Vendimi që Banka e Shqipërisë publikoi në 6 shkurt 2024 për pezullimin e “Micro Credit Albania” është një megamashtrim. Njëlloj si në janar 2023, mediat u njoftuan me “tam – tame” të forta se gangrena e mikrokrokredive MCA u pezullua për një periudhë 1-vjeçare për shkelje të rënda.

Pas një viti denoncimesh publike, batërdie në vjedhje pronash me shkelje të bëra “mullar”, Guvernatori Sejko me sejmenin e tij Deniz Deralla, të pafuqishëm t’i heqin licencën MCA-së, e përkëdhelën me 5 muaj të tjerë “pezullim” deri më 30 qershor 2024.



Në Bankën e Shqipërisë ka rënë bomba. Punonjës të detyruar të firmosin porositë e Drejtorit të Mbikëqyrjes Deniz Deralla, për të shtyrë edhe pak “jetën” e MCA-së, kanë filluar të kërkojnë shpëtim tek media duke dërguar mesazhe anonime.

Informacionet që vijnë janë shokuese, se si funksionon brenda saj Banka e Shqipërisë. Një gjiriz i vërtetë korrupsioni është Departamenti i Mbikëqyrjes që drejtohet nga mafiozi Deniz Deralla, i cili përdor tre persona të besuar për punët e pista, të tjerët zbatojnë porositë me urdhër.

Eljora Basha, Mirjana Goxharaj dhe Enkeleda Kërxhalliu janë tre “mashat” e bindura që përdor Deralla me miratim nga lart.
Kjo e fundit është bashkëshorte e noterit Alket Mançka.
Me Kërxhalliun te “licensimi” jepen licensa mikrobankash pa asnjë kriter, si ajo e gruas së Guvernatorit, “Lendal” apo licensa e fundit që ju shit bisnesmenëve që janë pas “Quadralupe-A” për hapjen e mikrobankës së re me emrin “New Collection”.
Për t’i dhënë 5 muaj kohë MCA-së dhe Final sa të kryejnë operacione transferimi për miliona Euro e prona, punonjësit e caktuar për “mbikëqyrjen” u kërcënuan të mos shkojnë fare në zyrat e MCA-së, madje mos shohin as letrat por t`i firmosin pa i lexuar.
Një punonjës i BSH-së e përshkruan marrëdhënien e Derallës, Ibros dhe Meskutit si njohje të vjetër 15 vjeçare, që po terrorizojnë punonjësit e BSH që s’binden të hedhin firma e falsifikojnë letrat, madje pretendon se Deniz Deralla me Arben Meskutin kanë përgatitur skemën e shitjes së mijëra kredive nga NOA që para 10 vjetësh, kur punonin bashkë në një zyrë tek Opportunity Albania.
Infot nga brenda BSH-së japin të dhëna të shumta për korrupsion, për blerje në shuma të mëdha të dy prokurorëve, një drejtori tatimesh dhe një shefi policie, për të mos prekur skemën e kartelit Sejko-Ibro-Deralla-Meskuti. Skema mbahet në këmbë nga BKT me në krye Arjana Xhafën.

Ministri i Drejtësisë Manja goditi vjet një grup përmbaruesish të korruptuar që bashkëpunonin me BKT dhe Arjanën e “Miellit” të paguar nga Ibro-Meskuti.
Numri i viktimave mund të ketë arritur në 10 000 veta për dy muaj sa mbaroi “mbikëqyrja” te MCA.
Mijëra viktimat e MCA-Final mbahen të bllokuara në degët BKT-së në gjithë Shqipërinë me urdhër të Arjana Xhafës, për t`u grabitur përfundimisht më pas në para e prona nga skema mafioze që është në epilogun e saj në këto 4 muaj deri në qershor, kohë e vyer, që Guvernatori Sejko dhe sejmeni i tij Deralla ja “dhuroi” Ibros dhe Meskutit kur vulosën “pezullimin” e MCA.
Rreth kartelit mafioz mund të lexoni: