: 13/11/2025

Çfarë e lidh Shoqe Mozën e vjedhjes së pulave me Shoqe Dhuratën e lojërave të fatit? Gjobëvënie, karagjozllëqe, tendera korruptivë, mashtrim dhe pastrim parash

Një pijanec ordiner, ish roje në Kukës dhe i njohur si hajdut pulash, përdoret si pusetë dhe llum mediatik nga disa Kompetentë korrupsioni dhe pastrimi parash në Tiranë për të sharë dhe shantazhuar funksionarë publikë, gazetarë, politikanë etj., me një zhargon të kopjuar dhe banal.

Bëhet fjalë për Frederik Islam Mata, 39 vjeç, banues në Kukës, por që nëpër mejhane dhe rrjete sociale njihet me emra të tjerë si Tuke, Tao-Tao etj. Ky është Frederik Mata, një personazh me turbulenca mendore për shkak të alkoolit dhe drogës, i cili fshihet pas profilit në Facebook ‘Shoqe Moza’, duke sharë dhe fyer njerëz publikë dhe familjarët e tyre, një poshtërsi njerëzore që nuk ka lidhje as me gazetarinë, as me parime, as burrëri, as norma dhe as ligje.

(Frederik Mata që fshihet pas Shoqe Mozës)

‘Ustallarët’ e korrupsionit, pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe fshehjes së pasurive, i japin Frederik Matës me disa emra dikush ndonjë dyqindeurosh, dikush ndonjë ‘vizë’ dhe dikush ndonjë dopjo, për të fyer funksionarë publikë, me qëllim për t’i detyruar të lidhin kontrata korruptive, por edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenëve si dhe për sulme duke u fshehur pas ferre ndaj gazetarëve, denoncimet e të cilëve janë kthyer në dosje penale nga SPAK-u.

(Profili në Facebook i Shoqe Mozës)

Sharjet dhe fyerje me faqe anonime, për të cilat policia duhet të kishte nisur një hetim penal, dyshohet se bëhen nën efektin e alkoolit dhe drogës, pasi në shumë raste, fyerjet fshihen pas çlirimit nga efektet psikotrope dhe rikthimit në realitet, duke u bërë ndoshta i vetëdijshëm për pasojat dhe risku se një ditë do të ekspozohej me emër dhe fytyrë.

Fillimisht, roja pijanec markohej nga Ylli Manjani dhe bashkëshortja e tij Eva Çiço, të cilët e përdornin për mesazhe të koduara shantazhuese dhe interesa, të cilat nuk dihet nëse Tuke/Tao Tao i kuptonte apo jo. Ish ministri i Drejtësisë Manjani nisi të distancohej nga ky llum mediatik pas denoncimit nga Pamfleti, ku me sa duket nuhati se po merrte një kosto të madhe.

Prej disa muajsh Frederik bakshishin e kanë marrë në patronazh çunat e Kompetentit të Piramidave, Endri dhe Redon Meksi, përmes të cilit sulmojnë pas shpine ‘miq’, ortakë, ish ortakë dhe kolegë, me qëllim që këta të fundit t’u kërkojnë atyre si nder për të ndërhyrë tek Frederik mallisti, i cili në fakt është derivat i vetë çunave të Kompetentit. Vështirë të ndahet nëse kjo është reflektim i një mendje të sëmurë apo pabesie të kthyer në psikozë, por është një praktikë që ndiqet prej disa vitesh nga çunat e Kompetentit të Piramidave.

(Redon Meksi dhe Frederiku i Shoqe Mozës)

Endri Meksi, ortak me Amant Josifin, me lidhje me Tunelin e Llogarasë, përfitues i dy koncensioneve, kasave fiskale, koncensionit për mbikqyrjen e lojërave të fatit që do riktheje Edi Rama dhe i miliona eurove tenderave publikë me hije korrupsioni, sulmon përmes një trusti mediatik një rreth zyrtarësh publikë (drejtorë, kryebashkiakë dhe ministra) me qëllim për të hyrë në pazare me ta për tendera dhe koncensione me kartelin e kompanive që kontrollon.

Funksionarët publikë që sulmohen nga mediat e kontrolluara nga Meksi ekspozohen edhe tek faqja ordinere Shoqe Moza e Frederikut, duke u bërë kështu pjesë e vathës mediatike të Meksit.

(Redon Meksi dhe Frederik Mata)

Endri dhe Redon Meksi e përdorin Taon e Shoqe Mozës edhe si kronikan të jetës dhe veprimtarisë së tyre të përditshme, edhe pse ata pretendojnë se Shoqe Moza është e apasionuar vetë deri në bezdisje të ëmbël për të ekspozuar përditshmërinë e çunave të Kompetentit të Piramidave, duke gjetur çuditërisht edhe foto të hershme të tyre nëpër sundukë.

