Ish zyrtari i PD Vesho mallisti duket se dje e ka thithur fort dhe mbi dozën e zakonshme.


Si shkak besohet rreziku në rritje për të shkuar në burg bashkë me administratorin Xhovon për pastrim parash, fshehje të ardhurash, evazion fiskal, falsifikimi, shantazh, gjobëvënie etj. Edhe pse është betuar se nuk do t’a lërë vetëm Xhovon në qeli, në fakt po punon për t’ia lënë burgun atij, ashtu si Meta Monikës, dhe vetë të mbrohet me azilin në Gjermani.

Simptomat e konsumimit të kokainës dhe mbidozës janë të njohura. Por, pasojat mund të jenë sa të paparashikueshme aq edhe groteske kur reflektohen në portale, duke i kthyer në përrenj psikikë, llumi dhe genjeshtrash.

Kontaminimi merr përmasa të tjera kur pusetën mediatike të përroi psikik të Veshos e ndjekin edhe portale të tjera, duke hapërdarë një llumnajë fake news.
Pas disa muajsh ndotje mediatike, mbrëmë, Vesho mallisti, pasi thithi fort një vizë të gjatë, vendosi të ‘arrestonte’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe 18 persona të tjerë, për inceneratorin e Tiranës.

Pasi i ‘firmosi’, masat e sigurisë që nga bllokimi i pasaportave, detyrim paraqitje, arrest shtëpie dhe deri arrest me burg, Vesho i shpalli në teneqen e tij mediatike CNA.
Fake news u përhap këtë herë edhe në disa portale serioze dhe që kanë respekt për publikun dhe të vërtetën.
Kjo detyroi edhe SPAK-un, i cili si rrallëherë, bëri përgenjeshtrim.
“Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:
SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.
Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni“.
Erion Veliaj është kthyer në psikozë për Vesho mallistin pasi Veliaj refuzoi kërkesën e tij për t’i dhënë leje ndërtimit biznesmentit mashtrues Ben Reli (bankomat i Veshos) te Kopshti Zoologiik, vëllai i Veliaj nuk po e financon më Veshon me kompanine Gogel, si dhe Veliaj rrahu me 60 mijë vota vitin e kaluar Belin Këlliçin allias Belo Ezmeri, i cili ka kontraktuar si kronikan të tij pikërisht Vesho mallistin.
Po gjatë ditës së djeshme nga ‘laboratori i kokainës’ së Vesho mallistit ka dalë një tjetër perlë. Vesho akuzonte Top Channel se i vidhte idetë.

Jo vetëm kaq. Ditën e djeshme, Vesho ka vajtuar një lajm rreth ministrit Niko Peleshit, të cilit u deshën 13 vite për të kryer arsimin e lartë. Për këtë raportim Vesho bën përgjegjës Erion Veliajn, i cili nuk pranon t’i japë leje për pallate Ben Relit te Koopshti Zoologjik, pasi nuk e lejon ligji.

E vërteta, Vesho përndjekës i Peleshit deri kur ministri i dha peshk
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, për vite me radhë, ashtu si shumë të tjerë, ka përjetuar bullizimet, përndjekjet, sulmet dhe turbulencat psikike të Elvi Fundos allias Vesho mallisti, i cili këto ditë po përndjek Aldor Ninin, që mbron të drejtat e autorit në Shqipëri.


Pas vite përndjekje, Peshi ndoqi praktikën si shumë kolegë të tij; Thirri Vesho mallistin, i cili kur PD-ja nuk është në pushtet shfaqet si gazetar, ndonëse me shtëpi në Gjirin e Lalzit, vilë në Palasë, kompani në emër të vjehrrës që kanë përfituar para publike, makina luksoze, TV kioskë, pasaportë greke, azilant në Gjermani etj.
Kështu Peleshi nisi t’a zbusë Veshon. Momenti kulminant kur Vesho nga lehës u kthye në lëpirës i Peleshit, ishte kur Peleshi e ftoi për drekë te ‘Pireu Fish Restaurant’, një restorant i njohur pranë Drejtorisë së Higjenës
Në këtë drekë, Peleshi e mbushi Veshon me supë, karkaleca, peshk dhe verë, ashtu siç operuan Arben Ahmetaj e të tjerë me Veshon te Miramare, Sandër nongrata në Palasë apo të tjerë personazhe në Tiranë.
Pasi Vesho hëngri peshkun shtizë te Pireu, Peleshi nisi të ndihej i bezdisur dhe i sikletosur nga lëpirjet e Veshos përmes tenqes mediatike CNA.


Në disa raste, Vesho i lavdëronte të dy në një shkrim, Peleshin dhe Gjergj Lucën, i cili i jep Vesho nga 5 mijë euro në muaj, 2.5 mijë euro te CNA dhe 2.5 te TV dhomë e kuzhinë.

Ministri ishte në siklet të madh kur miq e tij i dërgonin linqet me lëpirjet me neveritshme të Vesho mallistit. Peleshi i kishte dhënë karkaleca që të mos i çante më menderen dhe të ndalonte përndjekjen, jo për të kaluar nga përndjekja në lëpirje, siç edhe Vesho e ka praktikë; o ndotje me leckën mediatike ose lëpirje, nuk ka rrugë të mesme, sjellje kjo tipike e servilëve, personave me psikozë dhe të varur nga kokaina.