Mafia kredive MCA/ADCA shet për një copë bukë pronat e qytetarëve, i blen vetë dhe i rivlerëson, në skenë Yljana Sejfo, karteli Ibro-Meskuti ende të lirë, shteti palë me kartelin kriminal

Investigim

Publikuar: 08/11/2023

Mafia kredive MCA/ADCA shet për një copë bukë pronat e qytetarëve, i blen vetë dhe i rivlerëson, në skenë Yljana Sejfo, karteli Ibro-Meskuti ende të lirë, shteti palë me kartelin kriminal

Skandalet nuk kanë të sosur dhe vetëm thellohen përballë shtetit dhe drejtësisë që nuk reagon, duke u bërë palë me mafien më famëkeqe të kredive që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

Karteli mafioz i mikrokredive mban emrat famëkeqë të Olsi Ibro, Elda Ibro dhe Arben Meskuti. Të tre kanë vite që punojnë makinerinë e tyre “piramidale” MCA-ADCA-FINAL duke mashtruar e vjedhur shqiptarët, sidomos nga periudha e pandemisë, kur nëpërmjet shantazhit me banka, arritën të vjedhin miliona euro.

Kur në fund xhepat e viktimave shteruan sa ju shtrydhën edhe kacidhet e fundit, mafiozët ju morën edhe pronat, shtëpitë.

Një masakër e vërtetë imobiliare llogaritet të jetë bërë me pronat e grabitura nga MCA-ADCA-FINAL përgjatë 2023.

Apartamente, troje, toka, dyqane të shqiptarëve të gllabëruara e shitura për “një çap bukë” në gjithë Shqipërinë.

Skema Ibro-Meskuti funksionoi perfekt me ndihmën e disa përmbaruesve privatë, pjesë e skemës kriminale.

Këta të fundit “shitën” në ankande mijëra prona pa njoftuar asnjë pronar.

Në fakt shitja ishte një reng për t`i marrë në pronësi MCA, Olsi dhe Elda Ibro.

Pronat u vlerësuan nga një vlerësuese fiktive me emrin Yljana Sejfo, më pas përmbaruesi i nxirrte në shpallje nëpër stenda gjykatash nëpër gjithë Shqipërinë që të krijonte përshtypjen e një ankandi të rregullt.

Ankandet ishin fiktivë dhe me çmime qesharake me qëllim që t`i merrte vetëm MCA.

Shtëpi, apartamente me vlera 1, apo 2, 3 milionë lekë. Toka në fshatrat e bregdetit vetëm për 300, u grabitën nga Olsi dhe Elda Ibro para se t`i marrin në pronësi të tyre dhe më pas t`i shesin me çmime reale.

Këto çmime në shpalljet e “ankandeve” nëpër gjykata, nuk vranë as sytë as vëmendjen e shtetit që përsëri i përcolli në Rinas, Olsi dhe Elda Ibron bashkë me 4 fëmijët e tyre dhe valixhet plot.

Fëmijët e mijëra të mashtruarve nga skema Ibro-Meskuti, janë viktimat e një kategorie të re të pastrehësh që do krijohet në Shqipëri.

Arratisja e çiftit mafioz

Në tetor 2022, Olsi dhe Elda Ibro të mafies së kredive MCA u arratisën me një “thes bitcoin” me 40 milionë Euro në drejtim të Francës, bashkë me katër fëmijët e mitur.

Paratë u janë zhvatur mijërave familje shqiptare. Skemës së zhvatjes nuk i kashpëtuar as Luiz Ejlli.

Autoritetet franceze nuk pranuan azilin e çiftit mashtrues. Nga ana tjetër, Arben Meskuti u arrestua në korrik 2022 në Tiranë me pasaportë falco amerikane, por u lirua me procedurë dhe vazhdon të jetë në “hetim” nga prokuroria.

Me liri të “blerë” shtrenjtë Meskuti i ADCA vazhdon mashtrimin e mijëra viktimave me firmën mikrofinancë Final.

Meskuti raportohet nga punonjës banke se ka tërhequr mbi 500 mijë euro nga korriku deri në dhjetor 2022.

