Drejtori i Spitalit Gjirokastrër sabotoi dializën për të favorizuar Klod Allajbeun, të gjithë në shërbim të oligarkut

Investigim

Publikuar: 16/06/2022

Drejtori i Spitalit Gjirokastrër sabotoi dializën për të favorizuar Klod Allajbeun, të gjithë në shërbim të oligarkut

Të gjithë në shërbim të pasurimit të oligarkut Klodian Allajbeu në kurriz të shqiptarëve.

Drejtori Spitalit të Gjirokastrës Solol Feruni, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka sabotuar shërbimin e dializës në sektorin publik, me qëllim që ky shërbim të ofrohet nga kompania e oligarkut Klodian Allajbeu, sigurisht me kosto më të lartë.

Prapaskena mëson se Feruni nuk ka zbatuar rekomandimin e autoriteve shëndetësore për marrjen e masave për përmirësimin e kushteve për ofrimin e dializës për të sëmurë me veshka.

Drejtori ka degraduar më tej këtë shërbim, duke krijuar kushtet që të ofrohet nga Klod Allajbeu.

Nuk dihet nëse drejtori Spitalit të Gjirokastrës Solol Feruni ka marrë ndonjë direktivë korruptive nga Orgeta Manastirliu apo ndonjë shumë të majme nga oligarku, por gradualisht shërbimi i dializës po kalon në duart e oligarkut Allajbeu.

Skandali është konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të veorimtarisë së Fondit të Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shendetësor, një nga organet më të denoncuara në Shqipëri për afera të larnishme korruptive.

Në raport ndër të tjera thuhet se “FSDKSH në vijim ka dërguar në MSHMS
informacion mbi ofrimin e shërbimit mjekësor të paketës së dializës në Spitalin Rajonal Gj… ku ka referuar mangësi të evidentuara gjatë inspektimit të kryer si dhe ka referuar detyrat e lëna Drejtorisë së Spitalit Rajonal Gj… për marrjen e masave në kryerjen e të gjitha ekzaminimeve sipas protokollit mjekësor dhe përmirësimin e ambienteve fizike të qendrës së dializës për të siguruar kushte optimale të ofrimit të shërbimit mjekësor për pacientët. Konstatohet se në lidhje me këto kërkesa për kryerjen e investimeve nuk janë realizuar duke qenë se FSDKSH financon
vetëm aktivitetin operativ të spitaleve, ndërkohë që investimet kryhen nga MSHMS. Në vijim me Urdhër nr. 450/1 datë 14.12.2020 nr. prot. 8723 FSDKSH datë 16.12.2020 “Mbi shërbimin e hemodializës në Spitalin Rajonal Gj” nga MSHMS është urdhëruar mbyllje/pezullim të shërbimit të hemodializës në Spitalin Rajonal G…j dhe sistemimi i pacientëve në spitalin jo publik të licencuar dhe kontraktuar në Gj nga FSDKSH. Përsa më sipër konstatohet se nuk janë marrë masa për ofrimin e shërbimit në Spitalin Rajonal Gj… si pasojë e moskryerjes së investimeve dhe për rrjedhojë të gjithë pacientët janë dërguar për ofrimin e shërbimit në dhënës privatë të shërbimit shëndetësor, duke mos ezauruar plotësisht kapacitetet në dhënës publikë të shërbimit shëndetësor“.

Implikime të tjera

SPAK sekustroi dosjen e koncensioneve abuzive të Check-up dhe sterilizimit, por çuditërisht nuk tërheq letrat e koncensionit skandaloz të hemodializës, ku Klod Allajbeu ka marrë miliona euro nga arka e shtetit pa bërë asgjë.

-Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për monopolin e dyshuar të Klod Allajbeut në tregun e shërbimit shëndetësor privat, por në raportin e hetimit zhduk emrin e Spitalit Amerikan, pikërisht subjektin objekt hetimi.

-Kupola e Ministrisë së Shëndetësisë, në vend të përmirësimit të shërbimit shëndetësor publik, është e agazhuar në mbrojtjen e interesve të oligarkut, në kopsitjen e letrave të tenderave, zgjerimin e shërbimeve në duart e Klodit dhe mbulimin e abuzimeve të tij.

-Mbi 10 milionë USD ka marrë Allajbeu vetëm përmes tre tenderave të dyshimtë, me garë formale dhe pa garë fare, por gjithnjë me ofertë gati sa fondi limit, për furnizim me maska.

-Një rreth prokurorësh, gjyqtarësh dhe deri tek përmbaruesit janë përfshirë në veprime arbitrare dhe vendimarrje korruptive në mbrojtje të interesave të Klod Allajbeut.

1.15 miliardë lekë pa nisur shërbimin

Shoqëria koncesionare e ofrimit të shërbimit të dializës në disa rajone të vendit ka përfituar më shumë se 115 milionë lekë ose rretj 1.1 milonë USD pagesa për shërbime të pakryera.

Pas kompanisë qëndron oligarku Klodian Allajbeu.

Një auditimi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka evidentuar se shoqëria koncesionare ka arritur të përfitojë pagesa për shërbimin e dializës në dy rajone të vendit, për periudha kur shërbimi në rajonet në fjalë nuk ka ekzistuar.

Përfitimi i pagesës është mundësuar falë një vendimi të formës së prerë të marrë nga Gjykata Administrative e Apelit.

Mosmarrëveshja midis FSDKSH dhe koncesionarit lidhet me datën e fillimit të pagesës për qendrat e dializës në rajonet Korçës dhe Elbasanit, ku Fondi ka zbatuar si datë të fillimit të pagesës, datat e njoftuara zyrtarisht nga MSHMS, për fillimin e aktivitetit në secilën prej qendrave, përkatësisht për Rajonin e Elbasanit më datë 27.03.2017 dhe për Rajonin e Korçës më datë 21.04.2017.

Koncesionari ka pretenduar që pagesat duhet të fillojnë që nga data 1 nëntor 2016 (sipas kontratës së koncesionit), pavarësisht se shërbimi nuk ka ekzistuar: pra, për periudhën 01.11.2016-27.03.2017 për Rajonin e Elbasanit dhe 01.11.2016 -21.04.2017 për rajonin e Korçës.