Afera 300 mijë euro / ‘Bolla’ e buxhetit Mimoza Dhëmbi bëhet pjesë e maskaradës së ‘skifterit’ Eduart Shalsi në Kuvend. Pse SPAK duhet t’i marrë të dy të pandehur

Krim & Korrupsion

Publikuar: 23/07/2024

Afera 300 mijë euro / ‘Bolla’ e buxhetit Mimoza Dhëmbi bëhet pjesë e maskaradës së ‘skifterit’ Eduart Shalsi në Kuvend. Pse SPAK duhet t’i marrë të dy të pandehur

Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, është bërë sot pjesë e maskaradës së ‘skifterit’ Eduart Shalësi në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, kundër Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucion i cili po zbulon vjedhjet në degët e qeverisjes duke i referuar në SPAK.

Në mënyrë tërësisht të paligjshme dhe duke përdorur mandatin e deputetit për interesa korruptive, Shalsi ka thirrur në komision Mimoza Dhëmbin për t’a ballafaqur me KLSH, meqenëse KLSH ka kërkuar shkarkimin e zonjës Dhëmbi për disa shkelje të konstatuara si; keqklasifikim investimesh, probleme me fondet për rindërtimin, shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raporton vlerën e saktë.

Qëndrojnë apo jo shkeljet e konstatuara, KLSH është një institucion kushtetues i pavarur, bën auditime, rekomandime dhe referim abuzimesh në organin e akuzës.

Nuk ka asnjë tagër ligjor kryetari i Komisionit të Ekonomisë, aq më tepër Eduart Shalsi, i dyshuar si i dënuar si ‘skifter’ në Greqi, të improvizojë ballafaqime, seanca hetimore apo gjyqësore në Kuvend, të marrë në mbrojtje zyrtarë të administratës dhe aq më tepër të sulmojë drejtues të institucioneve të pavarura.

Nga ana tjetër, Mimoza Dhëmbi nuk ka asnjë bazë ligjore që t’i përgjigjet thirrjeve të ‘skiferit /do vjedhim me lezet’ Eduart Shalsit, të kërkojë mbrojtje te Shalsi apo të bëhet pjesë e maskaradës së tij kundër KLSH.

Mimoza Dhëmbi duhet të japë llogari në SPAK se pse ka akorduar 300 mijë euro para publike për ndërtimin e një shkolle private, ndërsa Shalsi do të përballet me SPAK për vjedhjen e fondeve publike përmes gruas së dytë, pasi e para e rrihte para bashkisë. Vijon…

Pjesë nga debati

Arben Shehu: Kjo situatë nuk ka lidhje me detyrimin tonë për të raportuar për këtë çështje. Është një precedent i pabazë ligjërisht për të thirrur të gjithë punonjësit e administratës për pretendimet e tyre. 
Eduard Shalsi: Ku bazoheni që nuk thoni që është i bazuar ligjërisht.  
Arben Shehu: Ne kemi detyrim raportimin vjetor, jo çështje të tjera. 
Eduard  Shalsi: është i vërtet që nuk është i ndodhur ky precedent, por në dijeninë time KLSH kurrë nuk ka një raport të tillë.
Arben Shehu: Jemi të vlerësimit, që kjo nuk është pjesë e detyrimit për të raportuar. Kërkoj të rishikoni vendimin tuaj, kjo do ti shërbej edhe ecjes përpara në bashkëpunimin institucional, për të përmirësuar ecurinë e punës. 
Eduard  Shalsi: Ajo nuk do të vendoset në siklet.

Mimoza Dhëmbi: Kam filluar punë që në 92’, dhe kam ndërruar 15-16 ministra.
Eduard Shalsi: Keni pasur raste të tjera ku janë marrë masa përballë jush
Mimoza Dhëmbi: Po është hera e parë, me KLSH-në kemi pasur bashkëpunim dhe ballafaqim deri në produktin final. 
Eduard Shalsi: Si jeni ndjerë, jeni njohur paraprakisht për këtë raportin e KLSH?
Mimoza Dhëmbi: Ka qenë surprizë, për ne, kemi marrë raportin paraprak, dhe ishim të bindur që raporti vjetor s’do kishte surpriza. Ndërkohë që ishim në pritje të ballafaqimi këtë vit ai nuk u bë. Flasim për tetorin e 2023-shit, kur u bë buxheti faktik i 2022.
Gjini: A keni pasur kontakte me KLSH-në për konstatimet?
Mimoza Dhëmbi: Jo!

Erion Braçe: Nëse unë kam një rezervë për atë që është thënë për drejtoreshën e buxhetit është që zyrtarët politik për ushtrimin buxhetor të mos fshihen por të mbajnë. Është e thjesht të bësh përgjegjës një zyrtar të çdo niveli. E para është përgjegjësi politike. Zbatimi i tij është mirëfilli akt ligjor por për fakt është dhe akt politik. 

Aferat e Mimoza Dhëmbit

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë një auditimi të fundit të ushtruar në Ministrinë e Financave, ka konstatuar një sërë shkeljesh, ndër të cilat rikonstruksioni i një shkolle, që nuk është shtetërore dhe që shkel rrjedhimisht ligjin për Prokurimet Publike.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës profesionale “Herman Gmeiner”, në pronësi të Shoqatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiptarë”. Fondi për rikonstruksionin e së cilës kap vlerën e 300 mijë eurove që kanë kaluar nga buxheti i shtetit.

Rikonstruksioni i shkollës private me para publile u bë në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

KLSH kërkon shkarkimin e Mimoza Dhëmbit: Rikonstruktoi 300 mijë

DOKUMENTI

“Referuar neneve përkatëse të kontratës, nga huapërdoruesi do të kryhen vetëm shpenzimet e mirëmbajtjes dhe jo të rikonstruksionit, duke rënduar buxhetin e shtetit në shumën 31,960,919.3 lekë, veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” neni 2, pika b), dh), neni 4, pika 37, si dhe me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, neni 9“, thuhet në raport.

Po ashtu, auditi i Kontrollit të lartë të Shtetit, ka konstatuar se gjatë procesit të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik është bërë skualifikimi nga gara i operatorit me ofertën më tê ulët. Kjo i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një tjetër dëm ekonomik. Pas kësaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Financave shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi. Po ashtu është kërkuar masë disiplinore dhe për katër zyrtarë të tjerë.

KLSH kërkon shkarkimin e Mimoza Dhëmbit: Rikonstruktoi 300 mijë

DOKUMENTI

KLSH kërkon shkarkimin e Mimoza Dhëmbit: Rikonstruktoi 300 mijë

DOKUMENTI

“Ka pasur problematika në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura”, shprehet KLSH.