Pupac i interesave korruptive / Eduart Shalsi nis të shkulë flokët e mbjella me para të pista nga frika e SPAK-ut

Kryesore

Publikuar: 18/07/2024

Pupac i interesave korruptive / Eduart Shalsi nis të shkulë flokët e mbjella me para të pista nga frika e SPAK-ut

Deputeti Eduart Shalsi, i faktuar në disa raste si përfaqësues i oligarkëve dhe interesave korruptive në Kuvend dhe i dyshuar si mbulesë e bandës së mikrokredive, është komentuar dhe lakuar gjerësisht për mbjelljen e flokëve.

Shalsi ka mohuar mbjelljen e flokëve, por këto dy foto të tij nuk lënë shumë vend për dyshime.

Nuk ka asgjë të keqe, asgjë të paligjshme dhe jo etike investimi për ‘rikostruksionin’ e pamjes së jashte; mjellje dhe lyerje flokësh, dendësim mjekre, ngushtim nofulle si Monika Kryemadhi, heqje të shtresave dhjamore si Meta, tendosje balli, zbutje rrudhash, tërheqje të cepave të syrit dhe çdo ndërhyrje tjetër estetike.

Por, politikanët, të cilët janë subjekte të deklarimit të pasurisë për shkak të funksioneve publike që mbajnë (ata që mbajnë), duhet të deklarojnë në ILDKPK çdo shpenzim me vlerë mbi 300 mijë lekë.

Në rastin e Eduart Shalsit është raportuar në media se mjellja e flokëve i ka kushtuar të paktën 60 mijë euro.

Shifra mund të jetë edhe abuzive. Ndoshta Shalsi nuk e ka blerë një qime floku 20 euro, por mund t’i ketë shkulur në vende të tjera, duke ‘pyllëzuar’ pjesën mbi ballë.

Gjithsesi, ky proces ka kushtuar disa mijëra euro. Nga viti 2004 deri në vitin 2023, Shalsi nuk ka deklaruar shpenzime për shërbim mbjellje flokësh.

Ky fakt ngre dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie në kuptimin e ligjit.

Dy vitet e fundit, SPAK ka vendosur standarde të reja në nivel FBI-je në kërkimin e provave për dokumentinin e aktivitetit të paligjshëm të pushtetarëve dhe ish pushtetarëve.

Dosja për Arben Ahmetajn tregoi që hetimet ishin shtrirë deri te pllakat e banjos.

Hetimet për Ilir Metën kanë përfshirë mbi 100 vetë, disa shtete dhe dhjetëra biznese.

Për të provuar për shembull që Monila Kryemadhi ka bërë ndërhyrje estetike me para të pista, SPAK nuk ka pse lodhet duke kërkuar prova nëpër klinikat e Evropës; Theshtë të kontraktojë disa ekspertë për të konstatuar se si mjekra dhe nofullat e Monikës janë ngushtuar me kalimin e viteve.

Me Shalsin, SPAK e ka më të thjeshtë, pasi gjurmët e investimeve estetike me para të pista i ka në ballë.

I vetëdijshëm për rrezikun e veprimit të ligjit penal, Shalsi duke se ka nisur të zhbëjë provat.

Muajt e fundit, balli i deputetit ka nisur sërish të zhvishet nga flokët, duke u kthyer në gjendjen e mëparshme.

Nëse shikojmë me vëmendje fotot e Shalsit kur kishte mbjellë flokët para veprimit të SPAK dhe fotot pas veprimit të SPAK, krijohen dyshime të forta se deputeti ka nisur të shkulë flokët që ka mbjellur me para të pista.

Deri në vitin 2018, balli i deputetit Shalsi është pa flokë.

Pas vitit 2018, Shalsi duket me flokë të dendur.

Muajt e fundit, Shalsi ka nisur të shfaqet sërisht me ballin pa flokë si para vitit 2018.

Ose deputeti ka nisur të shkulë flokët nga frika e SPAK-ut ose mbjellja d flokëve nuk ka qenë cilësore dhe pas disa vitesh kanë nisur të bien.