Mafia e mikrokredive ka nisur aksionin final për të shitur pronat e shqiptarëve hallexhinj debitorë në fshehtësi dhe pa i informuar askënd.

Po shiten shtëpi sa një celular, toka sa një pale këpucë, të gjitha si pasojë e ekspertimeve fiktive që bën Yljana Sejfo e Studio “Load”.

Yljana me “Load” e saj Nipt K31908018P duket serioze me një aktivitet që e ka nisur që në vitin 2001, e regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.26075, dt.09.07.2001. Pas kaq viteve ekspertiencë, Yljana u peshku nga banda Ibro-Meskuti. I thanë, tani do bëhesh biznesmene vetëm do japësh me “qera” vulën e ekspertes me nënshkrim elektronik.

Lehtësitë tekonologjike bashkëkohore si nënshkrimi elektronik dhe google earth i mundësuan bandës që bashkë me Yljanën të prodhojnë raporte standarde fiktive, duke vlerësuar “online” pasuritë e paluajtshme të qytetarëve pa shkelur kurrë në terren, kundrejt pagesës 20 000 lekë +TVSH për raport vlerësimi.

Yljana ka shitur vulën e ekspertit për 200 mijë lekë për të falsifiku rreth 2000 raporte vlerësimi të tokave apo apartamenteve që mbajnë nënshkrimin e saj. Ky është një mashtrim gjigand po të llogarisësh se sa kapacitet fizik dhe kohor duhet për vlerësimin e mijëra pronave në terren.
Por ekspertja e vjetër është bërë pjesë e marifeteve të reja duke vulosur zhvatjen e qytetarëve në shkelje të rëndë të parimeve të punës së një eksperti të vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Nga ana tjetër banditët Olsi-Meskuti kanë rekrutuar për skemën e tyre “ankandi” përveç kamikazes Yljana Selfo edhe disa punonjës gjykatash e bashkish në gjithë vendin për të shpallur ankande fiktive pasi ato nuk bëhen realisht asnjëherë.
Pronat i merr mafia MCA-Final me pronësi, më pas i shet përsëri ose i thërret viktimat t’jua dhurojë me gjysëm ose çerek çmimi.
Prej disa muajsh SPAK po “vëzhgon” pelivanët Meskuti-Ibro deri ku shkon fantazia e tyre e pashtershme dhe dëmi publik, deri tani me vjedhjen e mbi 60 milion eurove prona dhe para nga shqiptarët që besuan në mrekullinë e kredisë dhe mikrokredisë.