9 vilat e komplekset e Arben Ahmetajt që po i shijon me nusen e re Erjola Hoxha, dy dhuratë nga Klodian Zoto, lidhja me Arjan Ndojën dhe anëtarin e bandës së Aldo Bares

Kryesore

Publikuar: 22/10/2022

9 vilat e komplekset e Arben Ahmetajt që po i shijon me nusen e re Erjola Hoxha, dy dhuratë nga Klodian Zoto, lidhja me Arjan Ndojën dhe anëtarin e bandës së Aldo Bares

Jo rastësisht Arben Ahmetaj perceptohet si pushtetari më i korruptuar në Shqipëri, duke lënë pas ndoshta edhe ‘babanë e korrupsionit’, aleatin e tij më të ngushtë, Ilir Metën.

Aktiviteti korruptiv i vetëquajturit Tigri shtrihet në dy dekada. Tigri po shijon sot me nusen e re Erjola Hoxha, drejtoreshë e madhe në “Albtelekom”, një numër vilash dhe apartamentesh luksoze që shtrihen nga Vlora, Qerreti, Gjiri i Lalzit, Parku i Liqenit në Tiranë, Selitë etj., ndërsa ka deklaruar llogari bankare me vlerë qindra mijëra euro.

Deri ditën që Arben Ahmetaj është i lirë, SPAK-u do të mbehet dhe kosiderohet thjeshtë një shaka.

Në fund të vitit 2005, Ahmetaj u arratis përmes Greqisë në Rumani duke kërkuar azil, nga frika e arrestimit, pasi dy vjet më parë kushte i kishte vjedhur “Albtelekomit” 50 milionë euro me impulset telefonike, përmes kompanisë “Hermes”, që ia kaloi më vonë Vilma Nushit.

Tigri u rikthye pasi mori garanci nga Berisha se nuk e kishte seriozisht me paralajmërimin se do ta arrestonte sapo të vinte në pushtet. Ahmetaj dhe familja Berisha kanë lidhje klienteliste dhe pastrojnë para përmes bankës Intesa Sanpaolo Bank, ku gruaja në letra e Tigrit, Albina Mançka ka një rol kyç. Jo rastësisht Shkëlzen Berisha e ka marrë në këtë bankë kredinë 1.8 milionë euro për biznesin e boronicave në Gërdec, ndërsa letrat i ka bërë tek e bija e Gramoz Ruçit.

Gjatë 9 viteve të pushtetit të Ramës, Ahmetaj është protagonist i një sage aferash, për zbërthimin e të cilave nuk do të mjaftohej as angazhimi shoqatës së gazetarëve të Evropës.

Faktet tregojnë se Ahmetaj jo vetëm ka firmosur për inceneratorët, por është koka e inceneratorëve. Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, së bashku me dy persona të tjerë, ishin në të njëjtin mjet, kur u përfshinë në një aksident rrugor në Kumanovë të Maqedonisë, në verën e vitit 2017. Emri i Mirel Mërtirit shfaqet në mënyrë permanente në kompanitë e “rrjetit të inceneratorëve”.

Ndërsa me pronarin në letra të kompanisë së inceneratorëve, Ahmetaj ka një njohje 20-vjeçare, karakterizuar me pazare, ndarje interesash dhe korrupsion. Ashtu si Gjiknuri, Ahmetaj ka udhëtuar me caharter, makinë dhe ka kaluar pushimet me Zoton dhe Mërtirin.

Prapaskena mëson nga burime tepër seroze se prokurori Arjan Ndoja, i lidhur me krimin e organizuar dhe Rrumin e Shijakut, është njeriu që ka ndjekur dhe kopsitur nga ana ligjore letrat e inceneratorëve. 

Pasi Ahmetaj ka bërë letrat e inceneratorëve me prokurorin Arjan Ndoja, Klodian Zoto i ka dhuruar Ahmetajt një vilë me vlerë rreth 1 milionë euro në Hamallaj si dhe një apartament në kompleksin “Laguna Blu” në Qerret të Kavajës.

Ahmetaj ka marrë edhe qindra mijëra euro nga Mërtiri dhe Zoto, para me të cilat i ka blerë një apartament luksoz Klod Allajbejt tek Liqeni si dhe ka blerë edhe një vilë në Palasë. Një burim serioz tha se fillimisht edhe Ilir Meta ka marrë 500 mijë euro.

Megjithatë, si Tigri, ashtu edhe Meta, nuk ishin të kënaqur. Tigri i dha Monika Kryemadhit një pjesë të dosjes që donte ai, si dhe 300 mijë euro, për të denoncuar aferën e inceneratorëve që kishte orkestruar vetë.

Me këtë lëvizje, Ahmetaj u hakmarrë ndaj Zotos që nuk ndau plaçkën deri në fund me të, Metën dhe Sandër nongratën, por edhe orientoi SPAK-un drejt personave të tjerë, duke e larguar nga kokat e aferës. Kjo është edhe arsyeja kryesore dhe e vetme se pse Edi Rama vendoi ta ndëshkonte.

Shtëpitë e Arben Ahmetajt

-Vilë Nr. 22 në kompleksin luksoz “Vala Mar” në Hamallaj në Gjirin e Lalzit, dhuratë nga Klodian Zoto

-Apartament 200 m2, në vijën e parë, në katin e 3-të të një prej godinave të kompleksit Laguna Blu në Qerret, dhuratë nga Klodian Zoto

-Vilë Nr. 73 në Palasë, blerë me paratë e inceneratorëve, kaluar në emrin e një anëtari të bandës së Aldo Bares. Vilën tani e ka marrë në dorë Albina Mançka pasi Tigri u bë me vajzë me nusen e re.

-Apartament luksoz, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë, të cilin ia ka blerë Klod Allajbeut, me paratë e inceneratorëve.

-Apartament 300 m2 dhe 3 parkime në Tiranë, në dorë të Albina Mançkas.

-Pallat në Selitë ku nuk dihet sipërfaqja e apartamenteve.

-Apartament me 120 m2 në Tiranë.

-Projekt ndërtimor te Shallvaret, në dorë të Albina Mançkas.

-Zyra me sipërfaqe të papërcaktuar, dhënë me qira me 20 mijë euro në vit

 

Mund të lexoni

Emrat e “shokëve” të Arben Ahmetaj që dalin në letrat e inceneratorëve