I frikësuar aq shumë nga “KLSH-ja dhe skandalet pa fund që i ka nxjerrë mazhorancës, “Shahisti” propozoi të zhdukin edhe emrin “Kontroll i Lartë i Shtetit, me justifikimin se është një term i vjetruar.
Njëjtë si “Ilo Pinci”, në filmin shqiptar, “Dy herë mat”, “Shahisti” i PS-së, Eduart Shalsi, stërvitet e mendon natë e ditë, për mënyra dhe forma se si të fusë në “dorë” një nga institucionet e vetme që po ju hap telashe, Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Tentativën e tij për të rrënuar KLSH-në, as nuk e fsheh më fare, mesa duket kur merr “bekimin” e “Bablokut” s’ka gjë që të pengon në Shqipëri. Në mbledhjen e sotme të Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, Shalsi shpalosi idenë më të re për të “çarmatosur” KLSH-në. Ai hodhi idenë për një ligj të ri për KLSH-në, i cili sipas tij do të përshtatet me funksionet e reja që do të ketë ky institucion.
I frikësuar aq shumë nga “KLSH-ja dhe skandalet pa fund që i ka nxjerrë mazhorancës, “Shahisti” propozoi të zhdukin edhe emrin “Kontroll i Lartë i Shtetit, me justifikimin se është një term i vjetruar.
“…., disa kolegë parlamentarë na kanë sugjeruar në lidhje me institucione të tjera dhe pse jo, pse jo të hapnim edhe debatin për një ligj të ri për Kontrollin e Lartë të Shtetit, për të përcaktuar edhe një, po themi emërtesë që të jetë sa më e përshtatshme edhe për funksionet e reja edhe për kontekstin e ri. Kontrolli i Lartë i Shtetit quhesh edhe përpara, ka ngelur si term që nga kohët e vjetra”, tha ndër të tjera Shalsi në Komisionin e Ekonomisë.
I bindur për t’i shkuar deri në fund idesë për rrënimin e KLSH-së, Shalsi risolli edhe një herë në vëmendje idenë e një ligji të ri për këtë institucion, teksa shtoi se duhet të hapet sa më shpejt një debat për një nismë të tillë.
“…Pikërisht për të siç e thash hapur edhe një kapitull të ri në raport me kontrollin e Lartë të shtetit. A duhet të hapim një debat për një ligj të ri për KLSH”, tha Shalsi.
Më tej nga pavetëdija, pranoi se si mazhorancë, kanë një vizion se ku duan ta katandisin Kontrollin e Lartë të Shtetit, në mënyrë që të “vjedhin” të qetë.
“Ka qenë më parë një diskutim i tillë, një draft nuk e di, por duhet të shtrohen të gjitha çështjet në mënyrë që të arrijmë aty ku duam”, përfundoi Shalsi./Pamfleti