Kush është ‘Fratelo’ që priti Arben Ahmetajn në Londër, pazaret, fshehje pasurie, 90 milionë euro para publike dhe pastrim parash

Krim & Korrupsion

Publikuar: 15/07/2023

Kush është ‘Fratelo’ që priti Arben Ahmetajn në Londër, pazaret, fshehje pasurie, 90 milionë euro para publike dhe pastrim parash

Arben Ahmetaj ia mbathi drejt Greqisë dhe përfundoi në Londër për t’i shpëtuar arrestimit nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për të çorientuar autoritet, Ahmetaj preu një biletë për në Milano dhe më pas nisi një nga telefonat e tij drejt Kanadasë.

‘Frateloja’ që priti dhe po kujdeset për Ahmetajn në Londër, në këto ditë të vështira për të, është biznesmeni Klodian Allajbeu, emri i të cilit çuditërisht nuk ka dalë ende në dosjen e SPAK-ut për aferat korruptive të Ahmetajt. 

Themi ‘çuditërisht’ pasi Allajbeu është një nga ortakët e Tigrit në disa afera me pasuritë dhe paratë publike. Allajbeu i mbulon Ahmetajt edhe një apartament tek pallati pranë Digës së Liqenit si dhe një apartament me vlerë mbi 1 milionë euro në Londër.

Një burim për Prapaskenën tha se Allajbeu po shoqëron Tigrin në Londër, duke i prezantuar biznesmenë, kumarxhinj dhe ndoshta edhe nga ato që janë dobësia më e madhe e Tigrit.

Allajbeu, i njohur si ‘pupac’ i Familjes Berisha dhe i përfshirë në pastrimin e parave të Shkëlzenit me fabrikën e boronicave në Gërdec, ka fije të forta lidhëse në prokurori dhe gjykata.

Falë këtyre lidhjeve, Allajbeu i ka shpëtuar ndëshkimit për vjedhjet me koncensionin korruptiv të hemodializës, ndërtimet pa leje, zaptimin e pronave dhe godinave publike me zgjerimin e Spitalit Amerikan, me monopolet në tregun agro ushqimor, tenderat në Shëndetësi etj.

Abuzimet janë dokumentuar nga institucionet ligjzbatuese shqiptare, ndërsa disa muaj më parë arriti të riblinte spitalin e vet (Spitali Amerikan) për 24 milionë euro, duke futur në lojë bankën OTP që kontrollohet nga një oligark pranë Vladimir Putin.

Krahas koncensionit korruptiv të dializës, me vlerë rreth 86 milionë euro, ku sipas KLSH-së merr paratë publike pa kryer shërbimin, Allajbeu merr miliona euro para publike përmes kompanisë ‘MSE”, të cilën e kontrollon përmes Arbën Teqjas dhe Ilda Tërshana, si dhe përmes kompanisë Evita.

Vetëm përmes kompanisë Evita, Allajbeu ka përlarë rreth 30 milionë euro tendera klientelistë, pa llogaritur dhjetëra milionë euro që merr me kompani të kamufluar në emrin e zarave të tij.

Allajbeu është gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës me 400 milionë lekë për abuzim me pozitën monopol në kontrollin e Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës, me anë të kompanisë EKMA-Albania, por arriti t’a bllokonte ekzekutimin e gjobës duke korruptuar përmbaruesin e arrestuar, Alban Ruli.

Gylenisti i Bablokut ka shtirë tentakulat në resorte, asgjesim të mbetjeve spitalore me tenderat që i merr përmes zarit të tij, Arbër Teqja, fruta pylli me Shkëlzen Berishën, peshkim, ndërtim, energji elektrike etj., gjithnjë duke korruptuar pushtetarët, institucionet dhe segmentet e drejtësisë.

Kur ishte ministër i Ekonomisë dhe më pas i Financave, por edhe pasi e shkarkoi Edi Rama, Ahmetaj e ka favorizuar Allajbeun me kontrata korriptive në dëm të pasurive publike, për të cilat do të flasim në vijim.

Mund të lexoni 

Manovrat e Allajbeut/ Blen spitalin e vet Amerikan për 24 milion euro, a duhet të nis hetimi për pastrim parash?!

Sinjalizim për SPAK / Manastirliu do t’i japë zarit të Allajbeut (Arbër Teqjas) tenderin 7 milionë euro të mbetjeve spitalore. Pjesë e pazarit 2 milionë euro edhe Joana Duro

Oligarku Allajbeu, lë pa ujë banorët e fshatit dhe ua jep kuajve te “Equos Resort”

Pjesë e “listës gyleniste”, Allajbeu manovra me aksionet e televizionit Abc News

Shqipëria ‘digjet’, Klod Allajbeu ‘krihet’, 18 milionë euro fitime në vitin 2021 me monopolin e spitalit privat dhe koncensionin korruptiv të hemodializës

Si tentoi Klod Allajbeu të blinte gazetarët që të mos raportonin për vjedhjet me koncensionin korruptiv të dializës, po kalon në llogari paratë publike pa kryer shërbimin

Janis Karathano dhe Klod Allajbeu korruptojnë drejtorin Kristo Racën? Halldupi i ‘gjakut’ dhjetëra milionë euro tendera me famuj korrupsioni për dy oligarkët

Drejtori i Spitalit Gjirokastrër sabotoi dializën për të favorizuar Klod Allajbeun, të gjithë në shërbim të oligarkut

Skema / Ja si ‘piranja’ Klod Allajbeu përlau 1.15 miliardë lekë pa bërë asgjë, në lojë 3 gjykatës. SPAK ende hesht

Si doli emri i Klod Allajbeut në korrupsionin e Zimbabve, lidhja e fortë me Alqi Bllakon