Prapaskena

Krim & Korrupsion

Bledar Shella ‘matrioshka’ e oligarkut të Putinit në krye të Shoqatës së Bankave në Shqipëri, oktapodi OTP dhe KGB-ja në tregun bankar shqiptar

Publikuar: 07/12/2023

Në fund të muajt maj 2023, rizgjedhja e Bledar Shellës në krye të Shoqatës Shqiptare të Bankave, kaloi si një lajm rutinë.

Bledar Shella është drejtori i përgjithshëm i Bankës OTP Albania, pas të cilës qëndron oligarku rus Megdet Rahimkulov, një nga njerëzit më të besuar të Vladimir Putin, me lidhje të hershme dhe të forta me KGB, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa qeveria e Tiranës ka ‘ulur brekët’ përballë nevojës për para dhe Shërbimi Informativ Shtetëror duket në gjumë, nuk është rastësi që Bledar Shella, i besuari i oligarkut rus në krye të OTP Bank, të rikonfirmohej në krye të Shoqatës së Bankave në Shqipëri.

Bledar Shella është mëkëmbësi i oligarkut rus Megdet Rahimkulov, pjesë e listë së zezë së SHBA, si një personazh i rrethit të Vladimir Putin, që shtrin tentakulat dhe zbaton politikat e Putinit për të ndërhyrë dhe trazuar vendet pro Perëndimit, si një personazh që ka menaxhuat asetet e KGB-së etj.

Përmes OTP dhe mëkëmbësit Bledar Shella, shërbimet ruse kanë depërtuar dhe kanë akses në institucione publike dhe kompani private, në llogaritë e mijëra shqiptarëve.

Përmes OTP me drejtor Shellën, shërbimet ruse kanë rekruar dhe paguajnë me rroga të majme familjarë të politikanëve shqiptarë, të zyrtarëve të lartë, të ish ministrave, ish deputetëve etj.

Oligarku rus bleu për 55 milionë euro, 100 për qind të aksioneve të bankës greke Alpha Bank, e cila më pas u shkri me OTP Bank.

Rrethi i oligarkëve të Putinit kontrollin edhe One Albania, Kredo.al, Iute Credit etj.

Si e blenë rusët Bankën Popullore

OTP Albania është transformimi i Bankës Popullore, e cila në vitin 2010 ndryshoi emrin në Banka Societe Generale Albania. Aksionerë ishin një grup biznesmenësh shqiptarë.

Në mars të vitit 2019 u shfaq kompania OTP Bank Nyrt e grupit hungarez, duke blerë bankën Societe Generale Albania, e cila më pas ndryshoi emër në OTP Bank Albania.

OTP Bank Nyrt, pronarja e OTP-Albania zotërohet nga kompanitë Hungarian Oil and Gas Company Ltd (MOL); Kafijat Ltd; OPUS Securities SA dhe Gopama Gan Vie SA.

Oligarku rus Megdet Rahimkulov është pronari i kompanisë “Kafijat Ltd”, e cila është aksionerja e dytë e “OTP-Albania”.

Por, raportime mediatike rajonale, e lidhin Rahimkulovin edhe me kompaninë “MOL”, aksioneren kryesore të bankës “OTP-Albania”.

Portali informativ “linx.crji.org”, në një artikull të 30 Gushtit 2018, me titull “MOL dhe OTP, Kukullat Matrioshka Hungareze”, shkruan se “MOL Group”…është një tjetër kompani, në të cilën ndërthuren interesat ruse dhe të oligarkut Rahimkulov”.

Për të forcuar këto lidhje, portali i rikthehet ngjarjeve të zhvilluara në mesin e viteve ’90. Në atë kohë, kompania shtetërore ruse e naftës “Gazprom” u bashkua me “MOL Group” dhe krijuan “Pan-rus-gas”. Miliarderi Megdet Rahimkulov zotëronte 10% të “Pan-rus-gaz” dhe u emërua Drejtor Ekzekutiv i saj.

Në një tjetër zhvillim biznesi, “Gazprom” bleu “Altalanos ErtekForglami Bank” (AEB), e cila ishte në pronësi të Rahimkulov. Më pas, miliarderi rus e ribleu këtë bankë nga “Gazprom” dhe ua shiti personave të tjerë. Për një periudhë të shkurtër kohore, Rahimkulov ishte përfaqësuesi i “Gazprom” në Budapest.

Gjithnjë sipas portalit “linx.crji”, në vitin 2007, media hungareze raportoi se Rahimkulov, paratë e fituara nga shitja e bankës “AEB”, i investoi në blerjen e aksioneve të kompanisë hungareze të Naftës dhe Gazit- “MOL”, e cila kontrollohet në pjesën më të madhe nga Shtetit Hungarez. Po ashtu, ai bleu edhe aksione të “OTP-Bank Nyrt”, e cila gjithashtu ka aksione tek “MOL”.

Agjencia “linx.crji” citohet të raportojë se “Po në vitin 2007, grupi hungarez i studimeve gjeopolitike, “Stratfor George Friedman” siguroi një e-mail të brendshëm, të marrë nga burime diplomatike, ku flitej për interesat ruse tek Kompania Hungareze e Naftës dhe e Gazit- “MOL”.

Ky e-mail, sipas agjencisë “linx.crji”, u bë publik në atë që quhet “Wiki-leaks”. “Pjesa më e madhe e aksioneve të MOL është në duart e rusëve”, thanë burimet diplomatike për “Stratfor George Friedman”, shkruan kjo agjenci.

“Ne mund të themi se interesat ruse kanë arritur në nivelin e 50%. MOL ishte goditja e parë e Rusisë, e dyta do të jetë OTP, banka më e madhe në Hungari”, shkruanin në atë dokument burimet diplomatike, në vitin 2007, cituar nga “linx.crji”.



Më të lexuarat