Pra, edhe kur Meksi shkon në tualet, Frederiku ‘i lutet’ t’i dërgojë foto të këtij momenti historik, për t’a publikuar si një vlerë të rrallë dhe interes të lartë publik në faqen ordinere Shoqe Moza.

Lidhja me Shoqe Dhuratën që do mbikëqyrë lojërat e fatit

Ashtu siç fshihet pas faqeve dhe profileve ordinere duke sharë pas ferre ‘miq’, ‘shokë’, ortakë dhe funksionarë publikë për t’u marrë tendera, djali i Kompetentit të Piramidave, Endri Meksi ka vendosur të fshihet pas mamasë, Dhurata Meksi, në zbatimin e skemës monopoliste dhe korruptive për mbikqyrjen e lojërave të fatit në Shqipëri, përmes kompanisë Moligix, të cilën e kontrollon me anë të kompanisë së shitjes së kompjuterave MC Networking.

(Dhurata Meksi)

Arsyet dhe rrethanat se pse koncensioni duhet të jetë objekt hetimi nga SPAK konsistojnë në faktin se shërbimi është përfituar me vendim qeverie me pazar në tavolinë, dy muaj para se të themelohej kompania koncensionare, në shkelje të barazisë në tendera dhe ankandeve publike, me grup fiktiv kompanish, pa plotësuar kriteret, përmes mashtrimit dhe në fshehtësi, në funksion të skemës korruptive dhe me natyrë mafioze për kontrollin e lojërave të fatit pas nxjerrjes jashtë loje nga forca të tjera të Ervis Martinajt, i njohur si ish mbreti i kumarit.

(Montazh, Endri dhe Dhurata Meksi)

Endri Meksi, biri i Kompetetit të Piramidave Aleksandër Meksi, ka vendosur mamanë Dhurata Meksi administratore të mbikqyrjes së kumarit, pikërisht si mburojë në rast veprimi të drejtësisë.

Fakte dhe rrethena

Në qershor 2017, Endri Meksi, përmes kompanisë MC Networking, themelon në bashkëpunim kompaninë Moligix me objekt projektimin, financimin, ndërtimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit Qendror të Monitorimit On-Line (SQMO) të industrisë së lojrave të fatit në Shqipëri etj.

Ndërkohë që në 6 qershor 2017 është themeluar kompania koncensionare Moligix, në 26 prill 2017, Niko Peleshi, asokohe zëvëndëskryeministër, ka firmosur në vend të Edi Ramës koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit për grupin e kompanive ATSI spolka akcyjnaAdmiral Sportwetten GmbH dhe MC Networking, që të tria të përfaqësuara nga Endri Meksi.

Dy muaj pas fitimit të koncensionit, tre kompanitë, dy nga të cilat shoqëri formale të sajuara nga Meksi në funksion të krijimit fiktiv të grupit të kompanive fituese, kanë themeluar kompaninë Moligix për zbatimin e koncensionit të dyshimtë. Përmes kësaj lëvizje, Meksi ka mundësuar zotërimin e koncensionit me 98 % të aksioneve, pasi ATSI spolka akcyjna dhe Admiral Sportwetten GmbH qëllimisht u tëhoqën, duke pasur vetëm nga 1 % të aksioneve tek kompania Moligix, zbatuese e koncensionit.

Tre vjet më vonë, në korrik 2020, Endri Meksi cakton mamanë Dhurata Meksi administratore të kompanisë Moligix, e cila do të mbikqyrë aktivitetin e lojërave të fatit, për hapjen e të cilave po lobohet dhe janë paracaktuar përfituesit e të paktën 8 licencave.

Kompanitë me të cilat djali i Kompetentit të Piramidave fitoi koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit, të cilat tashmë kanë dalë jashtë loje, ATSI spolka akcyjna dhe Admiral Sportwetten GmbH dhe MC Networking, janë shoqëri të sajuara nga e njëjta dorë në qytetin turistik Krakow të Polonisë si dhe në qytetin austriak Wiener Neustadt.

Dy kompanitë rezulton që janë përdorur për fasadë për të kopsitur letrat e koncensionit me fitues të paracaktuar. Pasi Dhurata Meksi bëhet administratore e Moligix, 100 % të aksioneve të grupit të kompanive zotëruese të Moligix kalojnë në duart e Endri Meksit, duke u bërë pronar i vetëm i koncensionit, ndonëse dyshohet se edhe vetë djali i Kompetentit është prestanome.

Kompania MGR, të cilës shoqëria Admiral Sportwetten GmbH i shiti 1 % të aksioneve që zotëronte tek Moligix, kontrollohet pikërisht nga Endri Meksi, i cili qëndron gjithashtu pas një rrjeti kompanish me veprimtari të dyshimtë.

