Çfarë e lidh burrin e Manastirliut (Ermal Gjinajn) me Klod Allajbeun? Karriera nga ‘mallist’, roje, faqosës i RD-s tek sekretar i Genc Rulit

Kryesore

Publikuar: 27/04/2022

Çfarë e lidh burrin e Manastirliut (Ermal Gjinajn) me Klod Allajbeun? Karriera nga ‘mallist’, roje, faqosës i RD-s tek sekretar i Genc Rulit

Oligarku Klodian Allajbeu është një nga përfituesit më të mëdhenj të parave publike në shëndetësi, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të kamufluar, me kompani që shtrihen nga kioskat e Beratit deri në Holandë.

Allajbeu ka rrethuar prej vitesh shërbimin spitalor publik me një rrjet spitalesh private, në kufijtë e monopolit, duke zgjeruar vit pas viti ofrimin e shërbimeve të rëndësishme, me anë të koncesioneve dhe tenderave të dyshimtë, me hije korrupsioni, që merr në sektorin publik.

Referuar intensitetit dhe vlerës së tenderave të dyshimtë me vlerë dhjetëra milionë euro, zbatimit të koncesioneve abuzive me vlerë miliarda lekë, marrëveshjeve, sabotimit të shërbimeve të caktuara në spitalet publike me qëllim që të ofrohen nga spitalet e Allajbeut në këmbim të parave publike, pagesave për marrëveshjet koncensionare pa kryer asnjë punë, skemave me anë të kompanive Evita, DiaVita, skemave, manivrave, pazareve etj., duket se Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun punon vetëm për të kanalizuar paratë publike në llogaritë e kompanive të Klod Allajbeut dhe klanit të tij.

Dosjet në prokurori, raportet e KLSH, denoncimet dhe dhjetëra investigime serioze mediatike konfirmojnë për një ‘kapje’ të Ogerta Manastirliun nga Klod Allajbeu, kapje e cila ndoshta do të konfirmohet së shpejti nga SPAK.

Po si e ka kapur, si e kontrollon dhe dikton Klod Allajbeu ministren Manastirliu? Drejtpërdrejtë, përmes ‘lëpirjeve’ që i bën Ramës, ndonjë sekseri kyç apo përmes familjarëve të saj?

A është bashkëshorti i ministres Ogerta Manastirliun, Ermal Gjinaj, fija lidhëse mes Klod Allajbeut dhe Manastirliut, për pazaret në shëndetësi dhe ndarjen e interesave që burojnë nga tenderat, koncesionet dhe marrëveshjet?

A e ka futur Klod Allajbeu fillimisht në thesin e parave burrin e ministres, Ermal Gjinajn, si shkallë për të arritur më pas gruan e tij ministre, me qëllim për të mbushur llogaritë e kompanive të tij private me para publike?

Në SPAK dosjet më të frikshme i përkasin korrupsionit në shëndetësi. Ftojmë SPAK dhe hetuesit e BKH-së që të bëjë një hetim kapilar të raportit mes Ermal Gjinajt dhe Klod Allajbeut, komunikimet me telefon, me numra të ndryshëm, takimet e mundshme, komunikimet me korrierë, ndonjë udhëtim, interes të tjera të mundshme, lëvizje në llogari, lëvizje të parave cash, blerje, shpenzime etj.

Ermal Gjinajn, i lakuar që në gjimnaz si ‘mallist’, (histori për të cilën do flasim në vijim) e ka nisur karrierën në si zëvendës roje në gazetën e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike, më pas si faqosës në RD. Dalëngadalë, Ermal Gjinajt u ngjit pas Astrit Patozit, ndërsa njohu edhe Orgeta Manastirliun, në atë kohë drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, që drejtohej nga Edi Rama.

Befas Ermal Gjinajt i doli emri në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kur PD-ja erdhi në pushtet, Ermali u bë shef kabineti në ministrinë e Genc Rulit dhe sekretar i tij.

PD-ja ra nga pushteti në 2013, por Elmali vetëm sa u ngjit.

Ai nisi punë si drejtor kabineti tek OSHEE.

Deri kur gruaja e tij të bie si ministre e shëndetësisë dhe të thirret një ditë në SPAK, Ermalit i vijën dhe do t’i vijnë rrotull oligarkë dhe sekserë që të peshojnë me euro. Dhe si gjithnjë oligarku nga Berati duket se është një hap para.