Me femra misterioze e çanta me para / Agron Neza i ‘FBI’ i mori 10 milionë euro një oligarku për ta shpëtuar nga lista e zezë, si arriti deri tek Rama, zbulohet baza e kodoshit të kundërzbulimit në Tiranë, lidhje me Gjiknurin

Dosje rozë

Publikuar: 29/01/2023

Me femra misterioze e çanta me para / Agron Neza i ‘FBI’ i mori 10 milionë euro një oligarku për ta shpëtuar nga lista e zezë, si arriti deri tek Rama, zbulohet baza e kodoshit të kundërzbulimit në Tiranë, lidhje me Gjiknurin

Kur gjithë mediat në Shqipëri ziejnë për skandalin e FBI-së amerikane që mban emrin “Charles McGonigal”, një gazetar i njohur kosovar deklaroi dy ditë më parë se në të vërtetë, mashtruesi “kodosh” i këtij skandali është shqiptari Agron Nezaj.

Gazetari pohoi se Agron Neza i hapeshin dyert në aeroport të Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi paraqiste dokumente sikur ishte i FBI-së.

Gazetari tha se, bashkë me një Kosovar tjetër që hiqej si i CIA-s, Nezaj ka mashtruar shumë politikanë dhe biznesmenë të famshëm në Kosovë dhe Shqipëri duke iu marrë miliona euro.

Fytyra e Agron Nezajt doli në të gjitha portalet e Shqipërisë. Biznesmenët, politikanët, gazetarët, diplomatët po kujtohen për takimet me të…

Burime të Prapaskena tregojnë se “kundërzbuluesi” Agron Nezaj ka mashtruar me kartën “FBI” vetë FBI-në, duke bërë pasuri në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje. I fundit ishte kryeministri Rama.

Aktiv në Shqipëri me një “bazë” te lagjia “Ali Demi”, Nezaj është parë në ambjente luksoze dhe me makina të shtrenjta.

Agron Nezaj është “shoqëruar” edhe me femra nga Shqipëria, njëra prej tyre V.K. është person që punon për një parti kryesore në Shqipëri.

Politikanë si Rama apo Gjiknuri, biznesmenë si  Ajdin Sejdia, prokurorë e njerëz të sistemit të drejtësisë në Shqipëri kanë njohur nga afër “amerikanin” nga Njuxhersi, Agron Nezaj.

Disa janë mashtruar, disa kanë bashkëpunuar, shumë sipas gazetarit Zeka, janë mashtruar duke paguar miliona euro nga frika e “Amerikës” që ofronte shqiptari me origjinë nga Tropoja, Agron Nezaj.

Prapaskena mëson se Neza ka mashtruar edhe Tom Doshin, duke i premtuar se do të fuste në burg Ilir Metën, kur Doshi thuri intrigën e planit të Ilir Metës.

Agron Neza ka përdorur ‘frikën nga Amerika’, duke u zhvatur miliona euro biznesmenëve dhe oligarkëve, me pretimin se do t’i shpëtonte nga vendimi i përfshirjes në listën e zezë.

Sipas burimeve, vetëm një oligarku, Neza i ka marrë 10 milionë euro në këmbim të ndërhyrjes së tij si ‘agjent i FBI’ për ta shpëtuar nga përfshirja në listën e zezë.

Nuk dihet nëse në këtë rast kishte një dosje, ishte sajuar nga vetë Neza apo kodoshi thjeshtë e ka trembur oligarkun. Vijon…