MC Networking shpk, me pronar Endri Meksi, përfituese e mbi 12 milionë euro para publike gjatë pesë vitet e fundit me kontrata klienteliste, korruptive dhe produkt gjobëvënie, ka 99 % të aksioneve në kompaninë Moligix, e cila do të mbikqyrë aktivitetin e lojërave të fatit. Kompania ka si objekt shitje kompjuterash dhe aksesorë të ndryshëm elektronike dhe informatike.

Pra, një kompani që shet kompjutera, pa përvojë në lojërat e fatit, përpos kumarit me fatin e shqiptarëve në 1996, ka fituar koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit në Shqipëri.

20 kompani të dyshimta

Endri Meksi, ortak me Amant Josifin e call centrave dhe përfitues i miliona eurove tenderave publikë me hije korrupsioni, kontrollon rreth 20 kompani, përmes të cilave dyshohet se është përfshirë në vepra të rënda penale si pastrim parash, korrupsion, mashtrim me pasoja të rënda etj.

Pjesë e këtij rrjeti janë; Albcan AlbaniaMC Networking, Moligix, JOHANITERI, Interweb.al, KONNECT shpk, epay.al, ngn shpk, MCN Shpk, MCN SERVICES Shpk, MEDIUM PR&ADS Sh.p.k, Tema TV, 2 M Ltd, CODELAND Sh.p.k, HDS Sh.p.k, 528Hz Sh.p.k, MGR Sh.p.k, NT TECHNOLOGIES POLAND AKCYJNA, M.POS-Limited etj. Me këto firma, i biri Leka Meksit, dyshohet se qarkullon e pastron paratë që babai i tij u vodhi shqiptarëve në vitet 1992-1996 nëpërmjet Sudes, Xhaferrit, Alimuçajt, Drizës dhe Shemsie Kadrisë të “Gjallicës”.

Krahas kompanive, Kompetentët posedojnë edhe 50 pasuri të paluajshme, me vlerë miliona euro, me burim të dyshimtë. Pasuritë janë në emrin e Aleksandër, Dhurata, Endri dhe Redon Meksi. Ka dyshime gjithashtu se një pjesë e pasurive burojnë nga veprimtaria e Kompetentit Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i hajdutërisë me firmat piramidale, pas shkrumbimit të Shqipërisë në 1997, ku një pjesë e parave të zhvatura u investuan në biznes, troje dhe kulla.

Endri Meksi ortak me Amant Josifin e call centrave

Amant Josifi, kreu i organizatës kriminale ndërkombëtare të mashtrimit ‘Milton Group’ për Shqipërinë, vijon aktualisht aktivitetin kriminal në Dubai, ku është strehuar për t’i shpëtuar arrestimit, si njeriu më i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe spanjolle si arkitekti i ngritjes së rrjetit më të frikshëm të mashtrimit me investimet e parave në bursat online. Një hetim i shtirë në disa vende, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën, zbuloi vjedhjen e të paktën 2.5 miliardë euro përmes mashtrimit.

Për të finalizuar përvetësimin e shumave përmes mashtrimit, ‘Pirati i Ballkanit’ kishte ngritur një rrjet bashkëpunëtorësh, kryesisht në Tiranë, të cilët administronin call centrat, të cilët kishin mbrojtje të përbashkët policore. Josifi u ekspozua falë këmbënguljes së autoriteteve spanjolle, gjermane dhe italiane. 

Operacioni vetëm sa e ekspozoi Amant Josifin, pasi banda e tij nuk u prek. Perandoria e tij krimianale-financiare i shpëtoi goditjes. Të besuarit e tij vijuan qetësisht aktivitetin kriminal të zhvatjes së qytetarëve evropianë dhe pastrimin e parave, produkt i skemës së mashtrimit, nën ombrellën e krijuar nga Josifi, i cili kishte edhe lidhjet e duhura politike si ish këshilltar i ish ministres Olta Xhaçka, si djali i kryembikqyrëses së administratës publike Pranvera Strakosha dhe si ortak me njerëz të pushtetshëm dhe një rrjet mashtruesish.

Një nga ortakët e Amant Josifit, i cili nuk u prek nga operacioni i SPAK, është pikërisht Endri Meksi. Josifi dhe Meksi janë ortakë në kompaninë e mashtrimit me call centera MCN SERVICES shpk, themeluar në qershor të vitit 2014. Dyshja Meksi-Josifi kanë operuar si ortakë me kompaninë e call centrave për pesë vite.

Në qershor të vitit 2019, Endri Meksi i ka blerë 30 % të aksioneve Amant Josifit, pikërisht kur organet e huaja ligjzbatuese po gjurmonin një nga mashtruesit më të famshëm shqiptar.