Kur Tilman J. Fertitta kontaktoi kantierin e famshëm gjerman Lürssen, një prej prodhuesve më të njohur në botë të jahteve luksoze, ai e kishte të qartë se çfarë kërkonte. Miliarderi amerikan, i cili aktualisht mban edhe postin e ambasadorit të SHBA-ve në Itali, kishte tashmë një histori me jahtet luksoze, pasi ndër vite ka blerë të paktën pesë anije, të gjitha me të njëjtin emër: “Boardwalk”.
Pas disa jahteve më të vogla dhe një modeli 77-metërsh të blerë në vitin 2021 nga kantieri holandez Feadship, Fertitta bëri hapin më të madh në majin e kaluar, me marrjen në dorëzim të superjahtit gjigant 117 metra të gjatë, me emrin teknik Project 13797, i ndërtuar në kantierin Lürssen në Vegesack/Aumund, pranë Bremenit.
Kostoja e këtij “përbindëshi detar” llogaritet në rreth 450 milionë dollarë.
Një jaht që ngjan me një anije gjigante
“Boardwalk” është ndërtuar me trup prej çeliku dhe superstrukturë prej alumini. Me një vëllim prej më shumë se 5.300 tonësh bruto (GT), ai konsiderohet më shumë si një “anije e veshur si jaht” sesa një mjet tradicional luksoz
Teknologji moderne dhe një “klub plazhi” në det
Pavarësisht pamjes elegante dhe klasike, “Boardwalk” fsheh teknologji të avancuar. Kantieri Lürssen e përshkruan atë si një kombinim mes vizionit personal të pronarit dhe inxhinierisë së avancuar.
Jahti është konceptuar si një rezidencë luksoze lundruese për familjen dhe miqtë, me ambiente të ndriçuara natyrshëm dhe një sistem të veçantë ndriçimi me më shumë se 3 mijë pika drite të jashtme, që krijojnë një efekt spektakolar gjatë natës.
Një nga elementët më të veçantë është pjesa e tërheqshme e kuvertës së pasme, e cila hapet automatikisht për të zbuluar shkallët që çojnë drejt klubit të plazhit (beach club) në pjesën e poshtme të jahtit.
Qindra kilometra kabllo dhe luks në çdo detaj
Për të maksimizuar hapësirat e brendshme, projektuesit zgjeruan korridoret dhe organizuan sistemet teknike në mënyrë që të mos reduktonin madhësinë e salloneve dhe kabinave.
Për këtë rezultat u nevojit një integrim kompleks i tubacioneve, sistemeve elektronike dhe instalimeve elektrike, me qindra kilometra kabllo të fshehura pas paneleve izoluese.
Brendësia karakterizohet nga dru sofër i lëmuar, çelik inox dhe forma moderne me kthesa komplekse, duke krijuar një atmosferë të ngjashme me një rezidencë luksoze.
11 suita, kinema private dhe një dhomë VIP me pamje panoramike
“Boardwalk” është projektuar për të akomoduar një numër të madh të ftuarish. Jahti përmban:
-një kabinë VIP në pjesën e përparme
-banjë të veshur me oniks
-një verandë private me pamje panoramike nga deti
Të gjitha kabinat kanë dalje direkte drejt kuvertave anësore përmes xhamave të mëdhenj nga dyshemeja në tavan.
Një nga veçoritë më të pazakonta është një korridor me mure xhami që kalon përmes dhomës së motorëve, duke u lejuar të ftuarve të shohin nga afër funksionimin e teknologjisë së anijes.
Golf, pishinë, spa dhe mjete për eksplorim
Në bord ndodhen të gjitha pajisjet që priten nga një jaht i kësaj klase.