Vetëm nga një pikë e BKT-së me ndihmën e një drejtoreshe Meskuti ka tërhequr 100 mijë euro një ditë para se të pyetej në prokurori.

Me gjysëm milion euro në xhep dhe mbi 100 kallëzime penale në “kurriz”, mafiozi Meskuti, ia del për të mos pasur asnjë problem e të vazhdojë mashtrimin me mikrokredi në emër të Final simotrës së Iute Credit Albania.

Pas vitit të ri, në fushën e një mashtrimi gjigand që kalon 100 milion eurot (më shumë se 10 afera inceneratorësh bashkë), kanë mbetur me mijëra viktima të një megamashtrimi të organizuar financiar, me dirigjentë dy mafiozët Ibro-Meskuti, të cilët janë “pezulluar” nga një vendim mafioz pezullimi nxjerrë nga bankierët Sejko-Derralla.

Pritet ne shumë interes se si SPAK do e lexojë këtë vendim të Sejko-Derallës në erën “Dumani”.

Pritet të shihet se si do të kapet “thesi” i parave konvertuar në bitcoin bashkë me pronat e vjedhura e të tjetërsuara nga mafjozët Ibro-Meskuti.

Punonjësit e bankës të tmerruar nga afera gjigande “100 milion”, refuzojnë të flasin publikisht.

Vetëm murmurisin korridoreve se asgjë s’do ndodhë, ashtu si gjithë këto vite që kaluan, në fund do ta “hajë” pak vetëm Andis “kamarier” Gjoka, administrator i MCA, i kompanisë që u “pezullua” nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Sejko e ndaloi me vendim kompaninë mashtruese MCA, që për 365 ditë të mos lejohet të blejë asnjë gjel deti.

Implikimi i Sejkos 

Vjedhjen e miliona eurove dhe shkatërrimin e mijëra familjeve shqiptare nga “firma piramidale” Micro Credit Albania, Guvernatori Sejko e doroviti me një pezullim, ditën e Vitit të Ri kur publikoi vendimin nr. 5689, datë 29.12.2022 për “Pezullimin” e MCA.

Vendimi me nr. 5689 i datës 29.12.2022 është mashtrim. MCA-së nuk iu hoq licenca, as nuk pësoi revokim license sipas gjuhës së bankierëve.

Guvernator Sejko u kujdes me letra ta përkëdhelë vetëm me një “pezullim” të vockël MCA-në, në kulmin e urrejtjes popullore, për të mos e lënë të “blejë” kredi për një vit.

Nga ana tjetër, kompania MCA mund të vazhdojë pa limit megamashtrimin pa asnjë pengesë, tashmë me aleat vetë Guvernatorin.

Guvernatori Sejko me “pezullimin” e MCA e lejon këtë të shesë kreditë, e lejon t’i ristrukturojë ato, duke mashtruar njerëzit njëlloj si më parë, për tani më keq akoma e lejon MCA-në të vazhdojë gjëmën me përmbarim, duke i dhënë për këtë aksion një alibi të shkruar publike, siç është vendimi 5689.

Burime nga brenda Bankës së Shqipërisë, tregojnë për një lojë të rëndë që Guvernatori Sejko dhe drejtori që mbikëqyr bankat Deniz Derralla luajtën së fundi me pezullimin e MCA.

Punonjës të detyruar të firmosin raporte fiktive që të mos dalë mashtrimi gjigand, kanë filluar të “pëshpërisin” duke treguar të dhëna bombastike.

Ortaku pa letra i dyshes Meskuti-Ibro është vetë drejtori i mbikëqyrjes së bankave Deniz Deralla.

Drejtorin Deralla e thërrasin “Espinoza” i Bankës së Shqipërisë. I ngarkuar me mision të mbajë kontaktet me dyshen mafjoze Ibro-Meskuti, punonjësit e bankës tregojnë për dhjetra takime intensive të të treve në skutat e Tiranës dhe Durrësit.

Disa punonjës janë kërcënuar të mos flasin për çfarë kanë pare te zyrat e MCA-FINAL, apo çfarë janë detyruar të firmosin.

Ka dy vjet që departamenti mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë zbaton “terrorin” e drejtor Derralla kur ky merr urdhrat nga “drejtor” Meskuti.