SPAK po operon me dy standarde sa i takon goditjes së korrupsionit. Sot ish deputeti Alqi Bllako është në burg dhe po i sekustrohet pasuria, pasi kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit firmoste letrat e aferës së inceneratorëve, ndërkohë që babai i tij paguhej 10 milionë lekë në muaj nga kompania e inceneratorëve.
SPAK e konsideroi me të drejtë skemën si korrupsion, çka u konfirmua edhe nga Gjykata e Posaçme.
Në këtë rast SPAK veproi duke zbatuar ligjin.
Por, SPAK nuk po ndjek të njëjtin standard me Shpresa Bellon, ish drejtoresha e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, edhe pse aferat janë identike.
Shpresa Bello ka marrë nga Oligarku i ilaçeve Janis Karathano qindra mijëra euro përmes nënës së saj Nazife Bellos, në këmbim të veprimeve ose mosveprimeve të saj, për intetesa të kompanive të Janis Karathano, përfitues qindra milionë eurove parave publike në Shëndetësi.
Oligarku i ilaçeve Janis Karathano është pronar i kompanisë farmaceotike ‘Pegasus’, pas të cilës fshihen kompani të tjera të dyshimta të regjistruara në Holandë, përmes të cilave vidhen dhjetëra milionë euro nga paratë publike, me tendera dhe koncesione korruptive, duke përfunduar në parajsa fiskale.
Nëna e Shpresa Bellos, Nazife Bello, punonte tek kompania e Janis Karathanos me pagë rreth 1 milionë lekë të vjetra në muaj.
Pasi vajza e saj Shpresa Bello u emërua drejtoreshë e rëndësishme në shëndetësi, befas Janis Karathanos ja rrit pagën Nazife Bellos nga 1 milionë lekë që e kishte, në 29 milionë lekë në muajt.
Çfarë ndodhi që Nazife Bellos në prag pensioni i rritet paga nga 1 milionë lekë në 29 milionë lekë?
Jo vetëm kaq. Përveç rrogës që kap shifrën e mbi 350 milionë lekë në vit, Janis Karathano i ka dhënë shpërblim mbi 100 mijë euro vetëm gjatë një viti Nazife Bellos, për gjoja performancë të lartë në punë.
Në fakt ‘performanca’ e Nazife Bellos është roli i të bijës Shpresa Bello si drejtoreshë e rëndësishme në shëndetësi, ku duke vepruar, lobuar ose qëndruar në heshtje, ka ndihmuar Janis Karathano të marrë miliarda në shëndetësi.
Nga ana e tij, Janis Karathano ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë Shpresa Bellos një pjesë të parave të përfituara në mënyrë klienteliste dhe të paligjshme.
Çfarë faktesh të tjera do SPAK për të proceduar Shpresa Bellon dhe Janis Karathano për korrupsion, si dhe t’u sekuestrojë pasuritë?!
Meqenëse Arben Kraja tha se SPAK punon me kallëzime, Prapaskena do ta referojë rastin në SPAK.