Krim & KorrupsionKryesore

Banda e kredive Ibro-Meskuti pagoi një prokurore 60 mijë euro në muaj që të mos i arrestonte, dosja për zhvatjen e 5 shqiptarëve zvarritet prej 3 vitesh, mafia vijon aktivitetin kriminal

Në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë çoi në Prokurorinë dosjen me 700 faqe për klanin familjar dhe mafioz të dyshes Olsi Ibro dhe Arben Meskuti për zhvatje e të paktën 5 mijë familjeve shqiptare me gjoja mbledhjen kredive të këqija.

Dy ‘Sudet’ ushtronin prej 9 vitesh aktivitetin me natyrë mafioze, grabiqare, zhvatëse dhe okulte përmes një klani famëkeq familjar, disa metra larg Ministrisë së Drejtësisë, në ish-godinën e gazetë “Zëri i Popullit”.

Olsi Ibro dhe Arben Meskuti kanë krijuar një rrjet kompanish si Consulting Company, Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max. Grupi i kompanive kontrollohen nga klani familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuberi.

Ministria e Drejtësisë i kërkoi me urgjencë prokurorisë të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur të gjithë anëtarët e klanit STAR për veprat penale të mashtrimit të shimfishtë, mashtrimit me pasoja të rënda, dhpërdorimit të detyrës, përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore etj., për gjithë zinxhirin e krijuar brenda “Qendrës së Biznesit STAR”.

Në dosjen e Ministrisë së Drejtësisë faktohej aktiviteti kriminal i dy Sudeve.

Çfarë ndodhi? 

Klani mafioz i mikrokredive, bleu segmente të organit të akuzës për të mbajtur pezull hetimet, relativizuar zhvatjen përmes shtrëngimit të mijërave qytetarë shqiptarë, për të evituar arrestimet dhe masat e tjera që mund të çonin e ndërprerjen e aktivitetit kriminal.

Me paratë që u kishin zhvatur qytetarëve përmes sekuestrimeve arbitrare, Sudet Ibro-Meskuti kanë paguar një prokurore 60 mijë euro çdo muaj për të mos i arrestuar.

Disa muaj më parë, u arrestuar kryemashtruesi i mikrokredive Arben Meskuti, i cili guxoi të mashtrojë dhe amerikanët për vite me radhë, ku i dhanë Green Card dhe më pas pasaportën, duke e detyruar të betohet para flamurit USA.

Në Nju York u paraqit si djalë jetim lindur në Përmet në 6 tetor të vitit 1980, duke falsifikuar çdo gjurmë të familjes në Tiranë.

Në fakt Arben Meskuti ka lindur në Tiranë në 6 tetor 1978, sipas kartës së identitetit shqiptare që ka NID H81006117C.

Meskuti pagoi dhe doli nga burgu shumë shpejt.

Dosja e mafies së kredive nuk mund të mbyllet. Dosja është zvarritur nga prokurorë të korruptuar, duke mundësuar që Ibro-Meskuti të vijonin aktivitetin kriminal edhe pas kallëzimit të Ministrisë së Drejtësisë.

Deri më tani, numri i shqiptarëve të grabitur po shkon 100 mijë. Dosja penale pritet të shkojë për gjykim pas 3 vitesh, por aktiviteti kriminal i bandës së kredive vijon me intensitet të lartë.

Mund të lexoni 

Mafia e kredive / Kryemashtruesi Arben Meskuti ua “futi” dhe amerikanëve, mohoi edhe prindërit e vet për marrjen e Green Card dhe pasaportës

80 kallëzime për mafien e kredive, ‘Sudet’ Olsi e Elda Ibro tërhoqën një thes me para tek BKT dhe ia mbathën për azil. Sa lekë kanë ndarë me Gent Sejkon?

Guvernatori Sejko pazar me mafien e kredive Ibro-Meskuti, pezullon për 1 vit MCA. Sa ishte ‘gjeli’ për të shpëtuar heqjen e licencës dhe kush është “Espinoza” i Bankës së Shqipërisë

Mafia e kredive / Çifti Ibro “Sudja” e “Xhaferri” kthehen në Shqipëri pasi zbohen nga Franca dhe Gjermania ku kërkuan azil

Skema Meskuti-Ibro, një mega-skandal ende pa ndëshkim. Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postet e fundit

Akuzat e Ramës, SPAK: Ne punojmë me kallëzime dhe jo me deklarata politike! Çështja e Dvoranit është pushuar me kohë

prapaskena

Kryemadhi manovër me 90-vjeçaren për të mjegulluar aferat me vëllain?! Inceneratori i Tiranës e përgënjeshtron: Shpifje e qëllimshme, nuk ka asnjë rast të ngjashëm

prapaskena

Balluku-Gjoka financojnë portale fundërrinash dhe nongratash me para korrupsioni për të sulmuar qeverinë dhe mbrojtur aferat e tyre

prapaskena