Kujdes! Një i denoncuar për përdhunim fëmijësh i bashkohet protestës, Leonard Bombaj kërkon flamingo

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2026

Kujdes! Një i denoncuar për përdhunim fëmijësh i bashkohet protestës, Leonard Bombaj kërkon flamingo

Krahas ish drejtorëve të arrestuar për korrupsion, influencereve që nuk paguajnë taksa, drogëmenëve, bankierëve që lëvizin paratë e pista etj., ‘revulucionit të flamingove’ i është bashkuar edhe një i denoncuar për pedofili dhe abuzim seksual me fëmijë. Bëhet fjalë për Leonard Bombajn, i denoncuar nga ish nxënësja e tij Ajsi Xhaxhaj se e ka përdhunuar për pesë vite me radhë nga mosha 10 deri në 15-vjeçare.

Bombaj i ka mohuar akuzat, madje ka shkruar edhe një libër shfajësues për këtë histori. Bombaj pretenduar se Ajsin e ka përjashtuar nga “Sirea Film” kur ka zbuluar se ajo prostituohej, duke treguar se për këtë ka edhe filmime. Por Ajsi Xhaxhaj i qëndron versionit të saj. “Unë i qëndroj strikte versionit të deponimit që kam bërë vite më parë në prokurori, sepse çështja ime nuk u mor kurrë në konsideratë, duke u vlerësuar vetëm versioni i palës tjetër… Por si çdo gjë në Shqipëri njerëzit me status dhe kostum kanë më shumë përparësi sesa unë, që vija nga një familje modeste”, ka thënë ajo.

(Ajsi Xhaxhaj)

Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi një procedim penal ndaj regjisorit Leonard Bombaj, për akuzën e “marrëdhënies seksuale me të mitur”, por e pushoi më vonë. Sipas dosjes vajza ka shpjeguar se është aktivizuar në qendrën “Sirea Film” në moshën 8-vjeçare. Më pas, në moshën 10 vjeç, për shkak të afrimitetit familjar të krijuar ndërmjet saj dhe shtetasit Leondard Bombaj, ky ka kryer kundër dëshirës së saj marrëdhënie seksuale. Në kallëzim, vajza ka thënë se një ditë është ftuar nga Leondard Bombaj në banesën e këtij të fundit. Pasi kanë hyrë në banesë ku nuk ndodhej asnjeri, sipas kallëzueses, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

(Leonard Bombaj dhe Ajsi Xhaxhaj)

Vajza pretendon se në muajin mars të vitit 2010 shtetasi Leonard Bombaj ka kryer përsëri marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në një nga hotelet në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Për të verifikuar pretendimet për përdhunimin e vajzës, asaj i është bërë ekspertizë mjekësore, nga ku ka dalë se vajza ishte “e zhvirgjëruar e hershme”. Prokuroria thotë se ka kryer edhe një sërë veprimesh të tjera, duke kontrolluar postën elektronike e telefonatat e regjisorit Leonard Bombaj, si dhe duke marrë në pyetje persona me dijeni për ngjarjen. Në përfundim, organi i akuzës ka vendosur pushimin e procedimit penal që ishte nisur ndaj Leonard Bombajt, me akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur”.