E rrahu ish gruaja para bashkisë, Ed Shalsi po të ishte burrë i zoti do kontrollonte familjen e vet! Gruaja e dytë pastron para

Kryesore

Publikuar: 17/07/2024

E rrahu ish gruaja para bashkisë, Ed Shalsi po të ishte burrë i zoti do kontrollonte familjen e vet! Gruaja e dytë pastron para

Nga Gjergj Zefi

Eduard Shalsi hodhi grepat dje. Për të matur reagimet e të vetëve (ata të painformuarit) dhe deputetëve opozitarë, ish shërbëtori i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, aktualisht kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, tha se, “kishte ardhur koha për të ndërtuar një marrëdhënie të re mes Kuvendit dhe KLSH-së”.

Shalsi pra, një nga individët me inteligjencën më të dyshimtë që ka nxjerrë politika shqiptare, duke zbatuar urdhrin e Bablokut, dje doli e tha se duhet krijuar në nënkomision parlamemtar që të hetojë Kontrolin e Lartë të Shtetit. Një komision jo bipartizan madje, sipas Shalsit, që të mos drejtohet nga PS dhe PD,  por vetëm nga socialistët sepse “kështu e kanë këshilluar ekspertët”.

Nuk po merremi fare me rezervat, për të mos thënë revoltat, me të cilat u prit ky propozim, si nga deputetët e majtë ashtu edhe ata të djathtë. Do të japim vetëm dy argumente të thjeshta, të pakundërshtueshme dhe plotësisht të verifikueshme dhe që mjaftojnë për të hedhur poshtë idenë e Shalsit që në thelb nuk është asgjë tjetër veçse tentativa e Edi Ramës për të kapur të vetmin institucion funksional dhe të pavarur në vend.

Së pari, Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion që mban meritën e zbulimit të rasteve me të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Dosjet e sterilizimit dhe PPP e tjera të Edi Ramës bashke me të gjitha abuzimet me paratë e buxhetit të shtetit kanë dalë nga kontrollet që KLSh bën çdo vit. Në raportin e fundit të dorëzuar në Kuvend për menaxhimin e financave publike nga qeveria, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak të keq menaxhimit dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2023. Kaq lexoni për të kuptuar pse Edi Rama i është sulur KLSH.

Së dyti, dhe këtu do të ndalemi pak më shumë, shikoni se kujt ia ka varur në qafë këtë këmborë, Edi Rama. Nismëtari është Eduart Shalsi. Ish shërbëtor i Bablokut në bashkinë e Tiranës që kurrë nuk ndriti asgjë në jetë, përveçse shërbeu si tapet këmbësh për oligarkët e Kryeministrit që herë pas here i hedhin ndonjë kockë në këmbim të shërbimit. Sa herë që Rames i duhet të riformatojë taksat, në interes të oligarkëve dhe karteleve të drogës që investojnë në ndërtim, sa herë i duhet të hedhë shashka për të mbuluar paligjshmërinë, Rama hedh në treg Shalsin.

Për t’ua kujtuar tamam se për cilin personazh bëhet fjalë po i rikthehemi thënies epike të tij, para zgjedhjeve të vitit 2013: Kur të vijmë në pushtet, ne nuk do të vjedhim në mënyrë flagrante si këta”. Këtë e ka paralajmëruar Shalsi në kohën e kulmit të karrierës së vet politike. Një personazh i dështuar, që në bashki mbahej mend për drurin që i jepte në publik ish-bashkëshortja, prej së cilës “shpëtoi” duke u hedhur në krahët e një arkitekteje që sot pastron paratë e disa prej miqve të shefit të Shalsit.

Pra ky kokëlakër do të kontrollojë të vetmin institucion të pavarur dhe të pastër që ka mbetur në vend. Rama po përpiqet që me këtë injorant jo-funksional të vendosë nën kontroll, njësoj siç bëri me SPAK-un edhe KLSH-në.

Shalsi do të kontrollojë KLSH-në! Vetëm ideja është qesharake! Krejtësisht e pakonceptueshme!/Pamfleti