Televizioni i Familjes Berisha (Syri Tv) u çoi një mesazh shumë biznesmenëve që të reklamonin biznesin e tyre gjatë intervistës së Arben Ahmetajt kundër Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Altin Dumanit.

Në mesazhin dërguar bizneseve thuhej se audienca do të ishte shumë e lartë për shkak të akuzave të Arben Ahmetajt, paralajmëruar dy ditë para nga Çim Peka, i cili ditët e fundit ka blerë edhe një AUDI 160 mijë euro, krahas makinave të tjera dhe vilës te Kodra e Diellit, edhe pse në letra rezulton me rrogë 80 mijë lekë të reja në muaj.
Disa biznesmenë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të reklamuar bizneset e tyre në intervistën kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt, transmetuar nga Syri Tv, një televizion i Familjes Berisha, me administrator mëkëmbësin e Shkëlzenit, Gaz Spahia.
Konkretisht, mes biznesmenëve që reklamoi biznesin e tij gjatë intervistës së Ahmetajt kundër Ramës dhe Veliajt, ishte edhe Skifter Picari, pronari i qendrës së arredimit Prestige Home.
Tarifës së re për reklamim në TV Shkëlzeni i është përgjigjur edhe Delta Home, një nga kompanitë më të mëdha të arredimit, me pronar Luan Muça.
Fuad dhe Agron Haxhiymeri, pjesë e kartelit të miellit, gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës për pazare dhe dallavere, kanë reklamuar miellin Prima gjatë intervistës së Ahmetajt nga Zvicra, në kërkim për pastrim parash dhe korrupsion.
Nuk ka munguar as reklama e IuteCredit, që jep kredi me interes deri në 300 %, pjesë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë. IuteCredit kontrollohet nga miliarderi rus Oleg Boyko, i afërt me Putinin. IuteCredit në Shqipëri (në Kosovë e kanë dëbuar), administrohet nga Akan Ajdini, kunati i gazetarit Blendi Fevziu.
Tek Tv Zeni ose Tv Rithemelimi, që lufton kundër SHBA dhe SPAK, gjatë intervistës së Ahmetajt kanë reklamuar kafen Mon Cheri biznesmenët Juxhin Balliu dhe Julian Balliu.
Gjatë intervistës së Tigrit, me ‘bombat’ ndaj Ramës dhe Veliajt, reklamuan edhe biznesmenët Dhimo Voko dhe Kleon Voko, pronarë të kompanisë Petal.
Biznese të tjera që u shfaqën gjatë intervistës së Tigrit kundër Ramës dhe Veliaj janë: Hidrosanitare Terolli, Advanced, Rivaldi Style, Wise Visa, Mia, ATC, Venue, SI-UK etj.
Si për ironi, gjatë hapësirës për reklama, u shfaq edhe një një subjekt me emrin ‘SPAK‘, emër i cili sot përfaqëson makthin më të tmerrshëm dhe armikun më të madh për Familjes Berisha, njëherësh frikën për politikanët e korruptuar, oligarkët dhe figurat e krimit, por nga ana tjetër shpresën më të madhe për shqiptarët për ta bërë Shqipërinë një vend normal evropian, për shembjen e murit të mosndëshkimit dhe për barazi para ligjit. Ndoshta emri i kësaj kompanie i ka shpëtuar syrit të Familjes.
Reklamat e shumta në televizionin e Berishës që lufton kundër SPAK dhe SHBA-ve, por edhe kundër qeverisë, rrëzojnë retorikën e Rithemelimit për një regjim dhe diktaturë në Shqipëri.
Reklamimi i bizneseve në një intervistë ‘bombastike’ kundër kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, është në fakt tregues i demokracisë, pasi konfirmon se biznesmenët nuk kanë frikë të mbështesin financiarisht kundërshtarin e pushtetit, pasi nuk i tremben hakmarrjes së pushtetit.
Madje përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pronave publike në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, janë edhe financuesit kryesorë të Syri Tv, tregues ky i një shkalle të lartë demokracie ose i ndonjë flirti mes pushtetit dhe Rithemelimit.
Bashkim Ulaj
Bashkim Ulaj, një klient solid i Familjes Berisha, financon në vijimësi Zenin Tv, ndërsa tek pallati i tij në Rrugën Mustafa Matohiti banojnë Berishët. Ulaj ka përfituar mbi 1.3 miliardë euro koncesione dhe tendera nga pushteti i Edi Ramës, duke e dituar se Ulaj është mbulesa e Familjes Berisha. Me emrin e tij lidhen përfitime marramendëse gjatë qeverisjes së PD, që nga licencat për fabrika çimentoje, hidrocentrale, parkingje, koncesione, tendera për ndërtim rrugësh, çarjen e të gjitha rrugëve të Shqipërisë për shtirë linjat private optike, leje për pallate etj. Por, Bashkim Ulaj është përfituesi i më i madh i parave dhe pasurive publike gjatë pushtetit të Rilindjes. Ulaj përlau edhe 32 milionë euro tendera me letra false me kompaninë DH Albania, duke mashtruar se ishte degë e një kompanie amerikane, ndërsa i shpëtoi ndëshkikit. Koncensionin
Shkëlqim Devolli
Biznesmeni i monopoleve dhe interesave të fuqishme në Kosovë, Shkëlqim Devolli, i paguan haraç Sali Berishës çdo muaj, pasi ky i fundit e kërcënoi disa muaj më parë. Devolli ka nisur shtrirjen e bizneseve në Shqipëri. Pasi Berisha nisi ta akuzonte dhe kërcënonte, Devolli nisi të paguante te Zeni Tv. Që kur nisën pagesat, Berisha nuk e përmend më.
Fakte, lidhje dhe rrethana
Sali Berisha nuk i përmend kurrë as përfituesit e mëdhenj të parave dhe pasurive publike si Shkëlqim Fusha, Lenc Gjikuria që punon për Sandër Frangajn, Geront Çela, Pëllumb Salillari, Paulin Gega, Sadik Ismailaj etj. Ka dyshime se këta oligarkë paguajnë cash çdo muaj tek Shkëlzen Berisha.
Janë mbi 50 biznesmenë që financojnë TV Zenin, të cilët marrin leje, licenca dhe fonde publike nga pushteti i Rilindjes.
Këtu po flasim vetëm për pagesa zyrtare përmes bankës dhe jo për paratë cash, prona, vila dhe apartamente që Familja Berisha ka marrë drejtëpërdrejt apo në mënyrë të kamufluar nga klientët e pushtetit të Rilindjes.
Deri në shtator vitin 2021, kur Berisha shpalli tradhtar Lulzim Bashën, rreth 100 biznesmenë, shumica përfitues të parave dhe pronave publike, paguanin rregullisht me fatura te kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, për shërbime të sajuara. Shumica e tyre sot nuk paguajnë më tek Erion Isufi, por te TV Shkëlzeni.
Bëhet fjalë për kontrata zyrtare, fatura dhe transaksione. Ky fakt tregon se lufta mes Bashës dhe Berishës për kontrollin e PD ka efhe një prapavijë financiare. Më shumë se sa për të ardhur në pushtet, lufta bëhet për të pasur monopolin e opozitës. 10 vitet e fundit kanë treguar se mund të pasurohesh më shumë kur je në opozitë se sa në pushtet.