Ftojmë SPAK të verifikojë komunikimet, lëvizjet në llogaritë bankare, udhëtimet, paratë cash në banesë, makinat, pasuritë e paluajtshme etj., të drejtorit të Qendrës Kombetare e Transfuzionit te Gjakut, Kristo Raca, i cili ka firmosur rreth 30 tendera me flamuj të kuq korrupsioni, me vlerë dhjetëra miliona euro, për dy oktapodët e gllabërimit të parave publike në shëndetësi.
Bëhet fjalë për oligarkët Klod Allajbeu dhe Janis Karathano, përfituesit e dy koncesioneve korruptivë në shëndetësi, me vlerë rreth 200 milionë USD, atë të dializës dhe laboratorëve në 18 spitale.
Krahas dy koncesioneve simbol i korrupsionit në shëndetësi, Klod Allajbeu dhe Janis Karathano janë bashkuar duke përlarë miliona euro, përmes tenderave klientelistë dhe pa garë, me anë të dy kompanive Evita dhe Pegasus.
Dyshja që vijon prej vitesh t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor, ka arritur të fusë në lakun e interesave financiare private edhe drejtorin Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Kristo Raca, një personazh në hije, por që luan dhe kanalizon shuma të mëdha parash publike.
Prapaskana ka parë një dosje, sipas të cilës drejtori Kristo
Në vitin 2021, Kristo Raca ka firmosur tre tendera për Klod Allajbeun dhe Janis Karathanon, me vlerë 1.4 milionë USD, po aq sa fondi limit, për blerje kite reagene për testimin me metoden NAT. Tenderi i datës 10 shtator 2021 është me fond limit 70 770 000 lekë, ndërsa oferta fituese dy oligarkëve është 70 770 000 lekë, aq sa fondi limit, pa ndryshuar qoftë edhe një qindarkë.
Të tre tenderat karakterizohen nga mungesa e konkurrencës, rrjedhimisht nga paracaktimi, duke ngritur dyshime për një skemë klienteliste të mbyllur mes Klod Allajbeut, Janis Karathanos dhe drejtorit Kristo Raca, me qëllim vjedhjen e parave publike.
Në të njëjtën formë, Kristo Raca ka firmosur një tjetër tender për dy oligarkët, me fond limit rreth 680 mijë USD, aq sa edhe oferta fituese.
Me urdhër apo në kokën e tij, kjo mbetet për t’u parë, Kristo Raca ka firmosur edhe rreth 25 tendera të tjerë, me vlerë miliona euro, për kompaninë Pegasus të Janis Karathano, kompanitë e të cilit janë të skeduara për aktivitet kriminal në Spanjë.
Që të gjithë tenderat janë me flamuj të kuq korrupsioni, duke ngritur dyshime të forta se Kristo Raca kalon paratë publike në llogaritë e Karathanos dhe më pas Karathano i kalon përqindjen Kristo Racas. Ky i fundit mund të jetë ndër të vetmit drejtorë në Shqipëri, i cili nuk e njeh konkurrencën dhe garën në procedurat tenderuese për Janis Karathanon me dosje në SPAK dhe Klod Allajbeun, i cili pritet të goditet nga SPAK për një sagë aferash korruptive nga Shqipëria, Angli deri në Zimbabve.
Mund të lexoni:
Si e kapën Klod Allajbeu dhe Janis Karathano vajzën ngelëse të Pajtim Bellos
Si doli emri i Klod Allajbeut në korrupsionin e Zimbabve, lidhja e fortë me Alqi Bllakon